Kulturë
Eshref Ymeri: Duhet dëgjuar domosdo zëri i Profesorit Emil Lafe
E diele, 13.04.2025, 06:53 PM
Duhet dëgjuar domosdo zëri i Profesorit Emil Lafe
Nga
Eshref Ymeri
Në faqen e internetit të gazetës “ExLibris” të datës 12 mars 2025, lexova analizën me titull “A mund të ndreqet ky “mëkat” i Asdrenit?”. Autor i asaj analize është Profesori Emil Lafe, pedagogu im i talentuar në vitet studentore (1962-1966), dijetar i shquar i gjuhës shqipe.
Më
emocionoi veçanërisht përmbajtja e rreshtave në vijim:
“Pse
duhet ta kemi dhe ta ekzaltojmë në himnin tonë (që është më parë një himn
kombëtar i gjithë shqiptarëve e pastaj edhe i shtetit) fjalën tradhëtor? Kjo
pyetje më ther së brendshmi sa herë e dëgjoj dhe më shkon mendja ta quaj Një
mëkat i Asdrenit”.
Ja strofa e Himnit të Asdrenit:
Prej lufte veç ai largohet
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor.
Ja ndreqja e Profesor Emilit:
Prej lufte kurrë nuk largohet
Kush është lindur arbëror!
Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor!
Ose:
Prej lufte kurrë nuk largohet
Ai që lindet arbëror!
Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor!
Ndreqja që ka bërë Profesor Emili është e shkëlqyer. Është
i pari intelektual i shquar që e ka vënë re dhe e ka ndrequr atë “mëkat” të
Asdrenit.
Kam përshtypjen se fjalën “tradhëtor” Asdreni e ka pasë
përdorur nën ndikimin e disa ngjarjeve dëshpëruese në historinë tonë kombëtare,
për arsye se shfaqje të tradhtisë hasen që së lashti në kodin moral të
pellazgo-iliro-shqiptarit.
Në Legjendën e Rozafës vëllai i vogël tradhtohet nga dy
vëllezërit e tij.
Mbretëresha Teuta e Ilirisë, që luftonte kundër
legjioneve romake, tradhtohet nga princa të tjerë ilirë që bashkëpunonin me
romakët.
Skënderbeun e tradhtoi i nipi, Hamza Kastrioti.
Ilirët, të parët në Gadishullin e Ilirisë, përqafuan
katolicizmin në vitin 313, pas Ediktit të Milanos të Perandorit Konstantin
(272-337), por pas dyndjes së errësirës otomane dhe largimit të Skënderbeut për
në botën e amshuar, shqiptarët, në masën 90%, e tradhtuan katolicizmin dhe
përqafuan fenë e pushtuesve, çka nuk ia lejuan vetes as grekët, as bullgarët,
të cilët again e Stambollit e kishin në prag të derës.
Pikërisht tradhtia ka qenë ajo, e cila ka pasë shërbyer
si farë përçarjeje në radhët e etnisë shqiptare. Ajo tradhti-përçarje e
mallkuar solli si pasojë që, megjithëse kemi qenë etnia më e madhe e Gadishullit
të Ilirisë, për pazotësinë tonë, ujqit evropianë, si askund në mbarë botën, na
i bënë kashtë e koqe trojet tona etnike, duke na i hallakatur në gjashtë
shtete.
Do
të ishte mrekulli sikur ndreqjen që propozon Profesori Emil Lafe, ta marrin në
konsideratë autoritetet përkatëse të vendit tonë dhe ta pasqyrojnë menjëherë në
tekstin e Himnit të Flamurit.
Profesori
i nderuar Emil Lafe, për këtë nismë që ka ndëmarrë, meriton plotësisht mirënjohjen
më të thellë nga ana e elitës intelektuale shqiptare, si edhe vëmendjen e
Presidentit, të Kryeministrit dhe të Kryetarit të Kuvendit.
I
propozoj Profesor Emilit që të takojë ndokënd nga deputetët e Kuvendit për t’i
rekomanduar shtrimin dhe diskutimin e këtij problemi në njërën nga seancat e
tij.
Kaliforni, 12 prill 2025