Kulturë
Sevdail Hyseni: Kur zhapiku bëhet krokodil?!
E marte, 29.04.2025, 06:34 PM
Sevdail Hyseni
Satirike
Kur
zhapiku bëhet krokodil?!
Vendosi
një zhapik, të hyjë në politikë,
Në
fillim sillej urtë e butë, si zvarranik.
Sovrani
i shtoi ujë të pastër në pishinë,
Si
edhe ushqime kalorike me vitaminë.
Midis
të mirash, me shumë shije e stil,
U
rrit zhapiku politik na u bë krokodil.
Filloi
të fryhej me gojë, qafë dhe bisht,
Vepronte
me sherr e intriga qëllimisht.
Kur
nisin kritikat te pushteti i papunë,
Thotë
si Luigji XIV: “Shteti jam unë!”
Nuk
e vret mendjen, për vota e popull,
Sillet
sikur një perandor, rreth e rrotull.
Qytetarët
me halle, pyesnin në panik:
-
Si ta kthejnë krokodilin në zhapik?
Një
plak i zgjuar e me shumë përvojë,
Nxori
urtësinë për njerëzit në nevojë.
Mos
i shtoni ujë, luks, vota e pushtet,
Ngadalë
zhapiku kthehet në identitet.
Përndryshe
zvarraniku ashtu si dikur,
Rritet
më shumë dhe bëhet dinozaur!
(Karikatura marrë nga
interneti)