Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Blerim Rrecaj: Kur Shqipëria fiton

| E enjte, 23.11.2023, 08:30 PM |


Blerim Rrecaj

BLETA E NËNTORIT

Në platonë e Pallatit të rinisë

Në Prishtinë

Në vazon e rëndë

Që peshon si gur në vend të vet

Mbushur me dhe

Mbuluar me bar

Me një luleradhiqe

Në njërin skaj të saj

Rri e thith nektar kjo bletë

Poshtë në rrugë

Era puth flamujt

E Nëntorit të parë

E Nëntorit të dytë

E Nëntorit të tretë

KUR SHQIPËRIA FITON

Kur Shqipëria fiton

Gëzimi shpërthen

Zemra e mendja mbesin pa fjalë

Mbesin pa tekst

Kur Shqipëria fiton

Një ëndërr merr hov

Një shpresë tjetër lind

Për të mirin e të mbarin rrugëtim

LUTEM

Lutem për paqe kudo nëpër botë

Lutem dhe që hapësira shqiptare të mos jetë

Vatër e krizave që përsëritem e s'kanë mbarim

O Zot!