Kulturë
Sevdail Hyseni: Mushkonja
E shtune, 10.05.2025, 01:21 PM
Sevdail
Hyseni
Satirike
Mushkonja
Quhet mushkonjë një insekt fluturues parazitar,
Një krijesë, që
nuk njeh pushim veror e as orar.
E gjeni kudo: në qytet, fshat, plazh dhe në mal,
Ajo pickon pa
dallime a je vendor, apo rajonal.
Nuk njeh ngjyrë, moshë,
gjini, fe dhe kombësi,
Ajo, thjesht,
është simbol i barazisë në gjithësi.
Nuk të gjykon
sipas ngjyrave të ylberit mbi re,
E, sa njerëz të
pranojnë, pa kushte, ashtu si je?!
Vetëm mushkonja
femër guxon të merr gjak,
Më pas të len
një kujtim të kromës, pa merak.
Për të nuk ka
rëndësi a je pozitë, apo opozitë,
Ta fut një
gjilpërë dhe t’i bënë kapsollë sytë.
Gjumi të
prishet natën, s’ndjehesh fare i qetë,
Nuk të bënë
“like”, as të lë ndonjë “koment”.
Por, të vulos
një të kuqe, të ënjtur e të fryrë,
Që të kruhesh
gjatë, në bark, shpinë e fytyrë.
Mirëpo, kur vjen dimri, mushkonjat tinëzare,
Ikin si premtimet pas një fushate zgjedhore.
Kthehet vera sërish, së bashku me festivalin,
Kthehen dhe mushkonjat e nisin karnavalin.
Ndaj, herën
tjetër kur dëgjosh "zzzz" në vesh,
Mos e godit mushkonjën, gjithë gëzuar të jesh.
Se ndoshta ajo vjen të të kujtojë me mall e stil,
Si askush tjetër në jetë, pa filtra edhe pa profil!