Speciale » Namani
Qazim Namani & Emin Sallahu: Konfliktet ndër kufitare në mes të Shqipërisë dhe Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene në vitin 1921
E merkure, 02.04.2025, 08:42 PM
Konfliktet ndër kufitare në mes të Shqipërisë dhe Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene në vitin 1921
Nga
Dr. Sc. Qazim Namani & Ma. sc. Emin
Sallahu - Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, Prishtinë
Pas Përfundimit të Luftës së Parë botërorë, Kosova prapë
mbeti brenda kufijve të Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene, që u
formua me 01. dhjetor 1918. Ushtria dhe xhandarmëria serbe, prapë filluan
torturat dhe dhunën ndaj popullatës shqiptare.
Kosova
do të ri okupohet gjatë tetorit të vitit 1918, nga njësitet e Armatës Dytë
serbe e shoqëruar me një divizion i quajtur jugosllav. Këto njësi do të
komandohen kryesisht nga oficerët e lartë francez. Lidhur me këtë, para se të
hyjnë si okupatore në viset shqiptare, komanda ushtarake serbe ua drejtoi
shqiptarëve një proklamatë më 29 shtator 1918, duke ua përkujtuar krimet që
ishin manifestuar më 1915, duke i ftuar që të ngritën në luftë kundër
bullgarëve, gjermanëve dhe austriakeve.
Gjatë
nëntorit të vitit 1918 në Kosovë do të arrijnë përforcime të reja të
ushtrisë serbe me qëllim që ta nënshtrojnë popullsinë kryengritëse, e cila nuk
pajtohej me okupimin. Ushtria serbe, me propagandë për vendosjen e pushtetit
dhe kontrollin në dhjetor të vitit 1918, do t`i përfshijë të gjitha viset e ri okupuara
shqiptare.
Që nga viti 1919 e deri në vitin 1921, kolonizimi i
tokave shqiptare do të bëhet duke kaluar nëpër tri faza, me metoda të ndryshme,
por që e kishin të njëjtin qëllim, përvetësimin e pjesës më të madhe të tokave
shqiptare. Kolonizimi nga qeveritarët e Beogradit, do të quhej “popullim” i
Kosovës.[1]
Pas
vendosjes së pushtetit serbë në Kosovë, në vitin 1918, dobësimin e përkatësisë
etnike shqiptare e ndihmojë edhe ndarja administrative territoriale. Pas
ndarjes organizative në qarqe dhe rrethe në vitin 1919, është bërë edhe ndarja territoriale
ushtarake që zgjati deri në vitin 1922, ku sipas ndarjes së re me dekret ligj të
Mbretërisë SKS, territoret shqiptare u ndanë në disa krahina si p. sh.
Mitrovica, Vushtrria e Drenica ishin futur në krahinën e Rashkës, kurse rajoni
i Dukagjinit në krahinën e Zetës.[2]
Komiteti
“Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, u themelua më 1 maj 1918 me seli në qytetin e
Shkodrës. Këshillin qendror të Komitetit MKK, e përbënin shtatë anëtar, të cilët
e zgjidhnin kryetarin. Kryetar i komitetit ishte zgjedhur Kadri Prishtina. Gjatë
viteve 1918-1920, ishte një ndër organizatat më të rëndësishme politike në Shqipëri. Me fillimin
e masakrave serbe në vitin 1918 në vendbanimet shqiptare, komiteti mblodhi dëshmi
nga terreni, për vrasjet dhe zhdukjen e
200.000 shqiptarëve. Duke e parë gjendjen në terren, Komiteti MKK, e përgatiti
programin e përgjithshëm të përbërë nga dhjetë pika në vitin 1919, për
kryengritje të armatosur në Kosovë.[3]
Bazuar
në dokumente arkivore, për të realizuar programin e ripushtimit të tokave
shqiptare, qeveria serbe së bashku me klerikë ortodoks serbë, në konferencës e Paqes
në Versajë dërguan dokumente të falsifikuara, ashtu si dërguan, dokumente edhe
në konferencën e Londrës në vitin 1912. Qeveria serbe së bashku me kishën
hartuan të nënshkruara nga të gjithë prijësit katolik shqiptar të Malësisë së
Shkodrës, të nënshkruar si përfaqësues të fiseve e familjeve, kinse ata dëshirojnë
ti bashkohen Mbretërisë së SKS, dokumenti origjinal i publikuar nga Hakif
Bajrami është: DASIP. B, Dos “Versaj i Albanci 1919-1920”, dosja sekrete 0.4.[4] Të
njëjtat mashtrime në Versajë, janë bërë edhe për popullatën e Dibrës, ku
dokumenti i shkruar në gjuhën frënge, me emra të lutëseve shqiptar i shkruar në
alfabetin arab, shkruar nga një hoxhë, ku shkruan se popullate e asaj ane
shprehë dëshirën që ato vise shqiptare të jenë pjesë e Mbretërisë SKS.[5]
Ideologët
serbomëdhenj, gjenocidin që e kryenin ndaj popujve tjerë fqinjë, vepronin me metoda
të ndryshme që të bindej populli serbë se “armiqtë” e tyre, qëndrojnë në një
nivel më të ulët racor e kulturor, dhe se Serbia po e kryen një rol qytetërues,
ndaj tyre, duke bërë propagandë kinse me të drejtën historike për ti pushtuar
popujt tjerë të Gadishullit tonë.[6]
Qeveria
e Beogradit, e kishte të qartë se ripushtimi i Kosovës, do ti hapte një mal me
probleme, dhe ndër më e rëndësishmja do të ishte ideja e bashkimit të mundshëm
të Kosovës me Shqipërinë. Serbia vendosi ti shtypte me forcë, këto qëllime kombëtare,
të drejta për kah karakteri i tyre.
Më
07.03 1919, delegacioni shqiptar në Paris propozoj një memorandum për
zhvillimin e një plebishiti, në rajonet me popullsi shqiptare nën kontrollin e
SHBA.[7]
Një
komision i përzier anglo-amerikan, u dërgua për ti verifikuar në terren
mizoritë e kryera nga ushtria serbe. Raporti i komisionin përbënte fakte
tronditëse, për një terrorizëm të vërtet, ndaj popullatës shqiptare në Kosovë,
duke qenë se numri i të vrarëve i kalonte 30.000 vetë[8],
shqiptarë etnik të pafajshëm, shkruar
nga B. Bobev. Stefan Karastojanov shkruan se: Duhet sqaruar se B. Bobev, këto të
dhëna i ka marrë nga vëllimi i XII, i materialeve të konferencës së Paqes në
Paris. Kryetari i komisionit të përzier, nënkolonel Sherman Majls, pa asnjë
dyshim ka qenë vëzhgues asnjanës. dhe për këtë arsye të dhënat e këtij
komisioni kanë vlerë të madhe për çdo studiues.[9]
Sipas
shkrimeve të Karastojanovit, i cili e përmend Belovin i cili ka dhënë të dhëna
se në mes të dy luftërave botërore vendosja e serbëve dhe malazezve si kolon në
tokat shqiptare, nuk mund të vihet në dyshim, sepse nëpërmjet të ashtuquajturës
reforma agrare, rreth 14000 familje serbe, morën përafërsisht 200. 000 ha tokë
të punueshme.[10]
Lidhur me kolonizimin e tokave shqiptare, Milovan
Obradovici, ka dhënë shënime mjaftë të detajuara për familjet, sipërfaqen dhe
fshatrat e kolonizuara, ai ka përdorur edhe statistikat e kohës kur kolonizimi
u bë me ndihmën e ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe.[11]
Mbretëria Serbe-Kroate e Sllovene, bëri
kërkese që të gjithë kundërshtarët e pushtetit të dorëzohen. Mirëpo, edhe pas
afateve të përcaktuara për tu dorëzuar, ka pasur kaçakë që nuk janë dorëzuar.
“Kaçakët e parë nuk janë dorëzuar edhe përkundër internimit të familjeve të
tyre. Kjo masë e luftimit të kocakëve, nuk solli rezultatet e dëshiruara.
Kështu, lufta kundër tyre u përfshi me aksione të armatosura për ta realizuar
programin e kolonizimit, kocakët u quajtën irredentist të jashtëligjshëm:
pronat e të jashtëligjshmëve u konfiskuan, familje të tëra u internuan në kampe
speciale.
Toka,
e cila, sipas dispozitave te mëparshme për përgatitjen e reformës agrare
(paragrafi 9) dhe dekretit për shpronësimin e pjesshëm te tokës te datës 12.
11. 1920, ishte e ndare kryesisht nga pronësia private, dhe tokat të cilat
pronarët i kanë braktisur.[12]
Sipas
statistikave të mbajtura në Departamentin Teknik të komisionit kryesor agrar në
Shkup, deri më 01 janar 1928, tokat prej 225.397 ha, ishin kufizuar për qëllime
kolonizimi dhe vetëm 111.602 ha ishin pastruar, ndërsa pjesa tjetër mbeti
pothuajse tërësisht në kontest. Vëmë re se në mesin e tokave të konfiskuara
ishte edhe pasuria e të vdekurve. Nikolla Pashiqi prej rreth 3000 hektar, i
kishte kolonizuar në afërsi të Tyrbes së sulltan Muratit në Kosovë.[13]Nikolla
Pashiqi gjatë fazës së parë të kolonizimit, prej vitin 1918-1921, i kishte
kolonizuar edhe 3000 hektarë tjerë, prona të shqiptarëve rreth manastirit të
Gracanicës, duke e përfshirë edhe lokalitetin arkeologjik për rreth qytetit
antik Ulpiana.
Kolonizimi
i organizuar i Kosovës dhe viseve tjera shqiptare u intensifikua me dekret
ligjin e 24 shtatorit të vitin 1920, i cili vlente vetëm për viset e jugut.
Komisionet e organeve të reformave agrare, shpronësuan 10.000 prona të
shqiptarëve, të cilësuara si kaçakë e jatak të tyre, dhe tokat e atyre
shqiptarëve, që nga presionet e xhandarmërisë serbe me dhunë i braktisën.[14]
Në
viset e Malit të Zi, e gjithë puna e komisionit agrar është mbikëqyrur nga
gjenerali Veshoviq, i njohur për masakrat e kryera në Dukagjin, i cili me
forcat e tij ushtarake ishte përqendruar në zonën kufitare me Shqipërinë, për
shkaqe të sigurisë nacionale, por edhe për mbrojtjen e manastireve ortodokse në
Deçan dhe Pejë, ku pronat rreth këtyre objekteve të kultit ishin paraparë që të
bëhen zona të pastra serbe.[15]
Të
gjithë udhëheqësit radikalë, mes tyre Nikolla Pashiqi dhe mbreti Aleksandër Karagjorgjevici,
ishin pronarë të pronave të mëdha në Kosovë dhe Maqedoni, dhe kjo ishte një nga
arsyet e pengimit të zbatimit të reformës agrare në rajonet jugore.[16]
kolonizimi
Nga
literatura serbe kuptojmë se si ushtria serbe i nënshtronte shqiptarët dhe kjo
mund të shihet nga përshkrimi i Dragisha Vasiqit, i cili e njihte mirë
Shqipërinë e Veriut si një rezervist i dërguar në vitin 1920, në një fushatë
ushtarake për pushtimin e tokave shqiptare. Vasiqi shkruan se fshatrat nëpër të
cilat kaluam ishin të shkreta, sepse, para disa ditësh ishin djegur nga trupat
tona, ne pasi fillimisht i kishim shkatërruar
me artileri, dhe vetëm disa shtëpi tymosnin, gjë që tregonte se në to
kishte ende njerëz. Këto janë shtëpitë e të besuarve tanë që u kursyen nga
ushtria e jonë.[17]
Me
dekretligjin nr.2119, të datës 12.02. 1920, themelohet në Beograd, Ministria e
Reformave Agrare e Mbretërisë Serbe-Kroate-Sllovene. Në kuadrin e kësaj
ministrie u formuan dy seksione, ai i përgjithshëm dhe ai agrarë.[18]
Çetat
e kaçakëve që vepronin në Kosovë, në vjeshtën e vitit 1919, dhe pranverën e
vitit 1920, luftuan kundër valës së parë të kolonizimit me sllavë që vendoseshin
me dhunë në shtëpitë dhe tokat shqiptare. Pushteti i vendosur sllav vepronte me
mjete dhune për ti dëbuar shqiptarët nga trojet e tyre etnike, dhe emëroi një komisar
të jashtëzakonshëm për të qeverisur me anë të pushkës, zjarrit dhe terrorit
gjatë procesit të kolonizimit të tokave shqiptare.[19]
Mbretëria
SKS, si komisar të jashtëzakonshëm për kolonizimin e tokave shqiptare e kishte emëruar
Mihajlo Cerovicin, me seli në Mitrovicë. Detyra dhe veprimtaria e komisarit
ishte që të përpiloj lista me familje të mëdha shqiptare nga Shkupi, Prishtina,
Peja, Tetova, dhe Prizreni, dhe këto lista i aprovonte komisari. Pas nënshkrimit
nga komisari Shtabi i armatës së III-të, ku qendrën e kishte në qytetin e
Shkupit, i lëshonte fletë ndjekjet për këto familje. Kundër këtyre familjeve
organizoheshin forca xhandarmërie – ushtarake të cilat ndërmerrnin aksione
frontale, kinse po i çarmatosin. Bazuar në një dokument zyrtar të kohës, autori
i këtij punimi e ka publikuar një listë prej 190 emrave nga Qarku i Prizrenit,
të personave të njohur me familjet e tyre. Të gjithë këta u shpërngulen gjatë
viteve 1919-1922, në Turqi, Bullgari dhe Shqipëri.[20]
Në
fillim të vitit 1919 në Kosovë filloj kryengritja kundër okupimit serb. Për një
kohë shumë të shkurtër nëpër male në frontet e luftës do të mobilizohen afro 10
000 kryengritës, që i drejtonte Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës. Vetëm në
Krahinën e Llapit e Galabit do të veprojnë mbi 2000 kryengritës. Ushtria serbe
e drejtuar nga Radovan Radoviqi do t` i bombardoi 14 fshatra të Llapit, duke e
rrënuar në tërësi fshatin Prapashticë dhe duke lënë me mija të vrarë.[21]
Por
kundër çdo të drejte të popullatës shqiptare, në konferencën që u mbajt në Versajë
do të shquhet diplomacia e shtetit të Francës.
Me
që popullsia shqiptare e Shqipërisë Kontinentale, ishte në kryengritje, për ta
lokalizuar dhunën me prapavijë diplomatike, do të themelohet “Zona Neutrale
Junikut” më 9 tetor 1920.
Në
këto rrethana të vështira, për fatin e mirë të kombit tonë, më 17 dhjetor 1920
Shqipëria pranohet anëtare e Shoqatës së
Kombeve me seli në Gjenevë.
Në sigurimin
e shqiptarëve dhe Kosovës në aspektin diplomatik do
të ndikojë Marrëveshja e nënshkruar me Italinë më 2 gusht
1920, për largimin e forcave italiane nga Vlora, dhe pranimi i
pavarësisë së Shqipërisë.
Nga
20 gushti 1920, menjëherë pas shuarjes së mosmarrëveshjeve ndërmjet Italisë dhe
Shqipërisë, qeveria shqiptare u përball me një problem të madh, pikërisht
konfliktin me Serbinë.
Ushtria
serbe, që nga viti 1918, kishin pushtuar territorin që i përkiste Shqipërisë të
njohur në traktatin e Londrës, të vitit 1913. Serbia kishte shkelur kufirin në
rrethinën e Shkodrës, edhe në atë të Dibrës, dhe vise tjera në Shqipërinë
Veriore dhe Verilindore. Mirëpo, si në rrethin e Shkodrës ashtu edhe në atë të
Dibrës, ata u zmbrapsën me shumë sukses nga popullata. Ushtria serbe hynte duke
lëvizur çdo ditë në brendësi të Shqipërisë. Qeveria shqiptare nuk kishte asnjë
rol në këtë situatë, por rezistencën kundër ushtrisë serbe e bënte popullata e
varfër e brezit kufitar. Popullata e fshatrave të Dibrës më në fund i ktheu
ushtarët serbë në kufirin e vitit 1913, madje i larguan ushtarët serb deri në
qytetin e Dibrës. Shqiptarët nuk tentuan ta pushtonin këtë qytet, edhe pse aty
nuk jeton asnjë serb, për faktin se ai iu caktua Serbisë nga Konferenca e
Londrës më 1913, si dhe nga frika se mund të ndodhte ndonjë ndërlikim i
padëshirueshëm ndërkombëtar.
Megjithatë,
ky nuk ishte plani i serbëve, të cilët u rikthyen me një ushtri të madhe, kaluan
kufijtë shqiptarë afër Dibrës dhe shkretuan 142 fshatra shqiptare, duke
masakruar popullsinë fatkeqe gratë, fëmijë dhe pleq që nuk ishin në gjendje të
ikin me pjesën tjetër të banorëve të rajonit të shkatërruar. (Kjo është
konfirmuar nga shtypi serb.) Pasi përfunduan këtë masakër, e cila është përtej
çdo përshkrimi, serbët marshuan drejt kryeqytetit shqiptar dhe tentuan të
kërcënojnë qeverinë shqiptare. Falë përpjekjeve patriotike të shfaqura nga
mbarë populli shqiptar, u pengua përparimi i serbëve drejt kryeqytetit
shqiptar.
Menjëherë
pas kësaj ngjarje qeveria shqiptare hyri në negociata me qeverinë serbe.
Mirëpo, bisedimet nuk çuan në rezultat, sepse serbët nuk donin të evakuonin
territorin që kishin pushtuar së fundmi, dhe kështu lindi një ngërç në
marrëdhëniet serbo-shqiptare. Qeveria shqiptare i ka dërguar së fundi një notë
zyrtare Beogradit duke kërkuar evakuimin e brezit të territorit shqiptar i cili
që nga momenti i armëpushimit ka qenë nën pushtimin serb, duke njoftuar se në
rast se Serbia nuk përmbush këtë kërkesë, çështja do të dorëzohet. në Lidhjen e
Kombeve, në të cilën të dyja palët janë anëtare. Gjithashtu, qeveria shqiptare
ka deklaruar synimin e saj për të dërguar një delegacion në Beograd, me qëllim
zgjidhjen e çështjeve në mosmarrëveshje mes dy vendeve.
Sipas
gazetës “Hak dhe “Pravda”, vetëm gjatë janarit të vitit 1921, në fshatin
Keqekollë nga ushtria e rregullt serbe janë vrarë 490 shqiptarë, në fshatin
Prapashticë u vranë 1020 shqiptar të pafajshëm, në Sharban u dogjën mbi 34 shtëpi,
rreth 30 banorë që u vranë, shumica prej tyre fëmijë, gra e pleq dhe foshnje
tre muajsh u dogjën në zjarre.[22] Përveç
këtyre fshatrave gjatë këtij viti masakra dhe vrasje u kryen edhe në fshatrat
dhe qytete tjera shqiptare që mbetën Brenda kufijve të MSKS si: Prishtinë,
Istog, Rahovicë, Pollatë, Brainë, Orllan, Repë, Nishec, Gërdoc, Lepajë, Beguncë,
Koshutovë, Kërpimehë, Braboniq, Lubozhdë, Rusinoc, NekocPrugoc, Pejë, Hajkobillë,
Lubeniq, Kotor, Ucë, Padalishtë,Leqinë, Jabllanicë e Madhe, Sharban, Bellopojë,
Decan, Isniq, Vitak, Strofc, Orrobërd, Kodra e Cërkolezit, Kovragë, Kërrninë, e
shumë vendbanime tjera shqiptare në Malin e Zi dhe Maqedoninë e sotme.[23]
Me
shuarjen e kryengritjes së shqiptarëve në vitin 1919, ushtria serbe vetëm në
rrethin e Rahavecit bëri krime të rënda në fshatrat: Në Gjurgjevik të Madh u
vranë 9 burra, u dogjën 42 shtëpi duke u plaçkitur e tërë pasuria. Në
Gjurgjevik të Vogël, u vranë 3 burra dhe i tëri fshati u djegë. Në Jashanicë u
vranë 16 burra, u plaçkiten dhe dogjën fshatrat Gllarevë, Përcevë, Sverkë të
Gashit, Volljakë. Në fshatin Çupevë, i tërë fshati me burra gra e fëmijë u
pushkatuan, fshati u djegë i tëri. Në Domanek, u pushkatuan 48 burra, në Turjakë
5 burra, në fshatin Zatriq me bajoneta u theren 27 burra dhe një grua me fëmijë,
në Drenoc, u vranë 3 burra, në kollë të Vushtrrisë 45 burra.[24]
Siç
shihet vrasja dhe kolonizimi i tokave shqiptare u bë me projekte dhe ligje të
posaçme në të gjitha fshatrat dhe vendbanimet shqiptare që kishin mbetur nën sundimin
serbë.
Vitit 1921 ishte një periudhë e
turbullt për Shqipërinë, me gjashtë, ndryshime të qeverive dhe konflikte të
brendshme dhe lufta me fqinjët e saj.
Me marrëveshjet imperialiste për paqen (mendohet
në Paqen e Versajit 1919), ka mbetur pas luftës rreth gjysma e popullit
shqiptar nën pushtetin e borgjezisë serbomadhe, kundër të cilës ushtron rrëgjim
robërues sikurse në Kosovë ashtu edhe në Maqedoni. Përpos kësaj, borgjezia
serbomadhe aspiron ta okupojë Shqipërinë veriore, përmes “çetave shqiptare” të
organizuara nga Jugosllavia
Ky
argument forcohej kur Shqipëria si shtet sovran, pranon mbrojtjen e pakicave
kombëtare brenda kufijve të saj. Ky orientim i krijoi Shqipërisë kapital
politik dhe diplomatik, për t` u përkujdesur njëherë, për Shqipërinë
Kontinentale (shqiptarët e mbetur jashtë kufijve të pranuar ndërkombëtar).
Shqiptarët
tani ishin ma të vetëdijesuar dhe ma të vendosur se kurrë që mos ta pranojnë
asnjë lloj pushteti të huaj.[25]
Shqiptarët
e parë që u ngritën në armë ishin ata të trevës së Vushtrrisë, duke e cukatuar një kufi në lumin Sitnicë në mes Serbisë dhe Shqipërisë. Pastaj kryengritja kundër
ushtrisë serbe do të zgjerohet në Rugovë, Plavë, Gusi dhe sidomos në Llap, duke
u internacionalizuar në shtypin e tërë Evropës.
Komiteti Mbrojtja Kaçake Kombëtare e
Kosovës, përveç veprimtarisë luftarake, vepronte edhe për vetëdijesimin politik
të popullit, që mos ti lëshojnë trojet e veta, të kundërshtonin kolonizimin e
tokave shqiptare dhe të denonconin bashkëpunëtorët e pushtetit. Çetat sipas
udhëzimeve të komitetit, mbanin tubime politike me qëllim të koordinimit të
veprimeve në terren. Një tubim i tillë me sugjerimin e komitetit është mbajtur
më datën 16 e 17 korrik 1920, pranë fshatit Murgullë në Llap. Në këtë tubim morën
pjesë çetat ë Llapit, Drenicës, Dukagjinit, Rrafshit të Kosovës, Shalës,
Karadakut.[26]
Një
pjesë jo e vogël e oficerëve francezë, plus oficerët mercenar rus që ishin
arratisur nga Rusia, mbeti apo erdhi në Kosovën kryengritëse si mercenarë.
Këtyre iu bashkuan edhe mercenarët rus dhe bjellorus që ishin dëbuar prej
andej. Kjo shtresë e oficerëve do të sillet me metoda xhelatësh ndaj
Rugovës, Plavës dhe Gucisë; Pas një kohe këto forca mercenare do të transferohen
si vrastar profesional edhe në Drenicë dhe Llap për ta shtypur çdo ndjenjë
kombëtare shqiptare.
Instruksionet
i merrnin nga oficerët serbë, ndërsa profesionalisht kjo forcë ishte e aftë të
kryej krime pa asnjë hezitim,
sepse si vrojtues ishin edhe ca oficerë të lartë francezë).
Lidhur
me këtë faktori ndërkombëtar, sidomos në Evropë i dominuar nga Franca do ta
trimërojë dinastinë serbe që të përdorë metodat më barbare në Kosovë me qëllim
që ta krijojë realitetin e Toplicës më 1878, që do të thotë kriteri i krijimit
të tokës së mbetur shkret dhe pastaj përmes kolonizimit të sllavëve dhe
shpërnguljes së shqiptarëve në Anadoll të krijohet realiteti i ri, për të cilin
Fuqitë nuk do të reagojnë çka do që të ndodhë. Megjithëkëtë, dukuri do ta
kritikojë me të gjitha mjetet shtypi i Kominternit dhe ai me ideologji majtiste
në tërë Evropën.[27]
Reagimet
e Mitahat Frashërit, reagimet e Fan Nolit, Reagimet e Komitetit Kosovës në frëngjishte
nuk ndikuan që të ndalen masakrat serbe ndaj popullatës së pa mbrojtur
shqiptare.
Spastrimi
etnik i myslimanëve osmanë 1821-1922) të autorit Justin Mc Carthy,e që sjellë
të dhëna rrëqethëse sidomos gjatë viteve 1912-1922, duke argumentuar një
katastrofë etnike , ka të bëjë kryesisht me fatin e shqiptarëve që i okupuan
Serbia, Mali i Zi dhe Greqia. opinioni anglez mjaftohej vetëm me informatën se
me mija shqiptarë të Kosovës janë detyruar nga terrori shtetëror serb të
stacionohen në rrugët e Bullgarisë dhe në fushën e Edrenesë. Shumica po vdesin
nga tifoja dhe sëmundjet tjera infektive, por askush nga Shoqata e Kombeve dhe Kryqi
i Kuq, nuk është i shqetësuar për këtë tragjedi popullore të popullit të ish
Vilajetit Kosovës dhe Vilajetit Manastirit. [28]
Pas
mbarimit të Luftës së Parë botërore, nga presioni i xhandarmërisë dhe ushtrisë
serbe, për ti zbatuar planet e qeverisë për kolonizimin e tokave shqiptare, vetëm
gjatë vitit 1919, për në Anadoll, u detyruan të shpërngulen 23.508 shqiptar, në
vitin 1920 u shpërngulën 8536, ndërsa në vitin 1921 u shpërngulën 24. 532
shqiptarë.[29]Po
kështu dëbimi i shqiptarëve me dhunë me
po kaq shifra të larta për në Turqi ka vazhduar deri në fund të viteve gjashtëdhjeta
të shekullit XX, me përjashtim të viteve 1941-1944.
Sipas
regjistrimit të popullsisë të kryer në vitin 1921 nga Mbretëria SKS, gjatë këtij
viti brenda kufijve aktual të Kosovës, jetonin gjithsejtë 439. 000 banorë, nga
të cilët rreth 359.000 ishin shqiptar, duke konstatuar se kjo shifër ishte dukshëm
më e madhe para pushtimit të tokave shqiptare në vitin 1912.[30]
Në
fund të dhjetorit të vitit 1920 dhe në fillim të janarit 1921, filluan
operacionet ushtarake në fshatrat e Llapi e Gallapit, ku krimet më të rënda u
kryen në fshatin Prapashticë, më datën 11 janar 1921, nën komandën e majorit
Radovan Radojeviq.[31]
Shqipëria pas mbarimit të Luftës së Parë
Botërore filloi të vendoste një autoritet efektiv në të gjithë zonën, territorin
zyrtar shqiptar, por kishte pengesa për shkak të veprimeve të krerëve të Mirëditës.
Shqiptarët e konsideronin të pamundur
“që ne po vinim si pushtues për t’i nënshtruar”, dhe ishin të bindur se “do të
dilnim kundër ushtrisë turke, të cilën edhe ata i urrenin”. Prenk Bib Doda,
plaku i fisit të Mirditës, komandant i 4000 burrave të armatosura, e la të
kalonte në paqe çetën tonë të parë, vetëm me marrëveshjen se do të sigurojmë
dhe japim fjalën e nderit se ne nuk kishim ndërmend të pushtonim Shqipërinë.[32]
Marrëveshja me serbët dhe kundërshtimi
i Tiranës zyrtare dhe pasi që ishte i gatshëm për
çfarëdo ndihme të hyjnë në marrëdhënie me serbët krijoi kundërshtar ndër
shqiptar. Këto ishin gabimet e Prenk Bib
Dodës, kryetar
(Kapedan) katolik të fisit Mirdita , i
cili u vra në vitin 1919 pranë kënetave të Lezhës. Pozitën e tij e zuri
Mark Gjoni, një i afërm i tij.
Mbretëria Serbe-Kroate-Sllovene, me një
përvojë për zbatimin e projekteve për pushtimin e tokave shqiptare që nga
shekulli i XIX, në muajin gusht të vitit 1919, e themeloi një seksion shqiptar
të posaçëm, në politikat e Ministrisë së Punëve të Jashtme, që ishte nën
autoritetin e drejtpërdrejtë të presidentit. Ky seksion ishte në departamentin
e katërt të shtetit, ku e drejtonte Tihomir Popovici, ndërsa “puna në terren”
iu besua përfaqësuesit mbretëror në Cetinje. Lubomir Neshiqit, delegat i
ministrisë së jashtme në Shkodër, Nikolla Jovanoviqit, zëvendës konsull në Dibër
dhe shefit në rrethin e Prizrenit Todoroviqit. [33]
Bazuar në pikëpamjet e Nikolla
Pashiqit, Kryeministri i atëhershëm dhe Ministri i Punëve të Jashtme të
Mbretërisë MSKS krijimi i republikës së Mirditës ishte me interesa strategjike
për politikat e tij.
Kryetar i Qarkut të Prizrenit Z. Todoroviq,
përkatësisht “në një raport të gjatë” të bërë më 12 gusht
Më 1920 përshkruan një takim me Zef
Ndoçin, përfaqësues i Mirditës, i cili theksoi: “Mirdita është kundër politikës
së pushtetit në Tiranë, dhe kurrë nuk mund të jetë në bashkim me Durrësin dhe
Tiranën.[34]
Në pranverën e vitit 1921, filluan
konfliktet e para të armatosura në mes të mirditorëve dhe forcave qeveritare të
Tiranës, që kishin pasoja të rënda për të dy palët.
Mirditorët i zhvilluan negociatat në
Prizren ndërmjet kapitenit Marka Gjoni dhe Ljubomir Neshiqit, përfaqësues të
qeverisë Mbretëria e MSKS. Në marrëveshje ata kishin nënshkruar një kontratë
prej shtatë nene, ku parashihej krijimi i një Republike shqiptare me emrin
“Shteti Shqiptar në Shqipërinë e Veriut”. Jashtë vendit do të ishte
përfaqësonte Beogradin, ndërsa njësitë ushtarake të Mbretërisë SHS do të ishin
në territorin e saj, me përparësi në shfrytëzimin e xeheve dhe ndërtimin e
hekurudhave. Kontrata është shkruar në një kopje me 18 firma, vula ose gjurmë
gishtash. [35]
Mark Gjoni në Prizren,
mori mbështetje nga Mbretëria SKS, për armë, para, dhe mbi të gjitha edhe
nga Ushtria e Bardhë Ruse e Vrangel, që ishin në shërbim të tij për realizimin e planeve për pavarësi të
mirditorëve nga Tirana dhe viset tjera shqiptare..
Ljubomir Neshiq nuk ishte i kënaqur me
atë që u arrit, pasi që qeveria në Tiranë nga fuqitë e kohës u lejua të
konsolidohej.
Pas negociatave në Prizren, Mark Gjoni
në fillim të korrikut 1921 shkoi fshehurazi dhe qëndroi në Beograd, ku u takua
me Nikolla Pashiqin për të diskutuar detajet nuk përgatiti themelet e një
shteti të ri. Sipas Nikolla Pashiqit, mbështetja e Republikës së Mirditës si njësi
autonom nën kontrollin e Mbretërisë së MSKS, ishte një goditje e rëndë drejt
Shqipërisë myslimane nën kontrollin e Italisë.[36]
Krijimi i Republikës së Mirditës në
praktikë do të ishte një protektorat i Mbretërisë së SKS. Marrëveshja
financiare e mëvonshme e 1921, donte të thoshte se Mbretëria e SKS jep dy mijë
xhandarë në muaj me pagesë "tre napolona secilit", për organet e
"administratës qendrore", 600 napolona ndërsa për shkollat ??100, që do të arrinin në "vetëm 7300 napolona në muaj.[37]
Mbështetja e dhënë nga Nikola Pashiq
për themelimin e Republikës se Mirditës
ishte pjesë e politikës së përgjithshme ndaj demarkacionit me Shqipërinë që
duhej të siguronte një pozitë më të favorshme për Mbretërinë e SKS.
Pas qëndrimit në Beograd, Marko Gjoni
shkoi në Prizren më 17 korrik 1921. shpalli pavarësinë e Republikës Mirdite dhe
atë në cilësinë e saj presidenti. Në fund të tetorit, forcat ushtarake të Mbretërisë e SKS e pushtuan Oroshin.[38]
Konferenca e Fuqive të Mëdha në Paris,
dhe përfaqësuesit nga Italia, Britania e Madhe, Franca dhe Japonia, dhe Lidhja
e Kombeve më 9 nëntor 1921, miratoi një vendim për njohjen Kufijtë shqiptarë
nga viti 1913, me ndryshime në favor të Mbretërisë SHS.[39]
Kundër Shqipërisë, vepronin së bashku
Mbretëria SKS dhe Greqia, përfaqësuesit e këtyre dy shteteve u përpoqën pa
argumente ti shfuqizojnë vendimet e konferencës së Londrës mbi kufijtë e Shqipërisë,
dhe që kjo çështje të mos shqyrtohet nga Këshilli i Lidhjes së kombeve, por nga
konferenca e ambasadorëve në Parisë. Në qershor të vitit 1921, në Këshillin e
Lidhjes së Kombeve, çështja shqiptare u mor në rend dite për shqyrtim të
argumenteve.[40]
Pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e
Kombeve, në dhjetor 1920, dhe vendimi i Konferencës së Ambasadorëve, i 9 nëntorit
1921 për Shqipërinë, ishin dy akte ndërkombëtare të cilat shërbyen për forcimin
e pozitës ndërkombëtare të shtetit shqiptar.[41]
Më 09 dhjetor Komisioni Ndërkombëtar i
Kufijve, në bazë të angazhimit të Komitetit të Kosovës, e formoi zonën neutrale
të Junikut, me nëntë fshatra, që qeveriseshin nga organet lokale, pa ndikimin e
Tiranës dhe Beogradit, andaj kjo zonë u bë çerdhe e lëvizjes nacional-çlirimtare
e Kosovës.[42]
Jusuf Buxhovi shkruan se kjo zonë, nga
pikëpamja juridike, ishte me një vetëqeverisje vendore, të natyrës fisnore, me
një pleqësi, nën mbikëqyrjen e një bajraktari.[43]
Armata e III serbe, do të urdhëroi komandën
e zonës kufitare me qendër në Prizren, të gjejë ndonjë pretekst për tu futur në
Junik. Që nga marsi i vitit 1921, Ahmet Zogu, do të kthehet kundër krerëve
kosovar, të cilët u pozicionuan kundër tij gjatë muajit janar e shkurt të atij
viti. Në fillim të janarit të vitit 1922, qeveria e Xhafer Ypit, e krijoi
gjyqin e lartë të shtetit, për çarmatosjen e popullatës në kufi me Mbretërinë
SKS.[44]
Më 27 janar, ushtria shqiptare e komanduar nga Prenk Jaku, hyri në zonën e
Junikut, pas një rezistence të vogël kaçaket u larguan nga Juniku.[45]
Me të hyrë në Junik, kaçakët u
shpartalluan disa kaluan në territorin e Shqipërisë, disa në zona të thella
malore, ndërsa çetat e Azem Bejtës dhe të Mehmet Konjuhit, u kthyen në Drenicë
e Llap, ku i kishin jatakët e tyre. [46]Armata
e Mbretërisë SKS, i autorizoj forcat e çetnikëve, të udhëhequra nga Miliq Kërstiqi
dhe Dimitrije Braceviqi, (të dytë kolonel rezervist), me xhandarmëri e artileri, më 17-19 qershorit
1922, të futen në Junik.[47]Nëse
i bëjmë një analizë, themelimi i kësaj zone neutrale, në atë periudhë të
krizave qeveritare, dhe ofensivës së ushtrisë serbe brenda zonës së kufijve të
paraparë me konferencën e Londrës, aspak nuk ishte e nevojshme për këto arsye: Kaçakët
u koncentruan në një zonë të vogël, duke ju krijuar hapësirë forcave ushtarake
serbe që të djegin fshatra të tëra e të vrasin shqiptar, pa ndonjë rezistencë.
Kjo zonë udhëhiqej sipas traditës fisnore, që shumë shpejt u panë edhe përçarjet brenda kaçakëve. Si zonë neutrale edhe ndaj
Shqipërisë dhe Serbisë nuk kishte shanse të mbijetoi gjatë pa u sulmuar nga
ushtritë e të dy shteteve, ashtu si edhe ndodhi kur u shua dhe kaçakët u
detyruan të largohen.
Problemi i Mirditës mbeti e hapur deri në fund të nëntorit
1921, kur trupat e qeverisë shqiptare të komanduara nga Ahmet Zogu hynë në
Orosh pa asnjë incident dhe e vendosën autoritetin e shtetit shqiptar në Mirditë.
Më 28 nëntor 1921, qeveria shqiptare dekretoi një amnisti të përgjithshme.[48]
Gjatë vitit 1921, sulmet e ushtrisë serbe të mbështetura
nga artileria, në përmasa të një operacioni të gjerë, të ndihmuara nga bandat
bjellogardiste të Vargelit, ndërmorën fushatë për vrasjen e shqiptarëve dhe djegien
e fshatrave të tyre. Duke e bërë bilancin e masakrave në Dibër me rrethinë gjatë
viteve 1912-1921, janë djegur 203 fshatra, u vranë 1698 qytetar të pafajshëm.
Prej tyre 260 fëmijë dhe 285 gra.[49]
Një masë tjetër e diskriminimit të shqiptarëve ishte
edhe konfiskimi i pronave të Kocakëve, kjo bëhej me qëllim të shpërnguljes së
popullatës shqiptare në Turqi. Ndër Masat më të rënda ndëshkimore, ishte
internimi i familjarëve të kocakëve jashtë territorit të Kosovës. Pas shpalljes
së ligjit për amnisti të vitit 1921, të cilit i përgjigjen një numër i vogël i
kocakëve, qeveria e Beogradit do të filloj zbatimin e masave ndaj të padëgjueshmëve
internimi në burgun e Nishit. Në kampin e Nishit u internuan familje të tëra
nga të gjitha qarqet e Kosovës[50]
Reprezaljet zbatoheshin edhe në fshatra
nëse kaçakët po ndihmonin, ose nëse lufta me kaçakët bëhej vetëm në zonën e
tyre. Familjeve të jashtëligjshme u konfiskohej e gjithë pasuria dhe ndonjëherë
u digjeshin shtëpitë. Fshatrat nga doli rezistenca u pushtuan me aksionin e përbashkët të ushtrisë dhe
xhandarmërisë, me shtimin e artilerisë. U regjistruan edhe trazira më të
mëdha, si “Trazirat e Llapit” (1920), e cila u shtyp brutalisht në fshatin
Prapashticë, shkruan Dimitrije Bogdsanovic[51]
Nga shkrimi i këtij autori, edhe pse mundohet ta arsyetoj aksionin dhe terrorin
kundër popullatës së pafajshme shqiptare, kinse kjo behej për krijimin e rendit
dhe luftën kundër kocakëve, këtu e pranon se aksioni për vrasjen e popullatës
civile dhe djegia e fshatrave në vitin 1921 është bërë nga ushtria e rregullte
e ushtrisë e pajisur me artileri dhe
xhandarmërinë e Mbretërisë serbo-kroate e sllovene.
Pas kësaj masakre në popull u bë
propagandë përmes klerikëve fetar, se krimet dhe djegiet e fshatrave shqiptare
i ka kryer “Rrëfia” (Grupe paramilitare jashtë organizimit institucional të
ushtrisë dhe xhandarmërisë), shprehje kjo me qëllim që të largohet nga përgjegjësia
ushtria dhe xhandarmëria serbe. Këtë
fjalë e gjejmë në bisedat e rastit me të moshuarit e këtyre fshatrave por edhe
në shkrimet e studiuesve shqiptar të cilët kanë shkruar për krimet e ushtrisë së
MSKS, që i bëri armata e rregullt e qeverisë së Beogradit.
Kjo temë është trajtuar mjaftë mirë në
librin Masakra ne Prapashticë dhe Keqekollë e shkruar nga Ramadan N. Ibrahimit,
1996[52],
ribotim 2011[53], pastaj
në librin “Monografia e fshatit Prapashticë”[54],
botim nga i njëjti autor në vitin 2008, në librin e Ali Berishës “Gallapi i
Prishtinës III 1912-1941”[55]
Në fshatin Prapashticë, komuna e
Prishtinës, pas djegies së fshatit u sollën 22 familje kolonësh në pronat edhe të disa pronarëve
shqiptar që kishin mbijetuar. Përpjekjet shtatëvjeçare të shqiptarëve nga ky
fshat, në kërkim të së drejtave në të gjitha instancat e organeve juridike të
Mbretërisë SKS, nuk dhanë asnjë rezultat. Përfundimisht ata u detyruan të
ktheheshin në qiramarrës ose në argat mëditës.[56]
Luftëtarët e armatosur që kundërshtonin
ripushtimin nga Serbia, filluan të quhen me fjalë Kocak nga serbët. Për të shkombëtarizuar
popullatën shqiptare serbët e dërguan një
divizion me ushtarë në Kosovë. Gjatë muajve janar 1921 e deri në muajin gusht,
vazhdoi një fushatë terrori ndaj popullatës shqiptare. Në të gjitha trevat
shqiptare filloj vrasja dhuna çarmatosja dhe shpërngulja e shqiptarëve.[57]
Komiteti i Kosovës më në krye Kadri
Prishtinën, duke e vlerësuar gjendjen kritike në terren, dhanë udhëzime që çetat
të mos angazhoheshin në luftë frontale me xhandarmërinë dhe ushtrinë serbe që
numëronte më mijëra ushtarë të mobilizuar, por të vepronin me formacione të
vogla, të lëvizshme, për të kryer aksione në befasi ndaj ushtrisë serbe. Në opinionin
botëror komiteti me argumente raportonte dhe demantonte për aksionet e ushtrisë
serbe dhe krimet që i bënte kundër popullatës civile. Në një protestë të
organizuar nga Komiteti thuhej se në rrethet e Prishtinës ushtria serbe qindra
fshatra i ka djegur, duke therë 4800 foshnja, gra e pleq, me qëllim të
kolonizimit të tokave shqiptare.[58]
Qeveria e ish Mbretërisë SKS, aplikonte
forma të ndryshme të gjenocidit ndaj popullatës shqiptare. Programi serbë për
gjenocid ndaj shqiptarëve i datës 16.04. 1920, me përpikëri e zbatuan toma
Popovici, Punisha Raciqi, Bozhidar Paunoviqi, Miliq Kërsta e shumë kriminel
tjerë aktiv në xhandarmërinë dhe ushtrinë serbe.[59]
Në këto rrethana të vështira për
popullatën shqiptare, serbët shpërndanin misionar dhe para të përvetësuar sa më
shumë krerë politik të rretheve, duke e shfrytëzuar edhe organizimin fisnor e
fetar të shqiptarëve. Pre e këtyre politikave ruso-serbe, të udhëhequra nga
Nikolla Pashiqi, ra edhe kapedani i Mirditës Marka Gjoni. Kadri Prishtina me anë
të një letre që ia dërgoj Aqif Elbasanit, i kritikonte për sjellje të turpshme të
disa anëtarëve të qeverisë, dhe rivalitetin italo-serbë, që i nxitnin që të
vihen në shërbim të tyre. Në këtë periudhë për të prishur qetësinë e vendit,
qeveria e përdori Preng Calin.[60]
Xhandarmëria e komanduar nga Bozhidar Paunovici, më 06
janar 2021, i filluan vrasjet e popullatës shqiptare në fshatin Karaqë, Zagorje,
të Vushtrrisë, pastaj vazhduan masakrat në Segashë, Popovë, Majacë, Bellopoje,
Gërdocë, Tërnavë, Sharban, Koliqë, Keqekollë dhe Prapashticë. Vrasje të
shqiptarëve gjatë kësaj ekspedite, janë bërë edhe në disa fshatrat tjera. Gjatë
marshimit të kësaj ekspedite ushtarake, shqiptar u vranë edhe në Ballaban,
Nishec, Orllan, Kalaticë etj. Në të gjitha këto fshatra u vranë shumë fëmijë
dhe të moshuar, por masakra më e madhe gjatë atij viti, është bërë në fshatrat
Keqekollë e Prapashticë.[61]
Me 10 janar të vitit 1921, arriti në Keqekllë dhe
Prapashticë. Me të arritur në Keqekollë e masakruan familjen e Mulla Ademit. Në
Prapashticë ushtria serbe i fton të gjithë meshkujt e moshës mbi 15 vite që të
shkojnë në një takim te xhamia e fshatit. Ata urdhërohen që secili fshatarë të
sjellë më vete ndonjë bagëti të imët për të ju afruar ushqim ushtrisë serbe.
Në fshatin Prapashticë ishin vrarë, djegur dhe
masakruar më shumë se 1000 banorë, shumë familje të tëra ishin djegur, shumë të
tjerë ishin zhdukur pa gjurmë dhe disa shpëtuan të plagosur. Për një kohë të
gjatë duke mos lënë familjarë dhe duke mos pasur kush të përkujdeset për
varrezat e të vrarëve, shumë pakë i dinë varrezat e familjarëve. Nga disa
familje shpëtuan, vetëm ata të cilët nuk kishin qene në familje natën kritike,
pra ata që atë natë kishin qene për vizita të rastësishme të
familjarët e tyre në fshatrat tjera.[62]
Nazim Gafurri, një personalitet i njohur shqiptar që
jetonte në Prishtinë, në ato vite ishte zgjedhur përfaqësues i shqiptarëve të
rrethit të Prishtinës, në parlamentin e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene.
Nazimi mbledhë informata nga terreni, shet një pjesë të pasurisë së tij, dhe
shkon në Shkup, që përmes telegramit të njoftojë mjetet e informimit dhe
institucionet qeveritare në Beograd, dhe Ligën e Kombeve. Për këtë tragjedi
Nazimi e njoftojë edhe Komitetin për çlirimin e Kosovës. Të dhënat e
grumbulluara nga terreni, për masakrat në fshatrat shqiptare, së pari u
publikuan në gazetën “Hak”, të cilën e nxirrte Xhemjeti. Për këtë rast kanë
shkruar edhe disa gazeta serbe dhe të huaja. Këto krime serbe ndaj shqiptarëve
u përmenden edhe në disa parlamente të shteteve evropiane. Pas angazhimit të
Nazim Gafurrit për ta ndërkombëtarizuar krimet serbe ndaj popullatës shqiptare,
shërbimet serbe organizojnë shërbëtoret e tyre që Nazimi të ofendohet, të
izolohet, anashkalohet. Shërbimet serbe i shtynin fëmijët që ta ofendojnë
Nazimin edhe kur ecte rrugë, fëmijët e gjuanin me domate, vezë, gurë me të
vetmin qëllim që Nazimi të reagoj ndaj tyre, në mënyrë që pushteti të merr masa
ndaj tij. Serbët duke e parë Nazimin si njëri të rrezikshëm për pushtetin e
tyre, si zakonisht e paguajnë një shqiptar që ta vrajë Nazim Gafurrin.
Siç shihet masakra e Prapashticës, është njëra ndër
masakrat më të mëdha të planifikuara nga ushtria e Mbretërisë
Serbo-Kroato-Sllovene, ndaj një popullate të pa mbrojtur, ku vetëm për një ditë
arriti të masakroje fëmije, gra e pleq vetëm se ishin shqiptarë.[63]
Nazim Gafurri ishte përfaqësues nga rrethi i Prishtinës
në Parlamentin Mbretëror në Beograd, shiti pasurinë e tij dhe shkoi në Shkup,
duke reaguar përmes telegramit në Beograd dhe i njoftoi mediat përmes gazetës
“Hak”, organ i Xhemjetit. Për këto
masakra më datën 16.02, ka shkruar edhe gazeta “Pravda”e “Radnicke Novine”,
pastaj “Besa Shqyptare” në Shkodër. ‘Dajti” në Tiranë etj . Ai mblodhi të dhëna nga terreni për të
njoftuar Komitetin për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës dhe ligën e Kombeve.[64] “La
Jeune République”, ka botuar, të dielën e 25 shtatorit 1921, në faqen e tretë,
rrëfimin e shkrimtares zvicerane për krimet serbe ndaj shqiptarëve. Terrori shtetëror mbi
shqiptarë po përhapej si lajm kudo neper Evropë, përmes shtypit socialdemokrat
i cili alarmonte: “ Deri me tash mbi 90 fshatra janë djegë, ndërsa popullsia
është masakruar .[65]
Në
vijim dokumentet theksojnë se në Kosovë po digjen fshatra të tëra, po vriten
njerëzit në masë. i tërë pushteti serb, shkruante shtypi i majtë, është vërsul
mbi shqiptarë.[66]
Nga
viti 1922, revista Serbe “Ilustrovani List” sjellë fotografi dhe përshkrim të
formës së ekzekutimit të luftëtarëve shqiptarë! Pushkatimi i grupit të
udhëhequr prej Faik Saidi, nga rrethi i Prilepit në Maqedoni.[67]Duhet
kuptuar se këto lajme ishin të pakta, sepse në fshatrat shqiptare, pranë lumit
Morava e Vardar, krimet ishin të tmerrshme dhe shumë më të mëdha, që nuk do të
zbulohen kurrë.
Opinioni
ndërkombëtar e kishte argumentin se si po sillet pushteti okupues serb ndaj
shqiptarëve, në përgjithësi, por ndërmerrnin ndonjë aksion për ti ndalur.
Terrori
shtetëror mbi shqiptarë po përhapej si lajm kudo neper Evropë, përmes shtypit
socialdemokrat i cili alarmonte: Deri me tash mbi 90 fshatra janë djegë, ndërsa
popullsia është masakruar shkruante shtypi i kohës .[68]
Tom Mrijaj, për planet e qeverisë serbe mes dy
luftërave botërorë, që të shpërngulë dhe kolonizoj tokat shqiptare e citon
thënien e hartuesit të njërit nga këto projekte Vasa Cubrilovicit i cili ka
shkruar se: “Arnautët është e pamundur për ti thyer, vetëm me anë të
kolonizimit gradual....Mënyra e vetme dhe mjeti i vetëm për këtë është forca
brutale e një pushteti të organizuar shtetëror, në të cilin ne jemi gjithmonë
mbi ta”.[69]
Pas shpërnguljes nga trevat etnike dhe vrasjes së
popullatës shqiptare, Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene, i kolonizojë tokat e
shqiptarëve me serbë e malazezë. Për këto masakra të kryera ndaj shqiptarëve,
ka reaguar edhe Kryetari i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes , që u
mbajt në Parisë më 29.04 2021.[70] Për
këto krime u diskutua edhe në parlamentin e Britanisë së Madhe, ku Albrey
Herbert, i përmendi masakrat serbe ndaj shqiptarëve kur dy batalione të
komanduara nga një major masakruan fshatrat e shalës, , Llpit e Galabit duke i
përmendur fshatrat Prapashticë e Keqekollë. Në vitin 1922, reagojnë edhe
fshatarët e Prapashticës që kishin mbijetuar, për masakrën e kryer nga ushtria
serbe dhe kolonizimin e tokave të tyre.[71]
Prapashtica gjashtë herë e djegur brenda 87 viteve të
shekullit XX, me mbi 1500 banorë të vrarë, dhe të masakruar nga forcat
ushtarake serbe, mbetet sot ndër vendbanimet shqiptare më të djegura, dhe me
numrin më të madh të viktimave gjatë shekullit XX.
Në këtë fshat banorët u theren me bajoneta, u dogjën të
gjallë, disa u zhdukën pa gjurmë dhe për fatin e tyre nuk kemi mësuar kurrë. Ndër
rastet prekëse për mbijetesë e banorëve të Prapashticës e Keqekollës, që janë
treguar nga të mbijetuarit, pa dyshim se është foshnja e vogël Selim Salihu, i
cili kishte mbetur gjallë në mes të borës dhe acarit të atij dimri. Sipas
rrëfimeve, kur fillon masakra ndaj popullatës civile, e ëma e Selmit, me
foshnjën e vogël në djep, dhe dy gra tjera të familjes së Veli Salihut, dalin
prej shtëpisë së tyre dhe tentojnë të largohen praj fshatit. Pa u larguar as
200 m nga shtëpitë e tyre, ushtria serbe fillon që ti gjuaj me armë. Du gratë
tjera vriten në vend ndërsa e ëma e Selimit, mbetet rëndë e plagosur. Ashtu e
plagosur bie për toke pranë një shkëmbi gati të mbuluar me borë. Me dorën e saj
e largon sa mundet borën nga shkëmbi, duke e rrotulluar djepin, me foshnjën e
vogël, duke e vendosur “Kaptellin” (Gjysmë rrethin, që përdorej për të
përkundur foshnjat) e djepit në shkëmb, në mënyrë që fytyra e
foshnjës të mos ketë kontakt me borën. Pas pak çastesh edhe e ëma e Selimit
ndërron jetë. Selimi mbetet i vetëm në mes të borës. Një ditë më vonë, disa
serbë ë malazezë nga rajoni i Medvegjës e kishin kaluar kufirin dhe ishin futur
në Prapashticë me qëllim që të plaçkitin dhe rrëmbejnë çdo gjë të vlefshme që
mundë të gjenin. Serbët i kishin marrë me vete edhe disa gra. Bazuar në
rrëfimet që kanë dalë më vonë nga vetë serbët pjesëmarrës në këtë ekspeditë për
të plaçkitur thuhet se por sa janë ofruar afër atyre kufomave e kanë dëgjuar
vajin dhe klithmën e Selimit të vogël. Serbët e urdhërojnë njërin prej tyre dhe
një grua serbe, që të ofrohet te foshnja dhe të shikojë se a është vajzë apo
djalë. Serbin që shkojë te foshnja e kishin porositur që nëse është vajzë ta
marrin foshnjën me vete, ndërsa nëse është djalë ta vrasin me një plumb. Gruaja
serbe kur ofrohet dhe e shikon foshnjën në atë gjendje dhe tri gratë shqiptare
të vrara pranë djepit, thotë se djalë qenka, Serbi e kthen pushkën dhe e shkrep
një plumb jashtë djepit, por nuk e vranë Selimin sepse e sheh që edhe ashtu ai
do të vdiste.[72]
Pasi që kalon kjo ekspeditë e serbëve, pranë këtyre
kufomave kalojnë disa kaçak shqiptar. Kaçakët hasin në kufoma dhe në djepin e
mbështetur në gurë. Kaçakët e marrin djepin dhe zbresin në një shtëpi të
braktisur në fshatin Keqekollë. Porsa hyjnë në atë shtëpi, në mesin e shtëpisë
e ndezin një zjarr. Kur e ndezin zjarrin e qesin një xhezve me ujë e sheqer që
të ngrohet. Njëri nga kaçakët e merr xhezven dhe përmes gishtit të tij, fillon
që ti lagë buzët e njoma të Selimit. Pas pak çastesh Selimi fillon të lëvizë
gjuhën dhe buzët e tij, për të thithur sherbetin përmes gishtit të kaçakut,
Selimi pasi ngrohet dhe e pinë sherbetin fillon të këndellet. Kaçakët fillojnë
që ta zhveshin Selimin, por sipas rrëfimeve lëkura e njomë e tij në disa pjesë
të trupit, mbetej në veshjet e Selimit. Selimin pasi e ngrohin, e
mbështjellin prapë me veshjen e tij, dhe e lënë të vetëm, pranë zjarrit në atë
shtëpi.
Kaçakët pasi ë lënë foshnjën në atë gjendje dalin në
fshatin Koliq, dhe tregojnë rastin. Në Koliq kishte qenë axha i Selamit, Veliu
i cili niset me vrap për ta gjetur Selimin. Veliu e merr Selimin dhe e dërgon
në fshatin Koliq. Selimi qëndron në Koliq, rreth 3 muaj, më pas u ri kthye në
vendlindje, u rrit me vuajtje të mëdha, por krijoi familjen, dhe sot jetojnë
pasardhësit e tij.[73]
Për
këto masakra në kujtesën e banorëve për të mbijetuarit mbetën rrëfime të
ndryshme dhe shumë prekëse të cilat u publikuan nga shumë historian: Adem
Ajvazi, shkruan se në fshatin Prapashticë, në familjen e një Musës, kishte
shpëtuar një vajzë 8 vjeçare e cila në momentin kur fillojnë masakrat në
familjen e saj ajo kishte hyrë në magje, dhe aty kishte qëndruar 7 orë, deri sa ushtria serbe ishte larguar.[74]
Një
rast tjetër prekës, që është zbuluar më vonë pas Luftës së Dytë Botërore, ishte
një vajzë e moshës rreth 15 vjeçare në fshatin Keqekollë. Vajza kishte qene
shume e bukur, shtatlarte sykaltër, kur ushtria serbe në vitin 1921 e masakrojnë
familjen e saj, udhëheqësi i ushtrisë serbe e ndan nga familja me qëllim që ta
merr me vete. Kalojnë shumë vite dhe nuk dihej për fatin e saj. Në vitet gjashtëdhjeta
të shekullit XX, disa tregtar nga Llapi, shkojnë për të blerë kumbulla në
fshatrat e Kushumlisë, dhe qëllojnë në familjen e saj. Por sa ofrohet mbrëmja
dhe këta nuk arrijnë që ti vjelin të gjitha kumbëllat, ju ofrojnë shqiptarëve që
të flenë një natë në shtëpinë ë tyre për të vazhduar punën ditën tjetër. Ndërkohë
ajo grua e shfrytëzon rastin të bisedoj me blerësit e kumbullave, duke ju
treguar rastin, si ushtaraku serbë e kishte marrë për grua. Gruaja i kishte
lutur që këtë tem mos ta bisedojnë me djalin e saj, pasi që ai këtë nuk e dinte
dhe nga krenaria për të atin, dhe urrejtja që e kishte për shqiptarët, do ta
vriste edhe pse e kishte nënë. Gruaja i porositë blerësit e kumbullave që të
shkojnë në fshatin Keqekollë, në truallin e saj të lindjes, të shohin a
ekziston ende dardha ku kishte lozur si fëmijë në oborre, afër pusit, dhe kur të
vinë herën tjetër ta njoftojnë për pamjen e truallit ku kishte lindur dhe
kaluar fëmijërinë. Ky rrëfim dëshmon se hordhitë barbare të ushtrisë serbe në
vitin 1921, kishin marrë me vete gra dhe vajza të reja, ku për fatin dhe përjetimet
e tyre nuk do të mësojmë kurrë.
Se
mbijetesa e shqiptarëve në brezin kufitar të sotëm me Serbinë, por edhe atyre që
në vitin 1878 mbetën nën sundimin serbë, ishte shumë e vështirë dëshmojnë edhe
rasti i Azize Namanir-Krasniqi (1916) e lindur në fshatin Prapashticë. Azizja në
vitin 1921, kishte qenë 4 vjeçare, kur ushtria serbe ja vranë babanë. E ëma e
Azizes me 3 fëmijë të vegjël, kishte arritur që të ik e strehohet thelle në
malet e fshatit Marec. Azizja ishte rritur jetime dhe me shume vuajtje në jetë.
Ajo martohet për Sadri Krasniqin (1916) në fshatin Makoc. Pikërisht pas 80
viteve, ushtria serbe në muajin prill 1999, e vranë Azizen në shtëpinë e saj, së
bashku me burrin e saj Sadriun, kunatin Fetiun (1921), dhe pasi i vrasin i djegin
kufomat së bashku me shtëpinë, duke e lënë të vrarë edhe Nexhmedinin (1958),
djalin e Fetiut, i cili kujdesej për pleqtë e sëmurë.
Për
dhunën dhe terrorin që ushtria serbe e ushtroi prej vitit 1878-1999, ndaj
popullatës shqiptare në malësinë e Prishtinës, nuk mundemi pa e përmendur edhe
një rast, të cilin unë së bashku me kolegun tim Emin Sallahu, gjatë, gjatë përnjohjes
së terrenit e kemi regjistruar në fshatin Koliq, komuna e Prishtinës nga vëllezërit
Fetah dhe Gani Latifi në lagjen “Qoku”. Fetahu, rrëfen se gjatë luftës së
fundit në mal, kishte hasur në kufomën e një vajze të re shqiptare, të cilën
ushtria serbe, pasi që e kishin dhunuar, e kishin shpuar me një dru (hu), prej
organit të saj gjenital e deri në gojë! Ai rrëfente i emocionuar dhe i trishtuar
si ja kishte hequr drurin dhe e kishte varrosur atë vajzë të re. Ky ishte njëri nga rastet e shumta i cili paraqet mizorinë
dhe barbarinë e forcave policore ushtarake dhe
paramilitare serbe, të cilat forca nuk kursyen moshë gjini apo kategori njerëzish (invalidë) të popullatës shqiptare.
Në
këtë shkrim, ne ofruam vetëm disa nga mijëra raste të viktimave shqiptare që u
vranë dhe masakruan nga ushtria serbe, që lexuesi të përjetoj në ndjenjat e
tij, keqardhje dhe dhimbje për viktima të pafajshme.
Të gjitha periudhat historike na shpjegojnë se serbët për dy shekuj me radhë ushtruan gjenocid sipas platformave të programuara në bashkëpunim të qeverisë serbe dhe kishës ortodokse, në të shumtën e rasteve të nxitura dhe përkrahura nga Rusia. Serbët tani e kanë formuar një mendësi me bazë gjenetike, për shfarosjen e popullatës shqiptare, me metoda më barbare dhe antinjerëzore, pasi që ata kurrë nuk u ndëshkuan për krimet e bëra, por përkundrazi gjenin përkrahje dhe mbrojtje nga shume shtete të fuqishme evropiane.
Foto 1. Sadri, Feti, Azize e Nexhmedin
Krasniqi, të vrarë në fshatin Makoc.[75],
Foto 2. Fetah Latifi, duke rrëfente si e kishte gjetur kufomën e vajzës me një
dru (hu), të shpuar përgjatë tërë trupit të sajë, nga organi i saj gjenitale
deti në gojë.[76]
Literatura dhe burimet:
1. Marenglen Verli: Kosova në funksion të historisë, studime, analiza, dokumente dhe 231 ilustrime, Vëllimi i dytë, “Botimpex”, Tiranë, 2003
2. Lush Culaj, Programet, Rregullorja dhe Organizimi i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës: Instituti Albanologjik i Prishtinës, Seria e shkencave historike 25-1995, Prishtinë, 1997
3. Hakif Bajrami: “Antimemorandum”, Klerofashizmi serbomadh, serish në ofensivë për gjenocid të mëtejmë në Kosovë, reagim ndaj memorandumit të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Shtypshkronja “Shkrola”, Prishtinë, 2004
4. Anton Panchev: Baza ideologjike e politikës gjenocidiale të shtetit serbë,”, Konferenca shkencore, 7 dhe 8 pill 2022, Gjenocidi serbë kundër shqiptarëve gjatë shekujve XIX-XX, Instituti i Historisë “Ali Hadri” Prishtinë, 2024
5.
Stefan Karastojanov: Kosova një analizë gjeopolitike, “Serembe”, Shkup,
2007
6. Spasoje Gjakoviq: “Sukobi na
Kosovu”, “Narodna knjiga”, Beograd, 1984
7. Jusuf Buxhovi: “Kosova 1912-1945”, “Jalifat Publishing”- Houston, “Faik Konica”, Prishtinë, 2015
8. Milovan Obradovic: Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu, 1918-1941, Shtypshkronja “Progres”, S. Gjorgjevic, Mitrovicë, Prishtinë, 1981
9. Branko Horvat: Kosovska
Pitanje, “Globus” Zagreb, 1988
10. Jusuf Osmani: Kolonizimi, reforma
agrare dhe shpërngulja e shqiptarëve nga Kosova 1918-
1941- Dokumente kolonizimi, Vëllimi I,
Shtypshkronja, Dukagjini Pejë, 2016
11. Liman Rushiti: Vjetri i Arkivit të KosovësXXVII-XXVIII, viti 2002, dëbimi i shqiptarëve nga Qarku I Prizrenit 1919-1922, Prishtinë, 2002, Prishtinë
12. Stephen Schëartz, “Kosova – Prejardhja e një lufte”, Ribotim në gjuhën shqipe, “Rrokullia”, Prishtinë 2006
13. Rrustem R. Berisha: Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999, vëllimi II, shtypshkronja “Grafical house- Faik Konica”, Prishtinë, 2019
14. Liman Rushiti: Krimi-gjenocidi ndaj shqiptarëve më 1912-1915 në funksion të pastrimit etnik dhe vazhdimi i tij më 1918-1921. Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, simpozium i mbajtur më 20-21 janar 1994, Prishtinë 1995
15. Ramiz Abdyli: Shpronësimi i fshatarësisë dhe kolonizimi serbo-malazez i trojeve etnike shqiptare 1912-1841, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, simpozium i mbajtur më 20-21 janar 1994, Prishtinë 1995
16. Adem Ajvazi; Masakrat dhe krimet serbe e malazeze dhe të tjerve në trojet shqiptare 1912- 1944, vëllimi I, Shtypshkronja, Lumëbardhi, Prizren, 2023
17.
Bogumil Hrabak, Dragosllav Jankoviq, “Srbija 1918, Sedma
Sila”, Beograd, 1968
18. Hakif Bajrami: “Antimemorandum”, Klerofashizmi serbomadh, serish në ofensivë për gjenocid të mëtejmë në Kosovë, reagim ndaj memorandumit të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Shtypshkronja “Shkrola”, Prishtinë
19. Marenglen Verli: Reduktimi drastik i popullatës shqiptare në Kosovë dhe vise tjera gjatë viteve 1912-1921, Konferenca shkencore, 7 dhe 8 pill 2022, Gjenocidi serbë kundër shqiptarëve gjatë shekujve XIX-XX, Instituti i Historisë “Ali Hadri” Prishtinë, 2024
20. Armend Mehmeti; Krimet e forcave serbe në Kosovë ndërmjet dy luftërave botërore 1918-1941, Konferenca shkencore, 7 dhe 8 pill 2022, Gjenocidi serbë kundër shqiptarëve gjatë shekujve XIX-XX, Instituti i Historisë “Ali Hadri” Prishtinë, 2024, fq. 126, M. Ndreca: 87 vjet terror dhe gjenocid shtetëror… fq. 53
22. Xheladin Shala, Ndërhyrja e Mbretërisë SKS, në cështjen e “Republikës së Mirëditës”, dhe rrethanat gjatë intervenimit më 1921, Instituti Albanologjik i Prishtinës, seria e shkencave historike, X-1980, Prishtinë, 1981
23. Akademia e Shkencave të Shqipërisë: Historia e popullit shqiptar III, Botimet Toena, Tiranë, 2007, fq. 204
24. Liman Rushiti, Vjetari i Arkivit të Kosovës 39-40, komiteti Mbrojtja kocake kombëtare e Kosovës dhe lëvizha kacake, Prishtinë, 2008
25. Jusuf Buxhovi: “Kosova 1912-1945”, “Jalifat Publishing”- Houston, “Faik Konica”, Prishtinë, 2015
26. Sali Kadria: Shpërngulja me dhunë e popullsisë së Dibrës nga ushtria jugosllave në vitet 1920-1921, Pasojat për shqiptarët dhe Shqipërinë, Konferenca shkencore, 7 dhe 8 pill 2022,
Gjenocidi serbë kundër shqiptarëve gjatë shekujve XIX-XX, Instituti I Historisë “Ali Hadri” Prishtinë, 2024
27. Adem Bunguri: Krimet serbe në Dibër gjatë viteve 1912-1921, Konferenca shkencore, 7 dhe 8 pill 2022, Gjenocidi serbë kundër shqiptarëve gjatë shekujve XIX-XX, Instituti I Historisë “Ali Hadri” Prishtinë, 2024
28. Milovan Obradovic: Agrarna Reforma I kolonizacija na Kosovu (1918-1941), “Progress- S. Gjorgjevica”- Kosovska Mitrovica, 1981
30. Ramadan N. Ibrahimi: Masakra në Prapashticë dhe Keqekollë, janar 2021, shtypshkronja, “Blend”, Prishtinë,1996
31. Ramadan N. Ibrahimi: Masakra në Prapashticë dhe Keqekollë, janar 2021, Gallapi, Prishtinë, 2011
32. Ajvaz Abazi, Qazim Namani, Ismail Ismaili, Ramadan N, Ibrahimi; Prapashtica Monografi, Prishtinë, 2008,
33. Ali Sh. Berisha- Arben Berisha, Gallapi i Prishtinës III, 1912-1941, “Printing Press”- Prishtinë 2009
34. Marenglen Verli, Reforma agrare kolonizuese në Kosovë 1918- 1941, Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Ndërmarrja botuese “Iliria” Bonn-Tiranë, 1991
35. Eqber Skëndi; Hoxhë Kadriu (Kadri Prishtina), Ndërmarrja Botuese “Rilindja”, Prishtinë 1992
36. Hakif Bajrami: Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi gjatë viteve 1912-1941, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, simpozium i mbajtur më 20-21 janar 1994, Prishtinë 1995
37. Pal Doci: Hoxhë Kadri Prishtina
jeta dhe vepra, “Art Grafik”, “Shtypur Geer”, Tiranë, 2005
39. Qazim Namani: Masakrat dhe Krimet serbe, malazeze dhe tjerëve ne trojet shqiptare 1912-1944, Prizren 2023
40. Tom Mrijaj: Plani shovinist i qeverisë serbe në periudhën mes dy luftërave botërore për kolonizimin e Kosovës gjatë viteve 1918-1941, Vëllimi I, Shtypshkronja, Lumëbardhi, Prizren, 2023
41. Izber Hoti: Shtypi i kohës në rrethanat shoqërore dhe politike në Prishtinë, me rrethinë në mes dy luftërave botërore, Revista e Institutit të historisë “ Kosova”, 1988, nr.17, fq. 806
42. Ali Sh.Berisha: Bashkia e Llukarit, - Monografi II - Masakrat serbe në Bashkinë e Lukarit, Prishtinë, 2000
43. Liman Rushiti, Lëvizja Kaçake në Kosovë
(1918-1928): Instituti i Historisë,
Prishtinë 1981
43.
Srbija i Albanci, II, f. 49; Treça Internacionala, libri i tretë
44. InforCulture.info, December
21, 2022
45. Fetah Latifi, fshati Koliq, komuna
e Prishtinës, intervistuar 03. 05. 2013
[1] Jusuf Buxhovi: “Kosova
1912-1945”, “Jalifat Publishing”-Houston, “Faik Konica”- Prishtinë, 2015, fq.
220
[2] Marenglen Verli: Kosova
në funksion të historisë, studime,
analiza, dokumente dhe 231 ilustrime, Vëllimi I dytë, “Botimpex”,
Tiranë, 2003, fq. 216
[3] Lush
Culaj, Programet, Rregullorja dhe Organizimi i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e
Kosovës: Instituti
Albanologjik i
Prishtinës, Seria e shkencave historike 25-1995, Prishtinë, 1997, fq. 161-178
[4] Hakif Bajrami:
“Antimemorandum”, Klerofashizmi serbomadh, serish në ofensivë për gjenocid të
mëtejmë në
Kosovë, reagim ndaj memorandumit të Kishës
Ortodokse Serbe (KOS), Shtypshkronja “Shkrola”, Prishtinë, 2004,
fq.44
[5] Po aty, fq. 44
[6] Anton Panchev: Baza
ideologjike e politikës gjenocidiale të shtetit serbë,”, Konferenca
shkencore, 7 dhe 8 pill
2022, Gjenocidi serbë kundër shqiptarëve
gjatë shekujve XIX-XX, Instituti i Historisë “Ali Hadri” Prishtinë, 2024,
fq.27
[7] Stefan Karastojanov:
Kosova një analizë gjeopolitike, “Serembe”, Shkup, 2007, fq. 131
[8] Po aty, fq. 131
[9] Po aty, fq. 131
[10] Po aty, fq. 140
[11] Milovan obradovic:
Agrarna Reforma I kolonizacija na Kosovu (1918-1941), “Progress- S. Gjorgjevica”-
Kosovska Mitrovica, 1981
[12] Spasoje
Gjakoviq: “Sukobi na Kosovu”, “Narodna knjiga”, Beograd, 1984, fq.18
[13] Po aty,
fq. 19
[14] Ramiz Abdyli:
Shpronësimi i fshatarësisë dhe kolonizimi serbo-malazez i trojeve etnike
shqiptare 1912-1841.
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës,
simpozium i mbajtur më 20-21 janar 1994, Prishtinë 1995, fq. 120
[15] Jusuf
Buxhovi: “Kosova 1912-1945”, “Jalifat Publishing”- Houston, “Faik Konica”,
Prishtinë, 2015, fq.
2018-
2019
[16] Milovan Obradovic: Agrarna
reforma i kolonizacija na Kosovu, 1918-1941, Shtypshkronja “Progres”, S.
Gjorgjevic,
Mitrovicë, Prishtinë, 1981, fq. 67: Për ne shqiptarët është me rëndësi të dimë
se të parët e
Nikolla Pashiqit, ishin me origjinë
shqiptaro-vllahe nga rrethina e Tetovës, ndërsa origjina e familjes
mbretërore serbe ishte me origjinë shqiptare e fisit Kelmend.
[17] Branko Horvat: Kosovska Pitanje, “Globus” Zagreb, 1988, fq. 38-39
[18] Jusuf Osmani: Kolonizimi, reforma agrare dhe shpërngulja e shqiptarëve
nga Kosova 1918-1941- Dokumente
kolonizimi, Vëllimi I, Shtypshkronja,
Dukagjini Pejë, 2016, fq. 50
[19] Liman Rushiti: Vjetri i Arkivit të Kosovës, XXVII-XXVIII,
viti 2002, dëbimi i shqiptarëve nga Qarku i Prizrenit
1919-1922, Prishtinë, 2002, Prishtinë, fq.
312
[20] Po aty, fq. 312
[21] Stephen Schëartz, “Kosova – Prejardhja e një lufte”, Ribotim në
gjuhën shqipe, “Rrokullia” Prishtinë 2006. Fq, 76
[22] Rrustem R. Berisha:
Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999, vëllimi II,
shtypshkronja “Grafical house- Faik Konica”,
Prishtinë, 2019, fq.183
[23] Po aty, fq. 183-215
[24] Liman Rushiti:
Krimi-gjenocidi ndaj shqiptarëve më 1912-1915 në funksion të pastrimit etnik
dhe vazhdimi I tij
më 1918-1921. Akademia e Shkencave dhe
Arteve të Kosovës, simpozium i mbajtur më 20-21 janar 1994,
Prishtinë 1995, fq. 93
[25] Bogumil Hrabak, Dragosllav Jankoviq, “Srbija
1918, Sedma Sila”, Beograd, 1968 f. 183
[26] Liman
Rushiti, Vjetari i Arkivit të Kosovës 39-40, komiteti Mbrojtja kaçake kombëtare e Kosovës dhe
lëvizja kaçake, Prishtinë, 2008, fq. 414
[27] Srbija i Albanci,
II, f. 49; Treça Internacionala, libri i tretë
[28] Arkivi i Londrës:
Public Record Iffice, FO 371-8712-6846; KMKK dhe Shoqata “Dëshira” e Sofjes më
1924,
Reagim
drejtuar Shoqatës Kombeve dhe Kryqit Kuq Ndërkombëtar
[29] Hakif
Bajrami: “Antimemorandum”, Klerofashizmi serbomadh, serish në ofensivë për
gjenocid të mëtejmë në
Kosovë, reagim ndaj memorandumit të Kishës
Ortodokse Serbe (KOS), Shtypshkronja “Shkrola”, Prishtinë, 2004,
fq.46
[30] Marenglen Verli: Reduktimi
drastik i popullatës shqiptare në Kosovë dhe vise tjera gjatë viteve 1912-1921,
Konferenca
shkencore, 7 dhe 8 pill 2022, Gjenocidi serbë kundër shqiptarëve gjatë shekujve
XIX-XX, Instituti i
Historisë “Ali Hadri” Prishtinë, 2024, fq.93
[31] Armend Mehmeti; Krimet e
forcave serbe në kosovë ndërmjet dy luftërave botërore 1918-1941, Konferenca
shkencore, 7 dhe 8 pill 2022, Gjenocidi
serbë kundër shqiptarëve gjatë shekujve XIX-XX, Instituti I Historisë “Ali
Hadri”
Prishtinë, 2024, fq. 126, M. Ndreca: 87,
vjet terror dhe gjenocid shtetëror… fq. 53
[32] Branko Horvat: Kosovska Pitanje, “Globus” Zagreb,
1988, fq.36
[34] Po aty,
[35] Po aty
[36] Po aty
[37] Po aty
[38] Po aty
[39] Po aty
[40] Xheladin Shala, Ndërhyrja
e Mbretërisë SKS, në çështjen e “Republikës së Mirditës”, dhe rrethanat gjatë
intervenimit më 1921, Instituti
Albanologjik i Prishtinës, seria e shkencave historike, X-1980, Prishtinë,
1981,
fq. 154
[41] Akademia e Shkencave të Shqipërisë: Historia e popullit shqiptar III, Botimet Toena, tiranë, 2007, fq. 204
[42] Liman Rushiti, Vjetari i
Arkivit të Kosovës 39-40, komiteti Mbrojtja kaçake kombëtare e Kosovës dhe
lëvizja kaçake, Prishtinë, 2008, fq. 413
[43] Jusuf Buxhovi: “Kosova
1912-1945”, “Jalifat Publishing”- Houston, “Faik Konica”, Prishtinë, 2015, fq.
1999
[44] Po aty, fq.200
[45] Po aty, fq.203
[46] Po aty, fq.205
[47] Po, aty, fq.201
[48] Sali Kadria: Shpërngulja
me dhunë e popullsisë së Dibrës nga ushtria jugosllave në vitet 1920-1921,
Pasojat për
shqiptarët dhe Shqipërinë, Konferenca shkencore, 7 dhe 8 pill 2022,
Gjenocidi serbë kundër shqiptarëve gjatë
shekujve XIX-XX, Instituti I Historisë “Ali Hadri” Prishtinë, 2024, fq.
152
[49]Adem Bunguri: Krimet
serbe në Dibër gjatë viteve 1912-1921, Konferenca shkencore, 7 dhe 8 pill 2022,
Gjenocidi
serbë kundër shqiptarëve gjatë shekujve XIX-XX, Instituti I Historisë
“Ali Hadri” Prishtinë, 2024, fq. 109
[50] Po aty, fq. 223
[52] Ramadan N. Ibrahimi:
Masakra në Prapashticë dhe Keqekollë, janar 2021, shtypshkronja “Blend”,
Prishtinë
[53] Ramadan
N. Ibrahimi: Masakra në Prapashticë dhe Keqekollë, janar 2021, Gallapi,
Prishtinë 2011
[54] Ajvaz Abazi, Qazim
Namani, Ismail Ismaili, Ramadan N, Ibrahimi; Prapashtica Monografi, Prishtinë,
2008, fq.52
[55] Ali Sh. Berisha- Arben
Berisha, Gallapi I Prishtinës III, 1912-1941, “Printing Press”- Prishtinë 2009,
fq. 114-195
[56] Marenglen Verli, Reforma
agrare kolonizuese në Kosovë 1918- 1941, Akademia e Shkencave të Republikës së
Shqipërisë, Ndërmarrja botuese “Iliria”
Bonn-Tiranë, 1991, fq.54
[57] Eqber Skëndi; Hoxhë
Kadriu (Kadri Prishtina), Ndërmarrja Botuese “Rilindja”, Prishtinë 1992, fq.
133
[58] Po aty, fq. 134
[59] Hakif Bajrami:
Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi gjatë viteve 1912-1941, Akademia e Shkencave
dhe Arteve të
Kosovës, simpozium i mbajtur më 20-21 janar
1994, Prishtinë 1995, fq. 145
[60] Pal Doci: Hoxhë Kadri
Prishtina jeta dhe vepra, “Art Grafik”, “Shtypur Geer”, Tiranë, 2005, fq. 62
[61] Qazim Namani: Masakrat
dhe Krimet serbe, malazeze dhe tjerve ne trojet shqiptare 1912-1944, Prizren
2023,
Fq.89
[62] Po aty, fq.92
[63] Po aty,
fq, 95
[64] Ramadan N. Ibrahimi:
Masakra në Prapashticqë dhe Keqekollë, janar 2021, Prishtinë 2011, fq. 49
[65] Radniçke Novine”, 20 VI 1920; Comite unis des Albanais
irredents, Les droits de l` Albanie a ses frontieres
naturel, Apel aux Natons du Monde
Civilise,Valone, 1921, f. 1-75
[66] “R. Novine”:, Slozno po Aranutima, 3 X 1920
[67] InforCulture.info,
December
21, 2022
[68] Radniçke Novine”, 20 VI 1920; Comite unis des Albanais
irredents, Les droits de l` Albanie a ses frontieres
naturel, Apel aux Natons du Monde
Civilise,Valone, 1921, f. 1-75
[69] Tom Mrijaj: Plani
shovinist i qeverisë serbe në periudhën mes dy luftërave botërore për
kolonizimin e Kosovës
gjatë
viteve 1918-1941, Vëllimi I, Shtypshkronja, Lumëbardhi, Prizren, 2023, fq
[70] Izber Hoti: Shtypi i
kohës në rrethanat shoqërore dhe politike në Prishtinë, me rrethinë në mes dy
luftërave
botërore, Revista e Institutit të historisë
“ Kosova”, 1988, nr.17, fq. 806
[71] Ramadan N. Ibrahimi:
Masakra në Papashticqë dhe Keqekollë, janar 2021, Prishtinë 2011, fq. 53
[72] Qazim Namani: Masakrat
dhe Krimet serbe, malazeze dhe tjerve ne trojet shqiptare 1912-1944, Prizren
2023,
fq 93
[73] Po aty
fq, 94
[74] Adem Ajvazi; Masakrat
dhe krimet serbe e malazeze dhe të tjerve në trojet shqiptare 1912-1944,
vëllimi I,
Shtypshkronja, Lumëbardhi, Prizren, 2023,
fq.202
[75] Foto: Ali
Sh.Berisha:Bashkia e Llukarit,-Monografi II-Masakrat serbe në Bashkinë e
Lukarit, f, 96.Prishtinë 2000
[76] Fotografuar nga Emin Sallahu, 2013