Mendime
Florim Zeqa: Stop krizës institucionale!
E shtune, 19.04.2025, 06:53 PM
STOP krizës institucionale!
Në të
kaluarën dita e zgjedhjeve dhe dita e formimit të institucioneve ishin festë
për qytetarët e Kosovës dhe jo stres dhe pritje, jo ankth dhe shqetësim se
çfarë do të bëhet me të ardhmen e vendit!
Shkruan:
Florim Zeqa
E treta e vërteta apo e treta e zezë
për Kosovën?!
Pas dy dështimeve të njëpasnjëshme
dhe të qëllimshme të seancës konstituive të institucioneve të reja të shtetit
pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, përpjekja e tretë duhet të jetë vendimtare
për dhënjën fund të krizës artificiale.
Spektaklet
mediatike në Kuvend janë kthyer në tragjikomedi për votuesit, përkatësisht për
qytetarët e zhgënjyer dhe të thyer shpirtërisht nga kjo klasë e papërgjegjshme
politike.
Në
vazhdimin e tretë të Seancës Konstituive deputetët e zgjedhur me votën e lirë
të qytetarëve duhet të jenë në nivelin e detyrës dhe të vendosur në tejkalimin
e kësaj krize artificiale të krijuar nga liderët e partive politike për
interesat e tyre personale!
Në
rast se tentohet të përseritet repriza e ditës së enjtë të 17 prillit, duhet të
kundërshtohet me çdo kusht nga deputetët me qëndrim në Sallën e Parlamentit,
qoftë edhe pa prezencën e kryesuesit kortezual, me caktimin e një kryesuesi të
ri nga shumica e deputetëve për të proceduar tutje me votimin e mandateve të
deputetëve pavarësisht (mos) dorëheqjes faktike të Qeverisë!
Ngase
askush nuk e ka të drejtën e mbajtjes peng të Konstituimit të Kuvendit,
përkatësisht të zgjedhjes së organit të ri ligjvënës në vend, si hapë të parë
drejtë mandatarit të Qeverisë, pavarësisht kampit politik!
Qyetarët
e vendit kanë votuar për zgjedhjen e një Qeverie të Re, e jo për vazhdimësi dhe
as "Status Quo" politike në Kuvend!
Pra,
dita e shtunë, e 19 prillit 2025 duhet të jetë dita "D" e formimit të
institucioneve shtetërore.
Nëse
ka vullnet politik nga partitë parlamentare zgjidhja është fare e thjeshtë!
Pengesa teknike e votimimit të mandateve të deputetëve evitohet fare lehtë, për
të kaluar në pikën e dytë sipas rendit dhe ligjit.
Fillimisht
le ta provon partia fituese me kandidatin e saj për kryetar të Kuvendit, nëse
nuk i ka numrat, pa asnjë pengesë duhet t'i lëshojë rrugë partisë së dytë që ta
provojë sigurimin e shumicës në Kuvend.
Në
të kundërtën, nëse edhe partia e dytë nuk e siguron shumicën parlamentare,
atëherë me automatizëm duhet të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme sipas
afateve kushtetuese, pa e humbur më asnjë ditë të vetme.
Askush
nuk guxon të luaj me fatin popullit, edhe ashtu me shpresa të thyera për jetë
në këtë vend, e aq më pak t'a vënë në pikëpyetje funksionalitetin dhe
ekzistencën e shtetit të pakonsoliduar në aspektin ndërkombëtar.
Ata
që nuk e kanë vullnetin dhe guximin për të marrë përgjegjësitë konformë
rrethanave të krijuara politike, përkatësisht pushtetin në këto rrethana të
vështira gjeo-strategjike, le të tërhiqen, por assesi nuk guxojnë të bëhen
pengesë e formimit të institucioneve shtetërore!
Pavarësisht numrit të votave dhe
pozicionit paszgjedhor, të gjitha partitë janë njëjtë përgjegjëse për
mos(formimin) e shpejtë të institucioneve të reja shtetërore. Këtë e kanë
obligim para qytetarëve dhe para më shumë se 900 mijë zgjedhësve kosovarë dhe
atyre në mërgatë!
STOP
dyftyrësisë politike në Kuvend!
STOP
pazareve për intersa personale të liderëve partiakë!
Florim Zeqa, 18.04. 2025