Kulturë
Përparim Hysi: Një ese e Pirro Lolit
E diele, 13.04.2025, 06:52 PM
Një
ese e PIRRO LOLIT
"Duumvirati i një stine që shkoi"
(ese)
Nga
Përparim Hysi
PIRRO
LOLI është, njëherësh, shkrimtar, eseist
dhe poet. Në të tria fushat e krijimtarisë,
pa menduar se e"përkëdhel", është i një"sëre" të
lartë, Është autor i 20-librave dhe kushdo që ka lexuar nga PIRRO
LOLI, jo vetëm ka mbetur i kënaqur, por dhe është befasuar. Jo vetëm i gjerë,
por dhe i thellë. Këto arritje të tij janë fryt i një studimi të thellë apo më
saktë:"Ai ka pirë ujë në burimin e dijeve
dhe nuk ka bërë gargar". Poezinë e
ka moderne dhe unë e kam pak "inat", se nuk shkruan me
rimë. Për PIRRO LOLIN si krjues cilësor shumë planesh kanë shkruar
me vlerësime super shumë shkrimtarë dhe eseistë, si: MOIKOM ZEQO, ZIMO KRRUTAJ,
THANAS MEDI; SPIRO DEDE, SHPËTIM KELMENDI;FARRUK MYRTO, ZIKO KAPURANI dhe lista
është e gjatë.
*
Pse
po qëndroj tek kjo ese? Së pari, mund të
them se një esesit si PIRRO LOLI, i zbritur në fushën e "eseve",
distilon pika urtësie dhe i shpërndan o në gazeta, ose siç ka bërë tek
libri"Demonët e krijimit". Nga ky libër, kam veçuar esenë e
spërmendur. Dua të them për lexuesit që nuk e njohin cilësinë e shkrimeve të
PIRRO LOLIT, se qoftë në prozë, qoftë në
poezi a ca më shumë tek "esetë" nuk
para është i tretshëm për çdo
"stomak lexuesish". Sidoqoftë,
në tërë gamën e krijmeve të tij, përcjell mesazhin e
madh:"Shkrimtari ka një vend të vetin në epokën, kur jeton.Asnjëherë nuk
duhet të heshtë apo të bëj sikur ç'ndodh, nuk është problemi im apo nuk ka ç'më
duhet". Poeti Amerikan, DAN FANTE,
ka shkruar:"Të heshtësh, bën akt terrorist!". ZHAN POL SARTËR, në
kohën e vetë, kritikonte FLAUBERIN dhe EDMOND
GONKURIN që nuk shkruan qoftë dhe një fjalë për represionin që pasoi
KOMUNËN".Kur i kundërvu dikushv se nuk qe"punë për ta", ai
përqasi EMIL ZOLA për "Çështjen
Drejtfus". Nëse PIRRO LOLI shkroi këtë ese kaq të guximshme kundër"Dyshes
së madhe të Realizmit Socialist",
më duket sikur ka bërë për vete, një thënie të HYGOIT" Asgjë nuk
është më e rëndësishme dhe më e fuqishme se sa një ide për të cilët janë pjekur
kohët dhe kushtet".
"Duumvirati
i një stine që shkoi" është një ese, në qendër të së cilës,
"lakohen" KADARE dhe AGOLLI. Është i pari në fushën e letrave shqipe
që me një gjykim të kthiellët vë pikat
mbi i. Kur lexoj esenë, PIRRO LOLI, ka
një penë vetëtimë. Vetëtima qëllon lartësitë. Duke i bërë objekt të esesë së
tij, sikur shtron pyetjen:-Ku ishit ju, ADAMËR, kur bash nga LIDHJA E
Shkrtarëve dhe ARTISTËVE,
kishte"shurdhim", ndonjëherë mbështetje, kur burgoseshin,
internoheshin, ca më keq:pushkatoheshin si XHAGJIKA, GENC LEKA, VILSON BLLOSHMI
apo ca më keq fae: varej POETI HAVZI NELA. Jini fajtorë se me shkrimet tuaja
i thurët"oborrin "Tiranit. I kthehem dhe stërkthehem kësa eseje, dhe them se me PIRRO LOLIN ka ndodhur ajo që ka thënë DIANA, PRNCESHA E
UELLSIT:"Unë nuk ndjek rrregulloren. Unë drejtohem nga zemra, jo nga
koka". Nga zemra oqean e PIRROS ka
dalë kjo ese. Është i pari dhe i vetmi. Ai, përmjet esesë, nuk kërkon as dënim
dhe as "linçim" për "Dyshen" e madhe, por duke goditur vjen
tek një përggjithësim i madh:"Fajtorë që diktatura zgjati një shekull, të
gjithë kemi faj nga pak.
Kur
lexoj"Demonët e krijmit" të PIRRO LOLIT, nuk kam si mos pranëvë, atë që ka thënë EZRA
POUND:"Disa libra përbëjnë një thesar në themel:duke i lexuat vetëm një
herë, të mbetën në mendje për tërë jetën". Pse është i tillë libri i PIRRO
LOLIT më rri në kujtesë e relaksohem me guximin e tij i ntelektual. VIKTOR HYGO
thotë:"Letërsia prodhon qytetari e guxim;poezia prodhon
idealsitë".Këto atribute i ka PIRRO LOLI dhe ngaqë është i pari, ai sikur
ka bërë të vetën, atë që ka thënë RALF WALDO
EMERSON:" Mos shko aty ku është shtegu, por shko hap shtegun dhe
lërë gjurmë". Dhe gjurma e tij
është aq e madhe.
PIRRO
LOLI! E di pse po shkruaj për ty? SE
kemi vjete pa u parë. Sikur ti nuk je në TIRANË, por në MADAGASKAR!!! Por fajin
na e ka mosha që unë, më mirë mos qofsha! Dhe për një arsye tjetër,
PIRRO:"Vuaj nga "sidroma" e ALFRED DE MUSE që ka shkruar:" Sikur mos më
pengonte kurioziteti se ç'do ndodh nesër, kushedi sa herë do kisha vrarë
veten!!!
Shëndet
e të shkroftë pena PIRRO LOLI!
Tiranë, 12 prill 2025