Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Shteti shqiptar ende është larg
E diele, 27.04.2025, 06:56 PM
SHTETI
SHQIPTAR
ENDE
ËSHT LARG
NGA
KALOSH ÇELIKU
Pamarrë
parasysh me shekuj, luftën e partive politike me fushata parazgjedhore politike
për pushtet dhe pasuri?! Herë me krajl, e herë me mbret. Siç duket, shqiptarët
nuk i kanë lexuar dhe kuptuar shkrimet dhe librat e Rilindasëve shqiptar.
Publicistikën letrare në mjetet e informacionit dhe libra. Mos e them haptas,
edhe mes rreshtave. As, publicistikën letrare dhe librat e mi kokë më kokë në
bibliotekat, anë e mbanë Atdheut. Humorit dhe satirës të anekdotave të Xha
Derallës, përtej Ditës Nesërme. Ironisë, Humorit dhe satirës.
Moti
Kohë, e kam lexuar përmes shkrimeve publicistike dhe librave me shekuj e vite
luftën e politikanëve për pushtet dhe pasuri. E kishte me shekuj Perandoria
osmane dhe serbe për pushtimin e tokave shqiptare dhe asimilimin e
shqiptarëve. Pesqindë vite e mbajtën
Shqipërinë në robëri. Poashtu, dhe sistemi komunist jugosllav. Edhe, atë: e
vazhdojnë partitë politike shqiptare “demokratike” ish jugoslloave. Që, nga
sistemi komunist. Edhe, ky i sotshmi neokomunist. I shndërruar, edhe me zi se
sistemii ish komunist jugosllav me ”Din
e Iman”. Qoftë, edhe në kët të sotshmin, “demokratik” neokomunist antishqiptar.
Edhe,
politikën e tyre “madhore” e kam të shtruar në tepsi, sofër para syve qysh Dje,
edhe Sot: me fli katundi mëngjes dhe darkë, që dikur mezi ma prëgatiste Nana
Plakë. E, sot: shteti i “përbashkët’ ish jugosllav i “vëllazërim - bashkimit”
pa kos ma shtron mbi sofër. Jo, në sofrën e Babait me dy revole ne brez. As,
Nanës Zajazit. Luftë me mik e për armik. Aqmëpak, edhe me byrek dhe groshë,
specialitet kçrovar. Ose, pite me gjizë në sofër të Nanës Plakë me furkën e
leshit në brez, duke tjerrur leshin e deleve për të thurur çorapë për fëmijët
në saçin dhe çerepin me shpuzë mbi kokë. Thëngjinj të ndezur, duke e larguar
Ditën e Sotshme përtej Ligjeve të partive politike. Kufinjëve politik
shqiptaro-shqiptar, në Trojet Etnike Shqiptare?! Liri. Dhe, shtet Shqiptar.
Buka, ende duke u djegur nën saçin me shpuzë. E, fëmijët shqiptar duke fërkuar
barkun me duar për bukë në sofër për darkë pranë qiririt të ndezur me pak flakë
në errësirë, pranë dritares me sy nga “Çuka” mbi Katund.
Fatkeqësisht,
Sot: partitë politike shqiptare, nuk punojnë për shtet shqiptar Ditën e
Nesërme, por përçudi me shekuj për shtet të “vëllazërim-bashkimit”, në shtetin
e “përbashkët” ende këmbekrye komunist jugosllav. Nuk bëhet politikë me këto
politikanë shqiptar trusakatë të arratisur e dalldisur pas posteve partiake
politike dhe pasurisë.
Shtetit
shqiptar ish jugosllav, Dje komunist,
sot: ende, neokomunist i duhen
politikanë tjerë për Ditën e Nesërme! Gjak i ri shqiptar. Jo, politikanë me një
këmbë në varr pa brekë! Ose, me brekët
nëpër këmbë.
Parullën
e tyre demagogjike politike të “vëllazërim bashkimit” ish jugosllave, fushatave
parazgjedhore për pushtet, ende me Don Kishiotë shqiptar, dhe Sanço Panço
sejmenë përmbrapa mbi gomarë në luftë për “fitore” të partive politike.
Pushtet, dhe pasuri. Liri me mullinjtë e erës në politikën shqiptare?!
Larg,
është Shqipëria e Ditës Nesërme. Njëri, i dalldisur dhe arratisur për pushtet
me dy gishta përpjetë për “fitore”: “demokraci”, pushtet dhe pasuri. E tejtri,
në fushata parazgjedhore me “gratë besnike” shqiptare për karrike si
kryeminsitër deri në vdekje! I treti në Kosovë: ende, i arratisur dhe i dalldisur pa shtet të dytë
shqiptar, institucione në Ballkan. Edhe. atë gjatë ndryshimeve “demokratike”
pas sistemit ish komunist. Dhe, Sot: Neokomunist. Fushatë, parazgjedhore për
pushtet dhe pasuri: Greminë politike për një Shtet Shqiptar.
Mëkot,
i kërkojmë me shekuj dhe vite partive politike jugosllave, shqiptare dhe
maqedonase – ish jugosllave me zgjedhje “demokratike” në shtetin e përbashkët”
spiunët. Qoftë në Shqipëri, Republikën e Kosovës, ose Maqedoninë e Veriut.
Organizatave “humanitare” qeveritare dhe “joqeveritare”. Edhe, atyre arsimore e
kulturore me “vëllazërim-bashkim” për një Shtet Shqiptar i mbytur me korrupsion
deri ne fyt.
Patjetër,
i kemi këmbëkrykq edhe në Shtëpi pranë zjarrit në Oxhak me vite dhe flakë. Gjithë jetën këto politikanë të
arratisur dhe dalldisur pas posteve partiake dhe pasurisë?!
Rruga,
ende me shekuj ëshët Larg. Partitë Politike Shqiptare, luftojnë për pushtet dhe pasuri me dy gishta
përpjetë Sali Berisha, dhe vajza e gra besnike me Edi Ramën para kamerave
televizive ?! Kryeministri i Kosoves Albin Kurti me “hajvanët” e Kosovës!
Fatkeqësisht, në Shqipëri, edhe në Kosovë, poashtu për pushtet dhe pasuri, Sot:
luftojnë politikanët. Edhe, atë:, për një torbë taxhi arnë përmbi arnë në
Maqedoninë e Veriut?! Nateditë, mbyten si qentë e tërbuar pas nje kockë Lope,
hudhur për dritare në rrugë. Ose, një torbë taxhi në grazhdin e partive
politike të “vëllazërim - bashkimit”. Edhe, për një shtet të tretë shqiptar.
Fatkeqsisht,
Shteti Shqiptar, ende ësht Larg...