Kulturë
Sevdail Hyseni: Lakuriqi me kravatë
E marte, 13.05.2025, 06:34 PM
Sevdail Hyseni
Satirike
Lakuriqi
me kravatë
Në
shpella të errëta diplomatike,
Jeton
lakuriqi raca burokratike.
S’është
si ata që i sheh në natyrë,
Po
me maskë, syza dhe pa fytyrë.
Fle
gjatë ditës, s’do zhurmë fare,
Natën
s’del nga dera, për dritare.
Me
sy të skuqur, sikur kanibalist,
Fluturon
mbi dosje si parashutist.
Kur
burimi i vjetër e morali u tha,
Ndërroj
dieta: Gjak buxheti s’ka?
Nuk
han me lugë e enë porcelani,
Thith
kredi dhe tenderë donacioni.
Nuk
janë të rrezikshëm me dhëmbë,
Të
shterin brenda, si kanceri n’këmbë.
S’vdes
njeri prej tyre, si nga migrena,
Por
nga frika, stresi e faturat e paqena.
Jeton
në vende të errëta e pa dritë,
Me
deklarata boshe dhe pa meritë.
Në
Europë s’e gjen, atje s’ka vend,
Kontrolli
financiar s’e bënë legjendë.
Kujdes
natën kur shihni ndonjë hije,
Që
ecën pa zhurmë kur errësira bie.
S’është
lakuriq i zakonshëm i natës,
Është
me kollare lakuriqi i kravatës!
(Karikatura marrë nga
interneti)