Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Është jodemokratike të kërkosh ndalimin e karikaturave fetare
E hene, 02.11.2020, 10:13 PM
Nuk është thirrja ime për të predikuar. Unë jetoj jetën time, dhe ti jeton tënden
Nga
Aurel Dasareti, USA, ekspert i
shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
Ai që të ka ofenduar ty, është ose më i
fortë ose më i dobët se ti. Nëse ai është më i dobët, shpëtoje atë. Nëse ai
është më i fortë, shpëto veten.
***
Është
jodemokratike të kërkosh ndalimin e karikaturave fetare. Dhe është groteske të
dëshirosh dhe urosh kur karikaturistët kërcënohen dhe vriten.
Pse ndonjëri e ndien veten të fyer
apo i cenohet krenaria?
Myslimanët ndihen të ofenduar kur
publikohen karikaturat e profetit. Por çfarë do të thotë në të vërtetë të
shkelesh? Pse mund të jetë e vështirë të kuptohet? A ofendohen të gjithë
myslimanët në mënyrë të njëjtë? Dhe çfarë do të ishte një shkelje e ngjashme
për jo-fetarët?
Jo, jo të gjithë. Myslimanët nuk janë
një kategori e njerëzve të njëjtë me reagime të njëjta. Prandaj, çfarë, si dhe
në çfarë mase ata e përjetojnë këtë si ofenduese, ndryshon.
Unë mendoj se nuk është e vështirë të
kuptohet se ata ofendohen nëse përqeshet diçka që e konsiderojnë të rëndësishme
dhe të vlefshme. Por çdo ditë, shumë prej nesh ndihen
të ofenduar. Ata duhet të mësojnë të jetojnë me të. Është e vështirë për të
kuptuar dhe plotësisht e pamundur të pranosh që kjo të çon në vrasje.
Nëse këta fodull, ndjehen të ofenduar
për shkak të “provokimeve” që aspak nuk u janë drejtuar atyre personalisht por
profetit, atëherë pse kanë ikur nga vendet e tyre myslimane jofunksionale
afrikane-arabike-aziatike dhe kanë hyrë vullnetarisht-ilegalisht në Evropën e
krishterë për të kërkuar lëmoshë, pa i ftuar askush? Thënë më mirë, në
kundërshtimin e plotë të popullsisë vendëse (nikoqire) për të cilët janë një
ngarkesë, katastrofë e gjithanshme, sepse përveç tjerash janë duke e ndryshuar
demografinë e shteteve evropiane. Ku kanë gjetur mysafirët e padëshiruar të
përpilojnë rregullat e mikpritësit, të atyre që u ka dhënë ushqim dhe strehim
të pamerituar? Sheriati nuk u ndihmon jomyslimanëve. Pse shumë prej këtyre që
ofendohen aq lehtë (në rastet kur shtetet evropiane ua kanë refuzuar lutjen për
azil), kërkonin mbrojtje e strehim në Kisha (e jo në Xhamia)? Dhe, pas shumë
vitesh brenda mureve të Kishës ata morën amnisti e leje qëndrimi. Por, në vend
të falënderimit, janë të pasjellshëm; kërkojnë që në vendin pritës të vendosin
traditat, zakonet dhe ligjet e shkretëtirës prej nga kanë ardhur dhe prej të
cilave kanë ikur! A nuk është ofendim i madh ndaj vetvetes të zvarritesh e
përulesh duke qarë si fëmijë përpara nikoqirit - kur ke kërkuar leje qëndrimi -
dhe pasi e fiton atë, bëhesh ekstremistë dhe terroristë, njashtu si ata
myslimanët e tu të cilët i ke akuzuar (ose ke gënjyer) se pikërisht ty
të kanë ofenduar e masakruar? Si mundet që me shekuj keni lejuar të ju
ofendojnë e poshtërojnë fanatikët dhe diktatorët e vendeve të juaja, e tani pas
emigrimit, ju pengon “ofendimi” i nikoqirit ndaj profetit “tënd” që nuk je ti?!
Ti, që në vendin e origjinës nuk ke qenë i aftë të punosh e të ushqesh veten
dhe familjen, apo të mbrosh dinjitetin themelor dhe prapanicën tënde, prandaj
ike me bishtin nën vegë, me lot në sy kërkove dhe fitove lëmosh nga evropianët
e krishterë, e tani i terrorizosh shpëtimtarët dhe mirëbërësit tuaj: dhunime të
femrave, shitje droge, bomba, prerje koke me thikë, masakra groteske...
Unë e di pse është kështu siç është,
fajin e kanë qeveritarët e shteteve te BE-së, që u kanë dhënë leje qëndrimi dhe
i lazdrojnë, prandaj as
që i detyrojnë të kualifikohen e
punojnë, por u japin ndihma sociale dhe mirëqenie që shumica prej këtyre
parazitëve nuk i meritojnë. Megjithatë, të flasim nga del shpirti. Perëndimi
nuk i ka mbushur vendet e veta me të huaj për shkak se i duan dhe simpatizojnë
me ta (kjo shihet herë pas here kur ato vende myslimane i bombardon) por sepse Evropa është duke u plakur gjithnjë e
më tepër, ndërkaq emigrantët nuk e kanë aspak vështirë të lindin shumë dhe
shpesh, 7-8 fëmijë për familje. Kësaj i thonë: “Kinse po ndreqi vetullat, i
gjymtova sytë”. Do bëhen minoritet në atdheun e vet.
***
Ngacmimi dobëson një shtresë edhe më të thellë dhe më personale
të respektit për veten sesa shpërdorimi (abuzimi) fetar. Ngacmimi bazuar në
karakteristikat që dalloheni nga të tjerët, për shembull: flokët e kuqe, ngjyra
e fytyrës, i padhëmbë, ndonjë të metë fizike, belbëzimi (e metë e të
folurit, që shfaqet me shqiptim të ndërprerë e të cunguar të fjalëve) etj.
Vërtetë i takon atij që ofendohet
(përqeshet) të përcaktojë se çfarë është një vepër shkeljeje. Dhe këtu qëndron
pak problemi, se shkelja nuk ka një përkufizim objektiv. Varet nga ato që janë
vlera të rëndësishme për individin përkatës.
Në të njëjtën kohë, ka arsye shumë të forta për shtypjen e karikaturave, të
tilla si solidariteti me ata që kanë humbur jetën për shkak të deklaratave të
tyre, dhe dëshira për të rrethuar lirinë e shprehjes si një e mirë e
patjetërsueshme.
Motivimi më i
rëndësishëm, sidoqoftë, duhet të jetë që imazhet të kontribuojnë me kritika
thelbësore dhe reale të pushtetit-fe, dhe që ato të mos shfaqen vetëm si
provokime për hir të vetë provokimit.
Në përgjithësi, unë (dhe jo vetëm)
mendoj se gazetat dhe revistat duhet të vazhdojnë të kritikojnë, të bëjnë
shaka me karikatura dhe të sfidojnë të gjitha organet dhe autoritetet në
shoqëri, përfshirë myslimanët dhe besimin e tyre. Në çdo rast, unë jam
fuqimisht kundër përpjekjes për të parandaluar shkeljet e së shenjtës në sferën
publike duke e rregulluar këtë me ligj.
E drejta për të
ofenduar është themelore.
Fyerjeve të shkaktuara nga vizatimet
u përgjigjen edhe një herë me terror dhe vrasje.
Kjo ndodhi një javë më parë. Mësuesit
të historisë Samuel Paty iu pre koka me thikë në afërsi të Parisit, gjoja për
shkak se ai u ka treguar nxënësve disa karikatura të Profetit Muhamed, në
lidhje me mësimin për lirinë e fjalës. Nuk ka më tragjike dhe barbare.
Ne që postojmë, apo ata që punojnë në media-portale, mund të kemi një
marrëdhënie tepër pompoze me atë që do të thotë fjala e lirë dhe liria e
shprehjes, por vetëm mendimi për të kundërtën është aq i largët sa që ndoshta
ndihemi shumë të pandërprerë për ta mbrojtur dhe artikuluar këtë si në kohë
ashtu edhe jashtë kohe, sepse është e vështirë të imagjinohet bota jonë pa të
drejtën elementare për t’u shprehur lirshëm.
Ky është fanatizmi
fetar më joracional dhe i shëmtuar. Të
nxjerrësh përfundime të tilla barbare është një mbeturinë shpirtërore, që çdo
njeri i civilizuar do të mendonte se shumë kohë më parë ishin hedhur në
grumbullin historik të mbeturinave. Ekstremistët islamik, besojnë seriozisht se
vizatimeve duhet tu përgjigjen me dhunë. Dhe, vendasit vriten nga të huaj. Të
tjerët duhet të jetojnë të fshehur ose me mbrojtje policore. Kjo do të ndodhe
edhe në dy shtetet tona dhe trojet tjera, është vetëm çështje kohore, mbushni edhe
pak tokat me “refugjatë”, por edhe nga riatdhesimi i ISIS shqipfolës. Prandaj
edhe motivimi im për ta shkruar letrën e radhës, kontribut modest që të mos
ndodhe...
Dhe ishin pikërisht këto vepra që ndihmuan për të luftuar mundësitë e
autoriteteve fetare dhe autoriteteve të tjerë, për t`ua mbyllur gojën me
kritika ose satirë kundër tyre.
Diktaturat komuniste
dhe fashiste dhe vendet apo shtetet e sunduara
nga udhëheqësit fetarë fundamentalistë, të gjithë kanë të përbashkët përpjekjen
për të goditur gjithçka që i ngjan kritikës ose artit që provokon ose vë në
dyshim fuqinë (pushtetin) e tyre. Ne nuk po shkojmë më larg sesa në një nga
vendet tona fqinje derisa të gjejmë shembuj, fjalë për fjalë të freskëta të
gazetarisë kritike ose opozitës politike, që rrihen dhe eliminohen si me dhunë
ashtu edhe me vrasje.
Atëherë është e vetmja palë që duhet të korrigjohet. Dhe, është ai që
tund një armë, jo ai që e bën me stilolaps ose furçë.
Hipokriti me dy
gjuhë. Për myslimanët e zakonshëm shqiptarë,
natyrisht që është një fyerje kur ndonjë fundamentalist pretendon se i
përfaqëson ata.
Krerët e disa prej organizatave më të mëdha myslimane të Shqipërisë,
Kosovës, FYROM-it gënjejnë “miletin” kinse distancohen nga terrorizmi. Por vetë
ata mbështetin dënimin me vdekje për karikaturat. Terroristët nuk veprojnë në
vakum. Edhe në trojet tona, disa hoxhallarë, pseudo-intelektual dhe gazetarë
mendjemëdhenj e të “gjithëdijshëm”, për të përfituar klikime dhe lavdërime në
Facebook nga kokat e pagdhendura, hedhin benzinë në zjarre, e tregojnë vetëm
njërën faqe të medaljes, me qëllim dashakeqës apo duke mos kuptuar aspak se çka
janë duke bërë. Akoma nuk kanë kuptuar se një nga shkaqet kryesore pse në
Kongresin e Berlinit (1878) dhe Konferencën e Ambasadorëve në Londër
(1912-1913) fuqitë e kohës copëtuan Shqipërinë ka qenë feja e shumicës së
shqiptarëve autokton.
PS: Është e çuditshme që BE i ka
hapur kufijtë për cunamin e “refugjatëve” nga i gjithë rruzulli tokësor, edhe
pa kërkuar ndonjë dokument serioz verifikimi të identitetit, por në asnjë mënyrë nuk lejon që shqiptarët e Kosovës evropiane të lëvizin
pa viza. Vazhdimisht kërkon asociacione...