Kulturë
Albulena Pllana Breznica: Festë e tërë shqiptarisë
E merkure, 09.04.2025, 02:52 PM
Albulena Pllana Breznica
FESTË
E TËRË SHQIPTARISË
(Abetarja gjithëkombëtare)
Sot
në Prizrenin e bukur historik
Janë
mbledhur krerët e popullit tim,
E
pritëm plotë 100 vjet ketë festë
Abetaren
e përbashkët me gëzim.
Dikur
Abetarja fshihej nëpër djepa
Sillej
fshehurazi nga Shqipëria nënë,
E
sot ka festë e tërë shqiptaria
Janë
mbledhur këtu, prijësit nga të katër anë.
Gumëzhijnë
rrugët, lulishtet e qytetit plotë
Vijnë
makinat me flamuj nga Shqipëria,
I
pret Kosova duarhapur si përherë
Këtu
janë prijësit edhe nga Çamëria.
Në
ballë të festës qëndrojnë prijësit nga Ulqini
Nga
Ilirida në sallë veç më janë vendosur,
Nga
Lugina e Preshevës me mijëra veta
Gëzimi
e hareja nuk kanë të sosur!
Abetare
me shkronja shqipe të Rilindasëve
Tridhjetë
e gjashtë rreze ndriçojnë përherë,
Sot
e gjithë shqiptaria feston me këngë e flamur
Të
bashkuar si vëllezër ngrihemi përnjëherë!
Urime,
urime, Abetarja jonë gjithëkombëtare
Të
rrojë populli ynë me gëzime e hare,
Përballë
çdo sfide të bashkuar në fitore
Lotët
nga gëzimi, turmës i shkojnë rrëke!!!
SOFRA PËR GJYSHEN
Djaloshi
menjendritur para dyqanit
Stoik
para sofrës, porosi nga gjyshja plakë,
Me
nxitin vendosi për ta blerë
Qëndroi
stoik, nuk u hamend aspak!
Shitësi
ishte një burrë leshverdhë
Punonte
sofra e gjera tjera, si përherë,
Djaloshi
i gëzuar hedhi sofrë në veturë
E
gëzoi gjyshen edhe këtë herë!!!
Në
mbrëmje djaloshit gjyshja i doli në oborr
Sa
bukur moj loke, sofra qenka e mirë
Oh
moj gjyshja ime e dashur
Do
përgatisë mëngjesin, ende pa u gëdhirë!
Puna
për çdo ditë mendonte djaloshi
Do
bëj pasuri, do jetojmë të qetë
Përsëri
do gëzoj gjyshen, nënën e babanë
Shëndeti
e familja, më të mirat në këtë jetë.
Do
punoj me nderë e pa përtesë,
Nuk
do t’ia shtrij dorën kurrë askujt
Krenaria
ime përherë me familje
Më
mbanë me plot shpresë.
MJEKJA REMË!
(Doktoreshës Remzije
Asllani)
U
lind e dhjeta në familje me traditë
Kishte
tetë vëllezër e një motër,
Ikën
të gjithë në kurbet njëri pas tjetrit
Nuk
mbet asnjëri prej tyre në vatër!
Mjekja
Remë e mori rrugën e kurbetit
Më
shpresë se do gjejë më mirë në këtë jetë,
Në
Skandinavinë e largët u tret e gjorë
Të
sëmurët mbeten, na ikën shumë doktorë!!!
E
kujtojmë ditën e gëzimit, ditën e diplomimit
U
mblodhëm të gjithë, i uruam nga zemra,
Këngët
e daullja ndiheshin me kilometra
Dridhesha
nga gëzimi nga koka gjer te thembra!
Do
na i merr të gjithë mjekët perëndimi!
Të
gatshëm, të vyeshëm, të bardhë si pëllumba,
Duke
i thënë lamtumirë të dashurës mjeke
Nga
mallëngjimi e mllefi vetëdijen e humba!!!
Deri
kur kështu do lindin nënat tona vasha e petrita
Duke
i rritur me skamje përherë,
Shpresonim
se do kënaqemi me të dashurit tanë
Ata
ikën, na lanë me lot në sy e plotë vrerë!!!
Tani
mbetëm pa shumë mjekë e motra tjera
Për
çdo ditë largohen nga vendi me nxitim!
Sa
të mençur janë të huajt-perëndimi
Marrin
trurin e mençur të vendit tim!?