E marte, 03.08.2021, 07:24 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Tahir Zaimi: Lidhja e dytë e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit për mbrojtjen e Kosovës (IV)

E enjte, 04.12.2008, 10:14 PM


Kryetari i Komitetit të Kosovës me qëndër në Shkodër në vjetët 1918-1920 HOXHA KADRI PRISHTINA, ish Ministër i Drejtësis shqiptare.
TAHIR ZAIMI

Lidhja e II° e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit për mbrojtjen e Kosovës

 

Bruxelles - 1964

 

SHGENJIMI (= desiluzjoni) DHE REAKSJONI

 

Arma ma e fortë e Sllavëvet dh'e komunistavet përgjithësisht gjatë luftës s'dytë botnore ka qenë pa dyshim propoganda, e bazueme mbi rrënen, mashtrimin me dhelpni dhe mbi parullen gënjeshtare « shlirimi-nacjonal » që në realitet dhe në praktikë nuk asht tjetër veçse e kundërta e kësaj fjale, dmth. robnimi nacjonal i çde vendi nën terrorin e nji diktature proletare qi s'i njef aspak të drejtat e njeriut, as kurrfar lirijet, por ushtron me anen e forcës gjithnji e kudo nji rregjim shtypjeje dhe tmërri të vazhdueshëm. E kështu sikurse ranë viktim të kësaj parulle fallso disa popuj të Balkanit e t'Europës dhe populli i shqipnis s'1913-tës, u mashtrue edhe nji pjesë e popullit të Kosovës nga premtimet përkëdhelse : liri, autonomië administrative etj. me kusht por qi t'aderohej në rreshtat e forcave nacjonal-shlirimtare për t'a luftue e përzanë okupatorin ; por kurë kta — Gjermanët dhe Italjanët — u tërhoqen dhe u larguen definitivisht dhe vendin e zotnuen partizanët sllave-komunist asnji nga premtimet e dhanme nuk u mbajt dhe ndërsa Malit të Zi e Maqedonis iu njoft e drejta me pasë secila Republikat e tyne respektive, përkundrazi Kosovës qi kishte nji popullsi dy fish ma tepër nga ato, iu mohue kjo e drejtë, për t'u aneksue nga Republika e Serbis dhe disa pjesë dy republikave të sipripërmenduna. Si rrjedhje e këtij mashtrimi ishte e natyrëshme që të vinte reaksjoni. Qysh në fillim të vjetit 1945 akti i parë i fuqis pushtuese të jugosllavis që me ulë flamurin kombtarë të Shqiptarve, që ne ditët e para të ndryshimit të gjendjes ishte lejue të ngrihej e të nderohej ndër vise të banueme prej Shqiptarësh. Ky shgenjim (=desillusjon) suell me njiherë reaksjonin e popullit i cili zu të shpërthëj në kundreshtime e në mosbindje civile dhe në demonstrata patriotike qi filluen të tërtetohen në disa vise të Kosovës.

 

DEMOSTRATA E ZHURIT

 

Në ditët e para të Dhetorit 1944, shfaqjen e parë të këtij reaksjoni e dhanë banorët trima të Kat. Zhuri (nji katund prej 300 shtëpijash të rretheve të Prizrenit) të grumbulluem, i madh e i vogël prej 14 e deri më 70 vjeçësh, t'inkuadruem në rrështa dhe tue formue nji kortezh prej 350-400 vetësh e të primë prej flamurit kuqe-zi e me lodra e kangë kambtare marrshojnë mbi Prizren, ku shkaktojnë më nji anë gëzim e entusjazëm në popull dhe në tjetren shqetsim e panik për autoritetët qeverritare të Jugosllavis komuniste. Në qendren kryesore të qytetit historik qi quhet «Shadravan» mbahen fjalime të zjarrta para turmës popullore dhe brohoritët : «rrnoft Shqipnija !, rrnoft Kosova shqiptare !, duem liri, duem flamurin t'anë... etj. » dhe me gjith masat shtrenguese që marrin autoritetët e sigurimit për me ndalue demonstratën e cila iu që e papritme, dhe përpjekjet për me zbulue e arrestue inicjatorët e demostratës, demostratorët guximtarë, mbasi u sollen dhe shetitën rreth 'e rrotull të gjitha rrugat kryesore të qytetit, ashtu sikurse ishin kornpakt dhe të bashkuem, këthyen prap ndër shtëpijat e tyne, të kënaqun se kishin krye nji detyrë patrijotike kundër pushtuesit grabitqarë.

 

Shfaqjet e armatosuna

 

Fillë mbas pushtimit të vendit nga fuqit sllavo-komuniste nisin të vertetohen shfaqjet e armatosuna anti-qeverritare në Ferizaj, Gjilan, Janjevë, Preshevë, Gjakovë, Drenicë e tjera vise të Kosovës.

 

LUFTA E FERIZAJ

 

Si mbas nji vendimi të marrun me 27 Nanduer 1944 në katundin Petkoviq të Gjilanit nga luftarët nacjonalistë Ing. Adem Selimi, Qazim Sefa Llugaxhija, Prof. Ibrahim Kelmendi, Hysen Terpeza, Abdyl Hensi e tjerë, nji fuqi prej 300 burrash, luftarë entusjazët, me 1 Dhetuer 1944 sulmon qytetin e Ferizaj — i konsideruem si kyç i komunikasjoneve që lidhë Prishtinen, Prizrenin e Gjilanin me Shkupin — dhe atje zhvillohet nji luft'e ashpër e cila vazhdon trië dit'e nett, ku qe angazhue edhe nji numer rreth 3000 partizanësh t'ardhun nga Shkupi e rrethe të tjera, qi me mxi nbërrijten m'e zotnue situaten e m'e shpetue qytetin kyç me randësi strategjike. Në kët luftë që pat mjaft të vdekun e të plagosun në të dyja anët luftuese ranë deshmorë : Komondanti i bataljonit «Zija Gashi», Selim Maçastena bashkë me dy vllaznit e tij dhe atdhetari

 

 

 

 

Hamdi Mramori

Kadri Hamidi 42 vjeç

Ramush Ramadani

Qerim Kadrija

Avdi Velija

Xhem Gorani

Hamdi Imeri

Ymer Syla

Zejn Gorani

Zeç Islami

Ibrahim Mustafa

Zymer Salihi

Hasan Alija

Taf Hasani

Ymer Halimi

Selman Hasani

Sherif Jashari

Shaban Sherifi

Nuh Hamidi

Ramadan Neredimja

Bajram Shaqiri

Sadik Shaqiri

Bajram Muslija

Islam Zeqiri

Rexhep Sadiku

Jonuz Shaqiri

Adem Gashi

Aqif Ahmeti

Selman Ahmeti

Ali Kajtazi

Halit Ajeti

Shefki Rahovica

Dul Kaçaniku

Lah Shedadi

Hajriz Viçaj

Tadej Marku

Ajdin Matoshi

Osman Petrofci

Daut Sejefi

Kel Lora

Riza Goga,

Abdyl Dura

Ram Beka

Rasim Dushki

Rexhep Zaptija

Ymer Rubla

lljaz Dherbani

 

 

Atdhetari i vjetër Ymer Devetaku mbas shum përpjekjesh e luftimësh me Brigadat komuniste-jugosllave neper male gjatë dy vjetve qe ka qendrue i arratsun, në prenaveren e vjetit 1947, në nji ndeshje të përgjakëshme me partizanët asht vra bashkë me gruen e tij fisnike që e ka shoqnue në vuejtje deri në çasin tragjik të vdekjës. Në luften e Ferizaj që përshkruem ma sipër dhe ka përfundue me katër Dhetuer 1944, numri i të vramve ka qenë mjaft i madh, kurse edhe aj i anës kundreshtare thuhej se kalonte 400 vetët.

 

EDHE JANJEVA E VOGEL NUK MBETET MBRAPA

 

Shi n'ato ditë të fillirnit në Dhetorit që në Ferizaj po zhvilloheshin luftimet për t'a shlirue qytetin kyç të komunikasjoneve të Kosovës, edhe atje në buzë të kufinit, në Janjeven e GJEÇOVIT, pelcet lëvizja e kundreshtimi me armë i çetave t'organizueme prej Rushdi Janjevës, i cili me nji sulm të befasishëm vë në panik autoritetët qeverritare që nuk dijnë kah t'ia mbajnë dhe për pak do të nepshin verë, po mos t'u kishin mbërrijtë në ndihëm të tyne nga Serbija fuqi të motorrizueme m'e shpetue e zotnue gjendjen.

 

TENTATIVA PER ME E LIRUE GJILANIN

 

Luftari i vendosun Mulla Idriz Gjillani icili nuk kishte afër vedi veçse 18 trima të betuem për luftë kundër anmikut po pregatitte e po shestonte plane për të bashkue fuqina të rëja për m'e shlirue Gjilanin dhe të burgosunit shqiptarë n'atë qytet dhe ndërsa po merrej me këto pregatitje, nji fuqi prej 1800 partizanësh t'armatosun me armë të reja, me mitralioza e me mortaje, me 2 Kallnuer 1945 e sulmojnë dhe ndeshja e parë fillon në majen e Gollakut, ku si vetima edhe në ndihëm të prisit të Gjilanit mbërrinë njl fuqi prej ma se 1000 luftarësh bash kurë aj, zanë vend pranë nji kërrshi e po luftonte si zana me ata pak shokë të tij kundër partizanve serbo-maqedonas q'e kishin rrethue nga të gjitha anët, por me gjith kohen e vështirë me shi e borë që po binte, qendresa vazhdonte e ashpër dhe zgjati mase 40 orë tue i dërmue shum keq komunistët, Brigada e të cilvet humbi 80 % nga efektivet e sajë, tue u shtrengue, me 240 pushktarë q'i kishin teprue, të tërhiqet në Gjilan, ku mandaj me të mbërrijtun të forcave të rëja — si represalje — ata masakruen gjithë të burgosunit shqiqtarë dhe qytetarë të tjerë, ndër të cilët edhe 72 gra e vajza të mjera.

 

Në Pejë :

 

Përveç Qerim Begollit me vllaznit e tij që janë përmendë ma sipër janë vra :

 

Xhelal Preveza, Ish Prefekt,

Sejfedin Begolli, ish kryetar i Baskis,

Muharrem Mitrovica, ish Nenprefekt,

Emrush Muftari,

Muç Muçolli,

dhe 1630 të tjerë, të rretheve, përveç 1970 viktimave nga

qytatarët e Pejës që kanë humbë jeten ditën e bombardimit

të qytetit me 14 Gusht 1944.

 

Në Mitrovicë:

 

Përveç Aqif Blutës q'asht përmendë ma naltë në radhen e Kryetarve të Lidjës s'Prizrenit, janë pushkatue nga partizanët jugosllav :

 

Mujo Boletini, i biri i ISA Boletinit,

Asllan Boletini, ish Prefekt » ,

Kapllan Boletini, » ,

Skender Boletini, » ,

Etem Ferhati, ish Nenprefekt » ,

Osman Salihi, Tregtar » ,

Hilmi Hasan Aga, » ,

Musa Çollakoviçi, » ,

Jusuf Mexhidi, ,

Ing. Aziz Mexhidi,

Tefik Bekteshi,

Major i Gjindarmaris, Prenk Pashko,

dhe qinda të tjerë me viktimat e bombardimit që nuk ka qenë e mundun të rregjistrohen emnat e tyne.

 

Në Vuçiterrn :

 

 

Adem Vocaj, ish depytet dhe njeri me influencë

Hamdi Gashi, ish Nenprefekt

Rexhep Stanoci,

Jahir Selmani,

Hasan Caka,

Bahti Islami,

Haxhi Ferizi,

Abdullah Hasani,

 

 

Etem Vocaj me nja 20 luftarë të tjerë, të ngujuem në kullat e tyne, janë sulmue e rrethue prej nji Rregjimenti komunistash serbë kanë përballue nji luftë që ka vazhdue mase 40 orë dhe në fund të qendresës janë djegë flakë nen pullazin e kullave të shëmbuna prej predhave të topave e të mortajeve. Edhe Tahir Etem Vocaj, nji djal'i ri e trim i pashoq, me gjithse i plagosun me disa varrë në trup dhe mbas nji qendrese prej 24 oresh, ka ça rrethimin dhe ecë 7 kilometra deri në nji shëj vendi, ku bjen i mërdhimë e i vdekun mbi borë. Në katundin Kovaçicë të Shalës s'Bajgorës Ukshin Kovaçica me vllaznit e tij, i rrethuem prej partizanvet kanë luftue tri dit'e nett tue shkaktue vdekjen e 50 partizanve. Gjith'ashtu edhe Osman Binaku nga kat. Lupç i rretheve të Vuçiterrnit me gjithë mashkujt e shtëpis së tij, të mbyllun në nji podrum të fortifikuem, kanë luftue mase 20 orë, derisa janë vra të gjithë nga partizanët komunist q'i kishin rrethue.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora