E premte, 09.05.2025, 03:50 AM (GMT+1)

Mendime

Vladimir Shyti: Për kë të votoj?!

E enjte, 08.05.2025, 06:52 PM


Për kë të votoj?!

Nga Vladimir Shyti

Kjo pyetje e ka një arsye, për të cilën ne shqiptarët durojmë me qetësinë më të madhe një dhimbje të shtyrë nga jashtë, por të lindur nga shkaqet e brendëshme. Fati mund të ndryshojë, karakteret jo. Dikur kam gjetur një thënie:Kush qesh shumë, është i lumtur me atë që ka, kush qan me tepri, është fatkeq. Ndoshta kjo është një ligjëratë ose vëzhgim naiv, por ka një vërtetësi të thjeshtë në pamjen e parë. Fjalët e bukura i merr era, ndërsa veprat e mira  të japin shpresë për të ardhmen. Partia në fuqi trupenton me të madhe për arritjet në turizëm, në ndërtimet dhe zbukurimet e qytetëve, pra prioriteti u jepet të fortëve ose siç i quajmë ndryshe oligarkë. Por, ç’fitojë populli nga kjo?Mjerimin. Tashmë, si mendoni ju?Për kë të votoj unë…! Për pagat e ulta, për çmimet e ngritura në statosfer, për mjekun që duhet dhënë para sa herë të sëmuresh, për administratën e pavlerë, që ende nuk i njeh mire ligjet shtetërore. Për bashkinë, që nuk çan kryet për banorët e vet, apo për pensionistët që i gënjenë me hala peshku .

Shqipëria është ngritur si fasadë bukuroshe, por nën ato kulla madhështore jeton mjerimi, njerzit zvarriten për të kaluar ditën në çdo llojë mënyre dhe, askujt prej jush nuk u bëhet asnjëherë vonë. Pra,  me ç’të drejtë u kërkoni votën?Bukuria e një vendi duket tek shëndeti i njerzëve që përbën shtetin, kjo është një letër e hapur e rekomanduar që fiton shpirtin dhe, krenarinë në arenën ndërkombtare.

Misionarët si Ramiz Alia, Berisha, Hajdari, Pashko, Meta e tjerë, që u munduan të kthenin Shqipërinë në rendin Kapitalist dështuan dhe, ky kthim vazhdon ende në vendin tonë me shumë andralla e mjaftë gabime. Këtu qëndron çështja, që populli ynë është në një rrëmujë të tejskajshme dhe dielma e tyre, mosbesimi, sjellë pikpyetje në këto zgjedhje. Pra, ata shkojnë në votime duke marrë parasysh të keqen më të vogël, duke humbur paqen e shpirtit. Njeriu shqiptarë akoma nuk është çliruar nga frika, ndaj bie pre e dëshirave. Këtë gjë e shfrytëzojnë partitë politike, duke qenë gati gjithmonë të godasin me saktësi e të turbullojnë mendjet e votueseve,  ku nxjerrin në pah të keqen e mundshme.

Në një vend si ky i yni, ku politikanët, që është tepër e vështirë t’i quash;njerëz të politikës, thurin plane për të ardhmen, mua më duket absurd. Njeriu, që mendon të zgjidhet nga populli tij, duhet të japë prova më parë, sidomos në çështjet sociale-politke, të fitoj zemrat e njerzëve, të krijoi një reputacion maksimal dhe përtej kufive të Shqipërisë. Largësia i zvogëlon objektet, por I zmadhon përpara mendimit, vetëm e sotmja është reale, ku edhe përqendrohet tërë ekzistenca e popullit tonë. Pra, ndaj lind pyetja;për kë të votoj?Tashmë, pa u turbulluar me imazhe të trishta të shpresave të zhgënjyera në të kaluarën ose me shqetësimet për të ardhmen, meqë është marrëzi të shprishësh me qëllim të tashmen, duke u hidhëruar me atë mosbesim në të ardhmen të votojmë të keqen më të vogë e të mundëshme.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx