E merkure, 30.04.2025, 05:24 AM (GMT+1)

Kulturë

Atdhe Geci: Kambanat e poezisë

E enjte, 17.04.2025, 02:34 PM


KAMBANAT E POEZISË

Muzë e poezisë, poezinë më fali për armë

më dha pasion dashurinë për  atdheun, që

jeta ime të rend përjetësisht  drejt  këngës

Pellazgë ilirët  e  kanë  thënë identitetin e

e tyre shqiptar, nuk ka gjuhë pa popull na

thoshte mësuesi i lëndës për gjuhën latine

Vetja ime, jepi jetë hapësirë-kohës, nxito

fryma e re është brenda vetes sonë, lëviz

hipi lundrës së kohës, lundro  dheut tënd

Ne që jemi në rendje të kësaj kohe epike

këtë Iliadë Atdheu do ta quaja koha jonë

ose imagjinata  e  brezit  tim për këtë art

Unë e di, kjo jetë nuk ka shenja treguese

më vjen keq, kur jetës muret i bëjnë roje

vetëm kohën e tashme e kemi për t´jetuar

Njeri, krijo veprat për brezin që po rritet

se librat tuaj vlerësohen njësoj si shpikjet

dashuroni të gjithë të shtohemi edhe pak!...

Atdhe Geci - Poezi nga dorëshkrimet, 2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx