Kulturë
Eduard M. Dilo: Kujtojmë Prof. Lume M. Juka
E diele, 27.04.2025, 06:54 PM
KUJTOJME SOT PROF. LUME M. JUKA
Nga
Eduard M. Dilo
Në
këtë përvjetor të pestë të ndarjes nga jeta kujtojmë me respekt dhe dhembje të
paharruarën shqiptaren e madhe dhe të pavdekshme Prof. Lume M. Juka.
Në
kujtim po sjell pjese nga Ditari i saj ne takim me SHEN TEREZËN:
NGA
DITARI I PROF. LUME M. JUKA PËR SHENJTOREN NËN’ TEREZA
Në këtë ditë
të trishtuar, të mësimit për humbjen e Z. Lume M. Juka, e
ndjej si dosdoshmeri të sjell pjesë nga
Ditari i saj plot vlerë, dhurate Familjes Dilo-Sheperi.
Ditari
i saj, shkruar thjeshte, çiltër, me një
shkrim te qarte e te bukur, ka shume Hyjni, se shkruan per Hyjneshen me
origjine shqiptare, Shen’ Tersen e nderuar dhe respektuar nga mbare njerezimi:
E marte, 2 Qershor 1981
Jam
në dhomen e vogel ku ka me fjete Nana Teresa sonte. Po Asht e vertete. S’mund te ju besoj syve te
mij. Zemra me rreh me nji gezim e
mirenjohje te pa pershkrueshme.
Duhet
te shkruej dicka qe te me mbesin, perndryeshe kam me kujtue se kam kene anderr.
Ode
sa grimca. Nji shtrat hekuri. Nji dyshek i holle, ma fort jorgan
se dyshek. Shume ma i ngushte e
ma i shkurte se shtrati… mbulue me nji carcaf te vjeter e nji batanie (
jamulli) te lehte.
Ne
mur: nji Kryq i bame me dy dega, ose dy krande te thata.
Nji
lutje e shkurte n’ anen e dritares ( vue aty sigurisht nga murgeshat). Ne paca
kohe kam me e kopjue.
Nji
drase me kater kambe: (tavolina e saj ku shkruen kur ka kohe). Nji moter posa’
vuni siper saj tashti ne nje gastare cfardohi, njo drandafile te keputun ne
kopshte.( kan nji kopesht te vogel. Kur mrrina te dieln m’u duk si me u kthye
ne Shqipni, asht i rrethuem me mure te nalta e ka dy manda mbushe me kokrra, qe
kane me u pjek perseshpejti. Bare e
drandofile. Ne midis statuti i Zojes Bekume. Zogjet qetesisht cicrojne e
kendojne).
Cka
ka tjeter? Vare ne mur nji kalendan fale prej ndokujt, e sigurisht e fale
gjithashtu nji komon i vjeter me dy syza te shtrembta te cilat patjeter me mezi
cilen e hapen…
N’ket
ode flene ndoj murgeshe ose aspirante, ose “ come and see”kujt t’i takoje, kur
s’asht N. Teresa ne NY. Simbas nji
rregulli qe paskan M.M. cdo muej nderrohen dhomat: here here te takon me fjete
ne dormitore ne podrum, here per toke, here n’ode ne vedi.
Para
se te vinte N. Teresa aty kishte fjete Sn. Nirmala: per toke ne dyshek te holle
te cilin – diten- e mblidhte ne nje qoshe.
E
pashe, se mue me thane sot me ja goditi shtratin N.T… U shendova persetepermi: Me i godit shtratin
nji Shenjtneshe Shqiptare…. M’u duk si me me dhane Zoti nji mission prane
vendit t’em. Cili mund te jete?…