Kulturë
Mihal Gjergji: Brenda nesh
E marte, 27.05.2025, 05:50 PM
Mihal Gjergji
BRENDA
NESH
Një
kalaman i heshtur rri në pritje
E
brenda nesh përgjon çdo hap e fjalë
Kur
jemi të përhumbur në dremitje
Na
kthen aq larg, atje ku kemi mall
Kërkon
me ngulm buzëqeshje çiltërsie
Për
thinjat apo hallet, s'do t'ia dijë
Të
madh të bën një shpirt prej bukurie
Prandaj
në plakje ndjehemi fëmijë!
Tiranë, Maj 2018
Komentoni