E merkure, 30.04.2025, 05:26 AM (GMT+1)

Kulturë

Emirjana Brisku: Kjo jam unë

E hene, 21.04.2025, 06:52 PM


EMIRJANA BRISKU

KJO JAM UNE

Sikur furtuna pa logjike,

Shpesh me gjen dhe mua.

Por dhe si fllad pranveror,

Qe perkedhel floket e tua.

Porsi nje lule e sapoçelur,

Te qendroje kurore mbi koke.

Por dhe bime vdekjeprurese

Te te rrezoje pa jete ne toke.

Me gjen si hena fjaleheshtur,

Te te degjoje gjate pa merzi.

Por dhe si dielli gjakenxehur,

Kur shkrumbon me rreze të tij.

Me gjen si engjell a si zane,

Te te plotesoj çdo deshire.

Por dhe si i urryeri, korbi-djall,

Te te copetoje pa meshire.

Zgjedhje e jotja çfare do te gjesh,

Nje engjell-drite a erresire-djall.

Une jam e mira, jam dhe e keqja,

Varet nga ti çfare do te dale.

Kjo jam une dhe nuk ndryshoj,

Kush te doje le ta pranoje.

Kujt s'i pelqej le te shkoje

Nje hap s'do bej qe ta ndaloj...!

KAFE PA SHEQER

Kafe kafe me sheqer,

Forma, ngjyra seç na merr,

Qan dhe qesh si duam ne,

Behesh shkume, behesh re.

Qesh dhe qan e gezuar,

Kur te marrim ne në duar.

Na trajton si bije e mbreter,

Dhe na rras ne fund nje leter.

Se qejflleku, thua, kushton,

E meson kush e provon.

Po s'ta mbajti mos guxo,

Halle vetes mos i shto.

Qendro ne shpi, se je me mirë,

Merr kuverten dhe rri shtrire.

Une keshillen ty ta jap,

Po ta mbajti hajde prape...!

DJALOG MES MENDJES DHE ZEMRES

Ç'ke moj zemer qe renkon,

Nje ''ah..'' te vjen, nje ''ah..'' te shkon,

kaq e re e kaq me halle,

ne moshen tende hidhja valle.

I thote zemra zonjes logjike;

eh moj moter ti s'ke frike,

i merr vendimet fap e fap,

s'i sheh gjerat me merak.

Une e shkreta e kam nje hall,

kam nje dhimbje, kam kaq mall,

bandillin tim nuk e kam parë,

prej tij eshte zhdukur ç'do gjurme e farë;

U be kohe qe s'e degjoj,

nuk di me, ku ta kerkoj,

kam shume dhembje,

kam shume lot,

ah kjo zemer s'duron me dot.

Thote logjika pa pertuar;

per dru mendja te ka shkuar,

je ne vete moj budallaqe,

nuk le stoqe e nuk le parqe,

Ç'e kerkon ate njeri,

ai per ty nuk do t'ja di,

kush e di nga do te jetë

ndonje tjeter do te ket,

Po te donte nuk do shkonte,

do te rrinte bashke me ty,

po te donte, do te lumturonte,

jo te te linte me lote ne sy.

Ndaj ti mendjen mos e vri,

as per te, as per njeri,

je kaq e bukur, kaq e embel,

kush s'do donte te vinte dhenderr?

Harroje bandillin, bandill i thençin

qente e lagjes ishall ' e ngrencin,

e ngrencin dhe e befshin cope,

mbete pa njerez, mbete pa shoke.

Per ty moj mendje eshte shume e lehte,

t'i thuash keto fjale, thote zemra e shkrete,

se ti je njeri pa ndienja,

tek ti zhgenjimet nuk lene shenja.

Do doja dhe une te isha si ti,

do gjurme te dhimbjeje me pije t'i fshi,

por keto metoda tek une s'bejne pune,

ah moj mendje, bandillin tim e dua shume;

Per te jetoj, per te marr fryme,

veç per te thur endrra ne gjume.

Sa do doja ta kisha prane,

per perqafimet e tij nevoje shume kam.

Kur do marr fund mizori, makth,

kur do vij dita qe ta shoh prape?

Ndoshta moj moter ke te drejte,

ai njeri nuk ia vlejt..

pa ma sill nje vere t'a pi,

eja me bej ti shoqeri,

dhe pse njesoj ne nuk mendojme,

me te miren per veten kerkojme.

Eja moter zemer, eja xhani im,

per ty une do kujdesem te jap pak sherim,

me ty do jem prane ne dhimbje e lot,

ndaj na lidhi motra i Madherishmi Zot !!!!

?

ÇKE MOJ ZEMËR

Ç'ke moj nate qe me le zgjuar,

Ç'mekat ndaj teje valle kam bere?

Te pres sa here, për ty rri zgjuar,

Pagjumesite sere e sere.

Mos valle kam dale prej tendes brinje,

Mungesa ime te gjunjezon,

A mos ndoshta brenga ime,

Tenden brenge e lehteson?

Ç'me sheh ne heshtje me syrin flak,

Ne mendjen tende ti ç'bluan?

Oh, shoh i paske duart gjak,

Mes tyre fshehtas diçka ruan.

Mos ndoshta ruan nje kujtim,

Nje brenge te vjeter te pazgjidhur?

S'eshte e lehte ne dyluftim,

Te fitosh me duarlidhur.

Ne kerkon ne luften tende,

Aleate te me zgjedhesh.

Mendjen mund te ma rrembesh,

?Mjaft qe shpirtin te ma vjedhesh.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx