E enjte, 01.05.2025, 07:18 PM (GMT+1)

Kulturë

Vladimir Shyti: Politikantët rrahin brirët

E merkure, 30.04.2025, 06:50 PM


Vladimir Shyti

Poezi

Politikantët rrahin brirët

E pregatitur arena,

Demat e deshtë në garë,

E përflakur jehona politike,

Të zgjedhurit rrahin brirët,

Trokasin derë më derë,

Në sheshe e kuvende,

Fjalë dhe vetëm fjalë,

Me zbukurime e trillime,

Burrave çyryk,

Po u ndërsejnë dhe gratë,

Veç të fitojnë këtë garë,

Po kapen fyt më fyt,

Lëkundet kështjella socialiste,

Bufi shteron kënetën,

Deshtë kapërcejnë livadhet,

Varfërisë i mbetet të qesh,

Politikani ngre kryet,

Përpiqen brirët në arenë,

“Së shpejti në Evropë!

“Do të ulim çmimet!

“Për të gjithë mirëqenie!

Dhe varfëria vetëm qesh.

Rriten fjalët si vetëtima,

Premtimet si lulet e Majit,

Varferia zë e bërtet:

“Mos i mbyllni sytë!

E vetmja bukuri që zgjatë,

Eshtë mirësia e zemrës”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx