E enjte, 01.05.2025, 10:50 PM (GMT+1)

Kerko: aurel dasareti

Aurel Dasareti: Jam i tronditur nga mungesa e respektit për të moshuarit në atdheun e gjyshërve të mi

E enjte, 03.11.2022, 12:00 PM


Jam i tronditur nga mungesa e respektit për të moshuarit në atdheun e gjyshërve të mi

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Nuk isha në dijeni se shumë njerëz që punojnë në shtëpi pleqsh nuk janë aq të lumtur në punën e tyre, më thotë një studente e infermierisë nga Shqipëria.

Si pjesë e shkollimit të saj për infermierinë, një vit më parë ajo kishte një praktikë në një shtëpi të të moshuarve në qytetin e saj të lindjes. Aty ajo u trishtua. Përpara një paciente nëntëdhjetë vjeçare, ajo dëgjoi një infermiere t'i thoshte tjetrës: "Këtu nuk ka kurrë paqe dhe qetësi. Mendoj se do të më duhet ta marr menjëherë pelenën, në mënyrë që plaka e fëlliqur të mos më mërzitë kaq shumë. Më mirë do t`i jepja një shkop prapanicës." Pacientja ishte zgjuar, dëgjoi gjithçka.

Gjithnjë e më shumë të afërm të infermierëve dhe studentëve të infermierisë tregojnë për trajtim mos-respektues në shtëpitë e të moshuarve në trojet shqiptare.

Mungon respekti

Studentja infermiere T. L. shkruan për përvojat e saj nga stazhi me titullin “Sa e vrazhdë mund të jetë një infermiere shqiptare?”. Ajo kërkon një debat publik se si trajtohen të moshuarit në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tjera nën pushtim.

Shpresoj që ajo që pashë të ishte një rast ekstrem. Por unë kam folur me të tjerë që kanë qenë në praktikë dhe shumë prej tyre kanë reaguar për mënyrën se si trajtohen të moshuarit. Ka mungesë respekti në shumë vende, thotë ajo.

Pacientja që ajo vëzhgoi ishte e shtrirë në shtrat dhe kishte nevojë për ndihmë për shumicën e gjërave. Familja jetonte larg dhe nuk e vizitonte shpesh. Pacientja dukej e trishtuar. Shpesh ajo qante, sidomos natën.

Menaxhimi i dobët

Ajo që tregon T.L. është nën kufirin e poshtëm të sjelljes së pranueshme infermierore. Fatkeqësisht, dëgjoj disa histori të ngjashme si nga të afërmit ashtu edhe nga infermieret.

Dhe, studentja T. L. vazhdon me rrëfimin. Menaxhimi i keq do të thotë që një kulturë e keqe lejohet të zhvillohet midis punonjësve. Disa muaj më parë, një infermiere e sapoemëruar më tha se ndihej e stigmatizuar në vendin e punës sepse merrej me këtë profesion. Ajo tani ndihet aq e izoluar nga kolegët e saj sa po mendon të ndryshojë vendin e punës apo profesionin. Kujdesi për të moshuarit sot është i prirur të bëhet indiferent dhe letargjik (i ngathët, i fjetur). Tregu kërkon më shumë efikasitet sesa mëshirë. Kam frikë se ky do të bëhet një problem në rritje.

Qëndrimet (sjelljet)

Kjo histori nuk është për t'u habitur. Është më shumë një konfirmim që kemi një punë për të bërë. Kjo ka të bëjë me qëndrimet (sjelljet), thotë ajo.

Mungesa e ndërgjegjësimit të punonjësve duhet të jetë arsyeja pse mund të ndodhë episodi i dëshmitares T. L.

Po, ne shqiptarët e diasporës, këtë e kemi dëgjuar më parë. Për fat të keq. Në përgjithësi, stafi dhe trajtimi janë përkeqësuar që kur kanë filluar tenderimet nëpër komuna. Kur lejohet të zhvillohen qëndrime të këqija, kjo ka të bëjë shumë me personelin.

https://www.youtube.com/watch?v=9NDbNTjz0zE




(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Aurel Dasareti: Rusia feston vrasjen e fëmijëve ukrainas që janë duke fjetur Aurel Dasareti: Rusia përpiqet të mbulojë humbjet e saj në fushën e betejës me terror ndaj civilëve Aurel Dasareti: Rama është një ish qenie njerëzore që ka kaluar në shpërbërje totale Aurel Dasareti: Rusia dëshiron të fitojë, por Ukraina nuk dëshiron të humbasë Aurel Dasareti: Vetëvrasja e shqiptarëve, lehtësim nga çlirimi i vetvetes Aurel Dasareti: O shqiptar! Duaje të afërmin tënd, por mos lejo që ai të të mashtrojë! Aurel Dasareti: Koha është një elasticitet i lidhur me të dhënit përparësi Aurel Dasareti: Lajm i mirë nga ai front Aurel Dasareti: Shqiptarët kokëtul që votojnë për idiotë të tillë Aurel Dasareti: Shqiptarët duhet ta ndjekin Ramën deri në portat e ferrit Aurel Dasareti: Islamizmi radikal është nazizmi dhe komunizmi i kohës sonë Aurel Dasareti: Liria për shqiptarët do të thotë liri për të zgjedhur ata të cilëve duan t'u bëhen skllevër Aurel Dasareti: Diktatori mafioz po bën spastrim etnik të shqiptarëve Aurel Dasareti: Hipokritët u kundërvihen kriminelëve vetëm kur u përshtatet atyre Aurel Dasareti: Tradhtarët shqipfolës Aurel Dasareti: Shqipëria e qeverisur nga mafia, një nga vendet që u zhdukën Aurel Dasareti: 7 korrik, bashkohuni kundër tiranëve. Mëmëdheu po thërret! Aurel Dasareti: Me 7 korrik nisin protestat për rrëzimin e qeverisë së tiranëve. Bashkojuni! Aurel Dasareti: Nënshtrimi dhe bindja e verbër ndaj gjelave të feminizuar Aurel Dasareti: Mbijetesa biologjike e shqiptarëve është në duart e një maniaku të çmendur

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx