Kulturë
Blerim Rrecaj: Kur Shqipëria fiton
E enjte, 23.11.2023, 08:30 PM
Blerim Rrecaj
BLETA E NËNTORIT
Në
platonë e Pallatit të rinisë
Në
Prishtinë
Në
vazon e rëndë
Që
peshon si gur në vend të vet
Mbushur
me dhe
Mbuluar
me bar
Me
një luleradhiqe
Në
njërin skaj të saj
Rri
e thith nektar kjo bletë
Poshtë
në rrugë
Era
puth flamujt
E
Nëntorit të parë
E
Nëntorit të dytë
E
Nëntorit të tretë
KUR SHQIPËRIA FITON
Kur
Shqipëria fiton
Gëzimi
shpërthen
Zemra
e mendja mbesin pa fjalë
Mbesin
pa tekst
Kur
Shqipëria fiton
Një
ëndërr merr hov
Një
shpresë tjetër lind
Për
të mirin e të mbarin rrugëtim
LUTEM
Lutem
për paqe kudo nëpër botë
Lutem
dhe që hapësira shqiptare të mos jetë
Vatër
e krizave që përsëritem e s'kanë mbarim
O
Zot!
Komentoni