Mendime
Florim Zeqa: Në pritje të 'tymit të bardhë'!
E premte, 18.04.2025, 06:55 PM
Në pritje të 'tymit të bardhë'!
Shkruan:
Florim Zeqa
E
paprecedent është sjellja e kryesuesit të Kuvendit, por më i paprecent është
abuzimi i partisë fituese, në këtë rast i Albin Kurtit me deputetin më të
vjetër në Kuvend, të cilin po e dërgon në shkelje të njëpasnjëshme të
Kushtetutes!
Ajo çfarë ndodhi sot është "Sui generis" i ikjes
së përgjegjësisë politike nga ana e partise fituese të zgjedhjeve!
Fillimi i mbrapsht dhe vazhdimi akoma më i mbrapsht i
seancës konstituive të Kuvendit
Thënë
të vërtetën, nuk e kam pritur një sjellje kaq të papërgjegjshme të Albin Kurtit
si fitues me 42 % të zgjedhjeve, i cili në njërën anë po sillet si 'fitues i
padiskutueshëm' i zgjedhjeve, kurse në anën tjetër po e luan me mjeshtri 'lojën
e viktimës'!
Si
kryeministër tashmë në dorëheqje, Albin Kuri po e keq-interpreton Kushtetutën
për të ruajtur pozitat qeveritare, duke rrezikuar kështu themelet ligjore të
procesit demokratik, madje edhe duke marrë vendime të paligjshme në mbledhjet e
Qeverisë së dorëhequr!
Retorikën
e "fituesit të padiskutueshëm" Albin Kurti po e përdor për të
shmangur përgjegjësinë e mungesës së shumicës parlamentare në Kuvend!
Mungesa
e sigurimit të 61 votave nga ana e LVV-së, përveqse shenjë e brishtësisë së
pushtetit, është tregues se Kurti nuk e ka kontrollin e mjaftueshëm të skenës
politike edhe pas fitores numerike!
Ish
Kryeministri në detyrë, tashmë në dorëheqje, Albin Kurti mungesën e 61 votave
për ta kaluar një raport të komisionit të përkohshëm për verifikimin e
mandateve në seancën konstituive të Kuvendit, po mundohet ta mbulojë më akuza
për partitë e tjera jopartnere për bllokimin e seancës konstituive të Kuvendit,
siq ndodhi të martën e kaluar të 15 prillit dhe vazhdimin e saj të ditës së
sotme, e enjtë 17 Prill 2025.
Pse
nuk nuk i pati të martën dhe as të enjtën Kurti 61 votat e nevojshme në Kuvend,
përgjegjëse nuk janë partitë opozitare, në këtë rast, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja
që votuan kundër këtij raporti, pasiqë ato nuk e kanë për obligim sigurimin e
votave për kryeparlamentarin dhe as për Qeverinë e Re.
Zvarritjet
e qëllimshme të fillimit të punës së seances konstituive (për të dytën herë) po
bëhen për blerje kohe nga partia fituese, apo koalicioni LVV+G+A+N.
Bllokimi
i punës së Kuvendit është një 'Sui generis' i paparë deri më tani i ikjes së
përgjegjësisë politike nga ana e partisë fituese!
Bllokada
procedurale e LVV-së për çështje krejt formale, po bëhet për përfitimin e 48
orëve të reja, për t'i ikur përballjes së votimit në Kuvend.
Duke
e ndërlidhur këtë situatë paradoksale në mënyrë figurative me portretin e
nobelistes "Nënë Tereza" në hollin e Kuvendit, edhe sot doli tym i zi!
Askush
nuk e di edhe sa gjatë do të presin qytetarët e vendit për daljen e 'tymit të
bardhe' nga Kuvendi i Kosovës!
Dështimi i dytë i qëllimshëm i konstituimit të Kuvendit
Ashtu
siq nisi ditën e martë, edhe përfundoj ditën e enjtë seanca konstituive e
Kuvendit te Kosoves. Kjo përveqse papërgjegjësi politike ndaj zgjedhësve,
paraqet shqetësim për të ardhmen e vendit! Nuk ka si të jetë ndryshe, kur
partia fituese sjellet më kaq papërgjegjësi ndaj rregullores së punës së
Kuvendit dhe respektimit të Kushtetutës!
Qartësimi
i kësaj situate është fare i thjeshtë, nëse Albin Kurti i ka votat e nevojshme
le të procedoj me Seancën e Kuvendit, në të kundërtën, bën mirë të mos tallet
me deputetët, por të vazhdoj tutje me konstituimin e Kuvendit ose t'iu lëshoj
rrugë të tjerëve!
Derisa
kjo të ndodhë, për aq kohë do të mbetemi në pritje të daljes së 'tymit të
bardhë' nga Kuvendi!
Florim Zeqa, 17.04.2025