Kerko: xhafer leci
Xhafer Leci: Kush e përgjaku Lëvizjen?
E diele, 08.11.2020, 10:31 AM
Kush e përgjaku Lëvizjen?
Nga
Xhafer Leci
Ibrahim
Kelmendi duhet ta dijë: Kush e solli nga Zvicra Kadri Zekën, për ta vrarë së
bashku me vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla në Gjermani, me 17 janar 1982?
Si
i dyshuar për implikime-nxitëse dhe përçarëse në vazhdën e këtij krimi, nga
viti 1982,Ibrahim Kelmendi vazhdon të dyshohet edhe për implikime tjera
politike të vrasjeve të vitit 1997 në Shqipëri dhe,para,gjatë e pas luftës në
Kosëvë,gjithnjë sipas modelit komunist të diktatorit stalinistit Enver Hoxha.
Ibrahimi,
pa ofruar asnjë dëshmi për bashkimin e tri organizatave, ka titulluar-botuar
librin: Lëvizja Lindje e Përgjakur – Bashkëbisedim me autor Bedri Islami.
I.Kelmendi
dyshohet të ketë qenë i ngarkuar me detyra të caktuara nga UDB-a jugosllave dhe sigurime tjera të
huaja.Këtë mendim kanë shprehur edhe shumë shqiptarë të tjerë, jo vetëm unë.
---
Ish e fejuara e Kadri Zekës, Saime Isufi, shkruan:- ”Kadri Zeka do të udhëtonte
në Gjermani, më 12 janar 1982, do të takohej me vëllezërit Gërvalla dhe do të
bashkoheshin pikërisht më 17 janar 1982...”
-Në
librin Lëvizja (Lindje e Përgjakur)
-
Bedri Islami:- “ ...Të ndërtoni tri ditët e parathemelimit, pra, të ktheheni në
datat 14, 15 dhe 16 janar 1982. Çfarë ndodhi në ato tri ditë? Faqe 25
>
Ibrahim Kelmendi:- “...Të enjten e 14
janarit të vitit 1982 Kadri Zeka erdhi për vizitë në Gjermani, më konkretisht,
në rrethinë të Düsseldof-it... Ai erdhi edhe pse donte të më takonte dhe, së
bashku, të takonim patriotët e angazhuar të asaj ane...” F. 25-26
Xh.Leci-komenti
im:- Kush ishin ata patriotë? Kur dihet se Kadri Zeka nuk ka njohur askënd në
Düsseldof, përveç teje Ibrahim? Tek kush mund të ketë ndejur-fjetur, Kadri
Zeka, dy ditë e netë, me 12 dhe13 janar 1982? Sigurisht jo tek nëntokësorët,
nuk ka dilemë se përmes shqipfolësve,
UDB-a e kishte përgaditur gjatë planin dhe terrenin, për vrasjen e Jusuf e
Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, më 17 janar 1982, në Untergruppenbach-Heilbronn
të Gjermanisë.
-Bedri
Islami:- ...”Si u njohët me Kadri Zekën? Ku? Kush ju njohu? Në cilin vend u
takuat për herë të parë? F.46
>Ibrahim
Kelmendi:- “KadriZeka ishte një idealist 24 karatësh, nëse mund të shprehem
kështu, por me bindje komuniste... Që të dy, (Jusufi e Kadriu)dëshironin të
organizoheshim, sipas modelit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore, që do të
udhëhiqej nga pararoja komuniste...” Faqe 46-48
Xh.Leci-komenti
im:- Pse I.Kelmendi, flet aq gjatë dhe
anash kalon pyetjet më të rëndësishme të shtruara nga B.I., duke mos u përgjigjur
se ku, përmes kujt dhe kur është njohur për herë të parë me Kadri Zekën? Vetëm
Ibrahimi e di pse nuk është përgjigjur dhe çfarë fshihet këtu?! I.Kelmendi fletë për aftësitë e Kadri
Zekës...,duke bërë krahasime në mes Kadriut dhe Jusuf...
Duke
përmendur edhe disa emra të veprimtarëve të njohur, në kontestin negativ...!
Nuk është për tu habitur, pse Bedri
Islami,ish gazetar i “Zërit të Popullit” me diretktivat e krerëve të Partisë
Socialiste,erdhë nga Shqipëria me 1992, për
tu bërë kryetar i Degës së LPK-së në Gjermani-Evropë, në vitet e Luftës
në Kosovë 1998-1999, pa i njohur strukturat e kësaj organizate, vetëm për ta
pasur nën kontrollin e Tiranës zyrtare Luftën e fundit! Bedriu, i njohur si
puntorë detektiv i SHISH-it në kohën e komunizmit të diktatorit stalinist Enver Hoxha,
takimin e parë kishte bërë me I.Kelmendin, cilit qellimisht nuk i
ripërsëritë pyetjet e rëndësishme cilat
anash kalon pa u përgjigjur I.K.?!
-Bedri
Islami:- “Tani le të vijmë te data e 17
janarit. Me thatë se keni udhëtuar së bashku me Kadri Zekën dhe me një mikun
tuaj drejt banesës së Jusuf Gërvallës...” Faqe 55
>
Ibrahim Kelmendi:- “Sa për saktësim,ju thashë se na kishte ftuar Jusufi dhe si
pikë takimi kishim banesën e Murat Kryeziut,në Bernhausen qytezë afër aeroportit
të Shtutgartit.Aty kemi qëndruar deri pas mes nate.Prej aty Jusufi na ka marrë
në shtëpinë e tij...,duhet të kemi arritur rreth orës 03.00... Thënë, ndoshta
naivisht, unë ndihesha më i çliruar për të nxitur biseda,sepse kohëve të
fundit,sidomos në dasmën e Kadriut e
Saimes,ushtroja rolin nga pozita e neutralit,ndërmjetësuesit në mes të Jusufit
dhe Kadriut...Pastaj i dhashë të drejt vetes ta informoja Jusufin për bisedat
që kishim pasur dy ditë te fundit me bashkatdhetarë në Düsseldof
e rrethina,- se ju ka folur kryesisht shoku Zeqë- ( meqë emrin e
vërtetë,Kadri nuk ia dija)..., Jusufi..., duke përmbyllur bisedën se kishte
vendosur t`i thoshte PO bashkimit,një çast e më parë.Në këtë frymë foli edhe
Kadriu, duke i thënë PO bashkimit. Sapo përfundoi Kadriu, Jusufi u ngrit në këmb dhe i zgjati dorën
Kadriut:” Atëherë për hajr na qoftë
bashkimi,”duke u përqafur mes tyre tepër shoqërisht. Pastaj më përqafuan edhe mua për bashkimin e sapomiratuar...” Faqe
55-59
Xh.Leci-komenti
im:- Z.I.Kelmmendi, Kadri Zeka nuk ka
njohur asnjë bashkatdhetar tjetër për pos teje në Düsseldof e rrethina. Si ka mundësi, të marrësh pjesë
në dasmën e Kadriut e Saimes,me 2 janarë 1982, dhe pastaj të vije Kadriu nga
Zvicra tek ti vetëm 12 ditë pas dasmës, për bashkimin e tri organizatave , të
Jusuf Gërvallës LNÇKVSHJ, Kadri Zekës OMLK dhe Ibrahim Kelmendit Fronti i Kuq
Popullor dhe, tri ditë ta shoqëroje Kadriun nepër bashkatdhetarë,miqë tuaj në
Düsseldof, e mos të ia dije emrin e vërtetë,por kinse e paskit njohur vetëm me
emrin trillues-pseudonimin shoku, Zeqë?!!!
Një shembull: Më 30 maj 1981 në Gjenevë të Zvicrës qe organizuar një
demonstratë. Me autobus udhtuam nga Sindelfingeni i Gjermanisë: Unë Xh.Leci,
Bardhosh Gërvalla,Selim Koca, Nami Ramadani,Hismet Klaiqi, Nuhi Sylejmani,Jakup
Biçkaj, Beg Leci, Nazim Kqiku e shumë të tjerë. Dikush nga pjesëmarrësit në
këtë demonstratë,me të përfunduar fjalimin para masës së tubuar, tha:” Sa bukur
foli Kadri Zeka.” E pa besueshme për
çdo logjikë të shëndosh! Tre udhëheqësit
kryesor të këtyre tri organizatave,për ta bërë bashkimin ne një
Organizatë-Lëvizje,pa tjetër do duhej të
njihen në mesvete, ta ken besimin tek njenri tjetri dhe,ta dinë emrin e
mbiemrin e njeri tjetrit. Si mund të kurorozohesh me një grua pa ia ditur
emrin?! Pseudonimet përdoren në raste
letërkëmbimeve përmes postës...,por jo në mes krerëve cilët duan ta bëjnë
bashkimin e tri orgabizatave në një Levizje?!!
-
Ibrahim Kelmendi:- ...,” Natyrshëm u dakorduam që organizatën ta emërtonim:
Lëvizja për Republikën e Kosovës...Jusufi e Kadriu ishin nën presionin e kohës,
sepse Kadriu do duhej të udhëtonte për në Sant Gallen të Zvicrës dhe në mëngjes
do duhej të ishte në punë. Rreth orës15.00 ishim të gjithë poshtë. Pimë kafet e
lamtumirës, meqë Jusufi tha se unë duhej të udhëtoja patjetër me Sylën, për të
arritur në kohë në Klubin” Emin Duraku” në Düsseldof, ngaqë atje do të na prisnin bashkatdhetarët e
paralajmëruar, për të parë dramën televizive “ Gërsheta lufte”. Ai arsyetoi se
unë t`i nënshkruaja dokumentet më pas...U nisëm me Sylën diku rreth orës
15:30... Më pas mësova se Kadriu nuk
kishte udhëtuar në mbrëmje, me që nuk kishin mundur t`i kompletonin të gjitha punët përkatëse.
Për mos nisjen e Kadriut ishte e arsyeshme t`i telefonohej Saimes, por
Gërvallajt nuk kishin telefon në shtëpi, ndaj duhej të telefononin nga kabina
publike, atje ku shkonte shpesh Jusufi dhe të tjerë pjsëtarë të familjes. Për
në kabinë, siç u tha, qenë nisur rreth orës 22.15, ku edhe ranë në pritë të
atentatorëve. Atentati i kobshëm na e plagosi edhe bashkimin e miratuar.
Dokumente për të dëshmuar atë që kishim vendosur nuk kisha, sepse ato i kishte
konfiskuar policia gjatë bastisjeve. Shpresoj se ato e kanë kohen për të dalë
në dritë, me shpresë se policia gjermane ia ka kthyer familjes Gërvalla gjithë
arkivin dhe dokumentet më të freskëta, që duhet të kenë qenë mbi tavolinën e
punës. Shpresoj, poashtu, që familja Gërvalla do t`ia dorëzojë komplet Arkivit
Shtetëror të Kosovës të gjithë atë që mund të quhet, tashmë, Arkivi i Jusufit
...” Faqe 60-62
Xh.Leci-komenti
im:- Rruga Heibronn-Düsseldorf ka rreth 400 km, pse jeni nisur aq vonë në
ora 15.30, kur dihet se 17 janari 1982 ka qenë e dielë, të nesërmen ka qenë e
hënë ditë pune? Sigurisht që keni mundur
t`i informoni bashkatdhetarët për një organizim, i cili mund të caktohej
ndonjë ditë tjetër, për të parë dramën televizive “ Gërsheta lufte”. Shumë më e
rëndësishme ka qenë pritja, për marrëveshjen definitive, duke e nënshkruar të
tre dhe ta merrni një kopje me vete, kur dihet se Kadriu jetonte në Zvicër,
Jusufi poashtu shumë larg, për t`u takuar përsëri. Jusufi, nëse është e vërtët që të ka thënë, "nisu për
Düsseldorf", ndoshta me qëllim që ti mos të jesh prezent për biseda
sekrete, ngaqë nuk të ka besuar, sepse dihen marrëdhëniet e ftohura në mes teje
dhe Jusufit!
Askush
tjetër nuk mund të dijë më shumë se ti, Ibrahim, për këtë ngjarje tepër të
dhimbshme, sepse tri ditë e shoqërove Kadri Zekën, apo ndoshta 5 ditë?!
“Në një pyetje që të ka bërë Bedri Islami, a e pyete Kadri Zekën me kënd
erdhi nga Zvica? Ti përgjigjesh jo, nuk e pyeta, sepse Kadriu jetonte në një
konspiracion të thellë...” E
pabesueshme, ty, Ibrahim të gjithë ata që të njohin mirë, sidomos përmes
shkrimeve, e dinë se jo tri ditë, po as tri orë, nuk do të duheshin, për të
mësuar nga vet Kadriu emrin e tij, por edhe përmes njerëzve, të cilët e kanë
njohur mirë Kadriun. Jo vetëm unë, por edhe shumë të tjerë, besojnë se vetëm ti
mund ta dije, me kënd dhe cilën datë erdhi Kadri Zeka nga Zvicëra në Düsseldorf dhe ndoshta me datën 12, e jo më 14 janar
1982, siç shkruan ti?! Dokumentet e marrëveshjes, për bashkimin, që përmend ti,
për policinë gjermane, nuk kanë pasur kurrëfarë vlere-rëndësie. Ndërsa, familja
Gërvalla nuk posedon dokumente, të cila ti i përmend. Unë kam biseduar, para shumë
vitësh, me vajzën e Jusufit, Donikën. Ajo më ka thënë bindshëm: "Nuk ka
pasur marrëveshje". Pra, ti, Ibrahim, ke titulluar librin sipas dëshirës
tënde, me një titull inekzistent!
-Bedri
Islami:- “Kjo është vrasja e parë
politike, sidomos në këto përmasa, e militantëve ilegalë të shqiptarëve të
Kosovës, në Perëndim...” Faqe 74
Xh.Leci-komenti
im:- Shoku Bedri Islami, kjo nuk është
vrasja e parë politike në Perëndim. Në Frankfurt të Gjermanisë, më 14 maj 1981,
u plagos rëndë Rasim Zenelaj, antar i "Besëlidhjes Shqiptare", i cili
sot e asaj dite është i palëvizshëm. Ndërsa Vehbi Ibrahimi, nënkryetar i
Besëlidhjes, është vrarë më 10.10.1981
në Bruksel-Belgjikë. Ishte viktima e parë politike e terrorit të UDB-së jugosllave,
ndaj shqiptarëve në Evropë. Ndërsa demonstrata e parë u organizuar më 1978, me
rastin e 100 vjetorit të Lidhjes së Prizerenit, në Stuttgat të Gjermanisë, nga
– Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare(BKDSH) - me kryetar Emin Fazlija,
alias Emil Kastrioti. Më pas, demonstrata janë organizuar në Frankfurt, me
1979, në Mynih me 1980...
Wendlingen,08.11.2020