Kulturë
Përparim Hysi: Steril?!
E diele, 01.06.2025, 06:10 PM
STERIL?!!!
"Ta gjesh, nga nuk e pandeh"
Popullore
(tregim)
Nga
Përparim Hysi
Lulash
Marku, polic në komisiaratin e qytetit,
atë natë po dorëzonte shërbimin aty nga ora 22.00 . Kishte 10-vjet me
këtë detyrë dhe shquhej si një punonjës policie i ndershëm dhe i disiplinuar.
Ishte i kënaqur nga puna e tij dhe ca më shumë nga familja e tij. Familja e
tij, qe bashkëshortja, Rexhina dhe vajza 10 -vjeçe, Sonila. Rexhinën e kish
marrë me dashuri dhe, sado që kishin 12-vjet bashkë, linin kokën për
njëri-tjetrin. Sonila lindi dy-vjet pas martese dhe qe një gëzim i shtuar në
familje.
Sado
të vonohej me shërbim, Lulashi,
asnjëherë nuk kish ndodhur që Rexhina të mos priste tërë merak aty,
prapa derës . E njihte vështirësinë e shërbimit që, shpesh, edhe mund t'i
rrezikohej dhe jeta, por besimtare katolike siç qe, binte në gjunjë para një ikone të SHËN MARISË
e lutej që ta ruante Lulashin e saj, sa për të dhe ca më shumë për SONILËN që,
sa herë i vinte baba vet në shtëpi, fluturim dhe i hidhej në qafë.Dhe LULASHI
çlodhej dhe mbushej gas nga kjo dashuri prindërore e familjare njëherësh.
* * *
Tash
është ora 22.00 dhe ia shkelë gazin ca
si tepër se korsia është e lirë dhe ai mezi pret të mbrrijë në shtëpi, se e di
mirë që pret jo vetëm REXHINA, por dhe SONILA, se sot është NATA e Vitit të Ri.
Lulashi e ka ble gjelin e detit në Baldushk, venën e ka marrë në Kallmet (andej ka të njohur të vjetër të tij)
dhe mend po këndon nën zë, mesvedi, kur thonë në Veri. Me mend i bëhert REXHINA
tek ka shtruar tavolinën dhe SONILA që, ndërsa pret sy e vesh babën e vet, ka
dhe një arsye më tepër:e di se baba do vijë me një peshqesh, enkas për të.
Kaloi ora dhe LULASHI po vonohet.Rexhina është mësuar me të tiila vonesa, por
Sonilës, çdo borie makine i duket si baba i vet. Kur trokiti dera dhe u rrëfye
LULASHI, SONILA si zakonisht iu hodh në qafë dhe sa për Rexhinën kjo e mposhti
intimitetin e puthjes me një përskuqje gëzimi. Lulashi hoqi kapotën e shërbimit
dhe i bëri zë Sonilës që ta ndiqte pas. Ajo as që i zbriti nga qafa dhe hapi
derën e pasme, ku, po nga qafa, zgjati duarët dhe rrëmbeu një"arush
polar" krejt të bardhë. Tek u ulën rreth tavolinës, LULASHI tregoi:
-A
e di ç'më ka gjetë? Rexhina u prehë në fytyrë. Jo, jo, -e qetësoi Lulashi, -
tek po vija (është mesanatë) me dritat e makinës shoh një grua të vetmuar.Në
kambë. E vetme.Kund... kambë njeriu. Zbres dhe i baj za:- Zonjë ku je tuj
shkue? Nuk flet.Afrohem.Mbulue me shami dhe ban me dorë. Mos u shqetëso, - i
them, se drejt e në maternitet të çoj
unë.Hapa derën e pasme, e ul mirë e mirë;sigurova dyerët e fill e atje. Rexhina
sa dëgjoj këtë, iu hodh në qafë dhe e puthi.Por kam thënë;LULASHI im është i
ëmbël si syltjashi.Të bekoftë ZOTI se ke shpëtuar dy frymë.Dhe ajo fatzezë nuk
dihet si e ka patur hallin.
-Kur
e futa në Maternitet dhe e mori mamia roje, u mbusha me frymë, se aq me tension
qeshë. Shërbimi i pranimit, mori adresën e LULASHIT dhe pacienten drejt e në
pavionin e lindjes. Pas mbrëmjes REXHINA e LULASHI bën dashuri bash si natën e
parë të martesës.
* * *
Aty
nga data 4 janar Lulash Markun e
thërresin në Drejtori. Shkon dhe, sa u fut në zyrë, drejtori që e njihte mirë,
e "sulmoI" me shpoti:" Ore LULLASH MARKU, - i tha, - e bëre beli
që je malësor kokëshkam, si ore nuk na
ke thanë që je bërë me çupë dhe të ra hunda se prisje për djalë.Na e shpuan
telefonin ata të maternitetit;-Të vijë të marrë gruan e vetë me gjithë çupë!!!
-Drejtor,
-foli mbyturas, LULASH MARKU, - lëri shakatë e randa me mue. Gruan e kam në
shtëpi dhe çupën e kam 10-vjeçe.Për fat të keq, imeshoqe nuk lind ma dhe me kaq
bollmirë jena.
Drejtori
u lidh me Maternitetin dhe i thanë:-Veç këtë adresë ka lënë e shtruemja Dhe
punonjësi juaj duhet të vijë urgjent. Dhe, ndërsa i afrohej maternitetit, tha:-
Më duket se kam ble dertin me pare. U paraqit atje dhe Mamia-roje e futi tek
drejtori. U prezantua dhe drejtori, mjek
me profesion, i tha:-Pacientja ngul këmbë që fëmijën e ka me ty dhe vetëm një
gjë të shpëton nga akuza:-Të bësh analizën!
-Menjëherë,
-pranoi Lulashi dhe bashkë me drejtorin, hyn në Laborator. Ia muarrën campionin e gjakut dhe pas një
jave do marrësh përgjigje. Iku i çtensionuar dhe , pasi sqaroi drejtorin,
frymën tek REXHINA për t'i treguar dertin e randë.
_Hajd,
mos u mërzit, se tash të dua dhe më tepër dhe e puthi përmallshëm. E, ja tek mbrrit java dhe pa
patur nevojë për shoqërues, trokiti tek drejtori, Ky, sa e pa, ia dha të qeshurit.Je krejt i
pafajshëm dhe ajo"shtiranikja" të ka akuzue kot. Ti
je"steril" dhe nuk mund të kesh fëmijë!!!
LULASH
MARKUIT aq iu trumbullua gjaku, sa dukej e gjithë godina po i binte mbi
krye, Ai më thotë:-Je steril!Po Sonila a
ashtë çupa jeme?
Me
një frymë sosi në shtëpi dhe bërtiti:- Rexhinë, a vjen një fije? Jo vetëm
erdhi, por u zgjat ta puthte, por LULAShi nuk asht LULASH
"SULTJASHI", por LULASH"TELASHI". Ashtu i grefosur e pyet:-
A asht Sonila jemja?!!!
* *
*
Lulash,
- i foli Rexhina, - diskrete dhe e
trembur, njëherësh.Ne u martuam me dashuri dhe i premtuam njëri-tjetrit se do
jemi të lidhur deri në vdekje. Kaloi një vit dhe po afrohej i dyti dhe unë s'po
bija shtatzënë. Shkova tek një gjinekologe
dhe, pasi më vizitoi, bëra dhe analizat.Më tha faji është tek ytshoq! Ai
është"steril". Sa keq e kam ndje vedin atë ditë.Jo.Më mirë vdisja se
të tregoja të vërtetën.E ti ngulmoje:e dua një fëmijë. Atëherë e vendosa.
Shkova në fshat, në verë.Atje e njihja , HILËN, moshtar me mue.Ky asht dhe
shurdh dhe memec. Me shkruejt nuk di dhe i shëndosh, djalë në vakt. Me atë verë
u "mpleksa" me e "prish veten" dhe për mos të të çnderue
ty. Desh Zoti e rashë shtatzënë e doli në dritë Sonila që asht sikur m'i ka prerë kryet mue.Zoti, kur ka le
Sonila, ia ka vnue tri"fije"
të arta mbi flokë siç i kam dhe unë.
Hila, ZOTI e ndjeftë, ka ndërrue jetë.Sonila
asht çupa jote, siç jam dhe unë gruaja jote që e fal jetën për ty këtë
çast.
E
Lulash Marku tek po bënte gjyq me veten, dëgjon zërin e SONILËS:"Babi,
erdha unë! Dhe pa i lënë kohë të thoshte një fjalë, iu hodh në qafë. Dhe, pas Sonilës,
duart e ngrohta të Rexhinës që"prishi veten" për të ruajtur
familjen.Shtëpia buçiste jetë!
* çdo emër është vetëm
sajim dhe nuk ka të bëj me persona realë.Përkimi është veç rastësi.
Tiranë, 29 maj 2025