Kulturë
Xhevahir Cirongu: Doktor Miri Hoti - njeriu i vlerave humaniste njerëzore
E marte, 27.05.2025, 06:54 PM
Doktor Miri Hoti - njeriu i vlerave humaniste njerëzore…
(Me
rastin e 83 vjetorit të lindjes)
Skicë nga Xhevahir Cirongu
Për
doktor Miri Hoti është shkruar edhe më parë, janë dhënë edhe vlerësime të
ndryshme të merituara ndaj këtij njeriu të urtë, largpamës, fjalëëmbël e
komunikues me njerëzit në tërsi, por edhe si një mjek profesionist të një
niveli të lartë shkencor në shërbim të mijrave pacientëve në mbarë shqipërinë!
Me doktor Mirin jam njohur nga afër në
spitalin e qytetit të Durrësit. Kisha njohuri edhe më parë për këtë specialist
si një kirurg i zoti, por edhe si një njeri me vlera cilsore humanitare, i cili
me fjalën e tij të ëmbël e me sjelljen “Engjëllore” ndikonte indirekt sado pak
në shërimin e plagëve te pacientët.Për këtë njeri vizionar,i cili kurrë nuk u
lodh në shërbim të njerëzve, edhe sot respektohet me shumë dashuri nga gjithë
qytetarët e qytetit të Durrësit. Datëlindja e doktor Mirit është 22 Maj 1942.
Vitet ikin pa u ndjerë, por doktor Miri Hotin se mposhtin dot. Para disa ditëve
, pra më 22 maj 2025 festoi 83 vjetorin e lindjes. Aushtu, me hapin e ngadaltë,
por të sigurtë, bashkë me bashkëshorten e tij Jeta, ecën çdo ditë mëngjeseve
bulevardit e rrugicave të qytetit Durrës. Janë të shumtë nerëzit e grupmoshave
të ndryshme , madje edhe fëmijë, të cilët ndalojnë për një çastë e përshëndeten apo edhe përqafohen me doktor
Miri Hotin. Pavarsisht moshës, doktor Miri mban po atë ritëm e dashuri
njerëzore për gjithë njerëzit që e duan e i do me gjithë zemër.
E
takojmë shpesh kur ai del për shëtitje te parku ‘’ Moikom Zeqo’’ në hyrje të
durrësit. Bisedojmë për të djeshmjen e të sotmen, sjellim kujtime të ndryshme
dhe….ashtu si pa dashje derdh lotkujtime nga jeta e tij! Hedh vështrimin nga
deti adriatik, vështron pemët plot gjelbërim, këput një lule e ia dhuron me
gjithë shpirt një fëmije i cili ishte aty pranë ulur te stoli. Doktor Miri Hoti
me punën e tij plot sakrifica lexohet qartë kontributi i vlerave mjekësore
shkencore e humane. Largohemi nga ai stol me fjalën e urimit nga zemra: Edhe
100 pranvera të tjera doktor Miri Hoti!
Xhevahir Cirongu
Durrës, 23 Maj 2025