E merkure, 30.04.2025, 05:36 AM (GMT+1)

Kulturë

Agron Tufa: Sot mora një dhuratë luksoze

E hene, 14.04.2025, 06:50 PM


Agron Tufa:

Sot mora një dhuratë luksoze, mbretërore nga SHBA prej mikut tim, studiuesit Thanas Gjika - antologjinë me shkrimet publicistike, shënime kritike dhe epistolarin e zgjedhur të kolosit Faik bej Konica me titull "Për një Shqipëri europiane". Është një punë heroike e studiuesit dhe përkthyesit të njohur Fotaq Andrea. U jam pafundësisht mirënjohës bashkautorëve Fotaqit dhe Thanasit për përkujdesjen në botimin e librit. Janë kontribute thelbësore që mbeten në historinë e kulturës sonë kombëtare. Libri është format i madh me rreth 900 faqe, i sponsorizuar nga Federata PanShqiptare "Vatra" dhe donatore të tjerë.

Është një thesar i padiskutimtë! Aty e kemi të plotë përpjekjen europocentriste dhe ravagimin e zemrës dhe mendjes së shqetësuar kriticiste të intelektualit modern, Konicës, dhe thirrjen e tij pasionante për të zhdavaritur mjegullat e rënda feudale me mbetjet e tyre otomane në shoqërinë shqiptare në agun e shtetit modern shqiptar, të masakruar e të rrjepur nga kufijtë sakatues. Shkrimet përfshijnë të plotë periudhën koniciane te revista "Albania". Fotaq Andrea ka bërë punë të hatashme bletësh e milingonash)), një durim e këmbëngulje për t'u admiruar. Përndryshe nuk do t'a kishim këtë "katedrale" të krijuar ndër vite të gjata e në kushte të vështira.

Jam shumë i prekur nga kjo dhuratë e paçmuar për mua, sidomos në kushtet e mërgimit. Faleminderit miq dhe mirënjohje e shumëfishtë për ju!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx