Kerko: a
Prend Buzhala: Kur dy manastire trazojnë botën dhe Kosovën
E hene, 17.08.2020, 07:58 PM
KUR DY MANASTIRE TRAZOJNË BOTËN DHE KOSOVËN
Nga
Prend BUZHALA
Gjatë
këtij muaji ranë në sy dy ngjarje për sa iu përket manastireve ortodokse: e
para, në shkallë botërore, Kisha e Aja Sofisë në Stamboll, e shndërruar në
xhami nga politika e Erdoganit; dhe, e dyta, Manastiri i Deçanit, ku Sava
Janjic, iguman i manastirit të Deçanit dhe kryetari serb, Aleksandar Vuçiç,
ndërhynë për ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë.
1. KONSTANTINOPOJA DHE
AJA SOFIA, SI METAFORA TË NJË VIZIONI UTOPIK
Në
media u tha se Gjykata e Lartë Administrative e Turqisë vendosi pro kërkesës së
kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan që Aja Sofia (turqisht: Ayasofya,
osmanoturqiaht: ????????, greqisht: A??? ????? -
Urtësia e shenjtë, latinisht: Sancta Sophia), të përdoret përsëri si xhami.
Protestat ndodhën në gjithë botën. Le ta kujtojmë shpejt e shpejt: Aja Sofinë e
kishte ndërtuar një tjetër perandor romak me prejardhje ilire, Justininiani i
Parë, prej vitit 408 e deri më 415. Aso kohe ishte kisha më e madhe në botë.
Gjatë Perandorisë Latine nga viti 1204 deri në vitin 1261, u bë katedrale katolike
e qytetit, kurse herëve tjera ishte katedrale ortodokse.
Pas
vitit 1453 u shndërrua në xhami, kurse prej vitit 1934 e deri më 2020, shërbeu
si muze në ditët e para të shtetit modern laik turk nën udhëheqjen e Mustafa
Kemal Ataturk. Kur e psuhtoi Sulltan Mehmeti II, kjo kishë kishte moshë
900-vjeçare!
E
konsideruar si simbol politik, më shumë se sa fetar, kjo kishë ka hsitori të
gjatë. Konstantinopoja (latinisht: Costandinopolis; otomane turke : ????????? , Kostantiniyye dhe turqishte moderne: ?stanbul
) ka qenë kryeqytet romak, latin, bizantin dhe, së fundmi, i Perandorisë
otomane. Sot është qyteti më i madh i Turqisë. Në shekullin XII ishte qyteti më
i madh dhe më i pasur nga të gjitha qytetet evropiane. Pushtohet përfundimisht
nga Perandoria Osmane në betejën e njohur të vitit 1453. Që nga ai pushtim kjo
qendër më nuk ka qenë qendër e krishterë evropiane. Kështu, qe 567 vjet ky
qytet është pushtuar nga osmanët e më vonë, këtë qytet të pushtuar, e trashëgoi
edhe Turqia e sotme, prej vitit 1923, kur e ndaloi edhe zyrtarisht përdorimin e
trajtës Konstantinopolis, Konstantinopojë.
Thuhet
se, apsi u dogj në kohën e kryengritjes së Nikesë, më 532, perandori bizantin
Justiniani përsëri e rindërtoi për pesë vite, në të cilën punonin mbi 10 mijë
punëtorë, sipas arkitektit Anthem dhe matematikanit nga Mileti Isidorit. Në
kohën kur ka kryer rolin e Kishës, aty janë mbajtur disa koncile (sipas Kishës
katolike) dhe sinode (sipas kisjhës ortodokse): dmth kuvende të rëndësishme të
drejtuesve më të alrtë fetarë të botës së krishterë. Ajo ka edhe vlera të
mësdha arkitekturore.
Pas
ritjetërsimit të saj nga Erdogan (një mysliamn i devtoshëm, siç e vlerësojnë
bota perëndimore), reaguan SHBA, Greqia dhe drejtuesit e kishave tjera që
shprehën shqetësim për ndryshimin e statusit të ndërtesës së madhe të shekullit
të 6-të. Përveç Papa Françeskut, reagoi edhe Patriarku Ekumenik Bartholomeu,
udhëheqës shpirtëror i rreth 300 milion të krishterëve ortodoksë në botë me
qendër në Stamboll. Ai ishte shprehur se aktgjykimi do të zhgënjejë të
krishterët dhe "përçan" Lindjen dhe Perëndimin. Sekretari i Shtetit
Amerikan Mike Pompeo dhe Greqia i kanë bërë thirrje gjithashtu Turqisë të ruajë
statusin muze për Hagia Sophia. Por qarqet turke kanë bërë një fushatë të gjatë
për konvertimin e Hagia Sophia, duke argumentuar se do të pasqyronte më mirë
statusin e Turqisë si një vend me shumicë myslimane.
Simboli
i krishterimit lindor bie për herë të dytë. As Serbia e as Rusia, përpos disa
reafgimeve të mefshta, nuk thanë gjë.
Nga
qerthujt e sotëm të KULTURËS botërore, emri KONSTANTINOPOJË përdoret si
metaforë e një vizioni utopik, ku diversiteti kulturor dhe fetar i botës së
sotme (diversitet që shkaktoi konflikte), mund të bëhet pasardhës i paqes në të
ardhmen dhe i krijimtarisë pa kufi... Se kjo është veëtm një utopi, këtë e
tregoi realiteti i sotëm i Turqisë erdoganiste.
Gjithsesi
që ky vizion botëror kulturor, qëndron edhe në frymën e Editktit të tolerancës
së kohës së Konstandint të Madh, ku kodifikoi bashkëjetesën e fesë zyrtare
paganizmit me atë monoteiste, krishterimin.?"
2. ZONA POLITIKE E
MANASTIRIT TASHMË POLITIK NË DEÇAN
Por
Serbia (dhe Rusia), që e bëjnë veshin e shurdhër për Aja Sofinë e shndërruar në
xhami, si po sillen ndaj Kosovës, me Manastirin e Deçanit?! Pikërisht në kohën
kur në Vashington duhet të rinisin bisedimet Kosovë-Serbi, ata u bien daulleve
të manastireve. Qarqet mediatike serbe thonë: "As vendimet gjyqësore, as
devijimi i vëmendjes, as paralajmërimet e bashkësisë ndërkombëtare për
autoritetet vendore në Deçan nuk do të thotë absolutisht asgjë, siç dëshmohet
nga fakti se për ca kohë, përkundër të gjitha rregulloreve, ata vazhduan të
ndërtojnë një rrugë brenda zonës së mbrojtur të manastirit të deçanit (Visoki
Deçani)."
Domethënë,
ajo zonë është krijuar për arsye politike e aspak për arsye fetare! Kur t'u
nevoiet politikisht Serbisë, aty ndizen fitilat serbë për ta krijuar një
problem "zone"! Madje, edhe për ta shtruar në "tryezën e
bisedimeve" në Vashington! Serbët gjithnjë kanë përdorë edhe maksimën
"Të dobëtin rrahe, para të fortit përulu": para Turqisë e Amerikës
ata përulen, kurse kushqipoatrëve përdorin politikën e zjarrtit e të hekurit.
Ata asnjëherë sikur nuk kanë parë rrezik nga Turqia islame, por nga shqiptarët!
Ata gjithmonë i kanë thënë Rusisë: ne sretrbët mbrojmë kufijtë perëndimorë të
Rusisë. Po kufigjët lindorë të saj, kush i mbron?! Turqia?! Në faktz, duam të
vërtetojmës e nuk sihte fjala aspçak për forcimin e ortodoksisë, por plr
përforcimin hegjemonsit serb mbi territore e popuj tjerë. Madje, vetë Stefan
nemanja thoshte se dueht @rrçnjosur me themel emri i grekërve, bogomilëve dhe
sidomos i katolikëve.
3. DARDANIA (KOSOVA) SI
HAPËSIRË ARBËRORE DHE TEMPUJT FETARË
Le
t'i hedhim pas një vështrim në kohë.
Dihet
se që në kohën e Car Dushanit ((1331-1355), kur ai ua mësyu tokave të Arbrit;
arbërorët, në krye me Muzakajt, me kontin Tanush Topia etj, kishin prirje të
forta europerëndimore: e kërkuan ndihmën edhe në atë kohë nga mbreti Robert
Anzhu të Napolit. "Arbrit janë të shtypur keq nga zgjedha e padurueshme
dhe tepër e rëndë e sunduesve të urryer sllavë..... “
Klerikët
poshtërohen e persekutohen, fisnikët shpronësohen e burgosen", shkruhet në
një relacion të vitit 1332 të kryepeshkopit frëng të Tivarit, Guljelmi i Adës.
Në studimet historike thuhet: "represioni dhe persekutimet në lëmin fetar.
Kapituj të tërë të kodit të Stefan Dushanit dhe urdhëresa të veçanta të carit
serb parashikonin masa të rrepta, si sekuestrim të pasurisë, damkosje, dëbim e
deri dënim me vdekje për të krishterët katolikë e ortodoksë, që nuk pranonin të
konvertoheshin në ortodoksinë serbe e nuk ripagëzoheshin duke marrë emra
sllavë. Krahas dokumenteve arkivore dëshmitarë të ndryshëm të kohës, si
udhëtari anonim i vitit 1308, kryepeshkopi frëng i Tivarit, Guljelm i Adës
(1332), kardinali italian Guido da Padova (1350), e nënvizojnë me theks të
veçantë këtë aspekt të politikës së mbretërve serbë ndaj popullsive të
pushtuara josllave, e cila ishte sanksionuar në të drejtën mesjetare serbe,
kodin e Stefan Dushanit (1349). Masa të tilla goditnin në radhë të parë
popullsitë shqiptare të besimit katolik e të atij ortodoks-bizantino të viseve
veriore e verilindore, ku presioni i shtetit serb ishte më i fortë. Ato
përcaktuan përhapjen e fenomenit të sllavizimit fetar-onomastik në shtresa të
caktuara të popullsisë shqiptare. Kjo është arsyeja që midis shek. XIII-XIV,
krahas shqiptarëve gjithsesi të shumtë, që mbanin emra, si Gjin, Dedë, Gjon,
Progon, Llesh, gjenden në këto treva edhe shqiptarë të tjerë, të cilësuar nga
vetë dokumentacioni si të tillë, që mbanin emra sllavë ose që i ishin
përshtatur onomastikës sllave. Emra, si Pribisllav, Radomir, Vladislav apo
mbiemrat Vogliç, Kuqeviç, Flokovci, Gjinovci etj., dëshmojnë se në këtë kohë
(gjysma e parë e shek. XIV) një pjesë e popullsisë shqiptare të trevave
veriore, nën presionin e dhunshëm të pushtuesve serbë, gjendej në një fazë
kalimtare të një asimilimi kulturor e fetar. Në mjaft treva ky proces asimilimi
u ndërpre në kushtet e reja që u krijuan me shkatërrimin e shtetit serb e
mbërritjen e turqve osmanë (gjysma e dytë e shek. XIV). Pikërisht në këtë kohë
vihet re aty një kthim i popullsisë në onomastikën karakteristike shqiptare,
krahas dukurisë së re të marrjes së emrave osmanë. Megjithatë, në një pjesë të
territoreve në fjalë, sidomos në zona të veçanta të Gentës (Zetës), procesi i
sllavizimit vazhdoi edhe paskëtaj duke çuar gradualisht në asimilimin kulturor
dhe etnik të bashkësive të tjera shqiptare."
Kurse
gjatë shekujve ky manastir është ruajtur nga shqiptarët (e krishterë dhe
myslimanë), sipas traditës së "Kanunit të Lekë Dujgainjit "(shih Mark
Krasniqi, shkrimi "Manastiri i Deçanit në traditën e popullsisë shqiptare
të rrethinave" në librin "Nga gurra e traditës", 1991). Ndërsa
pjesa "Kisha e krishterë ndër shqiptarët e ritit romak dhe atij
lindor..." trajton këto probleme në kuadër të librit "Krishtenizmi
ndër shqiptarë" të Zef Miridtës (të paktën, Zef Mirdita u shpall
shkencëtar i vitit 2011 nga Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës). Në
librat e tij "Çështje onomastike pellazge-ilire-shqiptare" e
"Iliro-shqiptarët e serbët në Kosovë" të dr. Rexhep Doçit, trajtohen
këto probleme, si tek pjesa e librit të parë me titullin "Ndriçimi i
zanafillës së kishave dhe krishterimit në Kosovë" - Kisha e Bajës së
Mitrovicës, Kisha e Deviçit në Drenicë, shndërrimi i disa kishave në xhami etj
( që të gjitha katolike)...
Kodi
ndëshkonte martesat e përziera, ritet latine europerëndimore, dhe çdo lidhje
tjetër me botën europerëndimore! Por popullsia arbërore e kohës i organizoi
kryengritje, luftëra dhe qëndresë e antikryqëzatëkundër Car Dushanit: "që
nga Genta e Kosova deri poshtë në Epir lindën ose u ringjallën formacione
politike të dyerve më të shquara shqiptare, Balshët, Gropajt, Topiajt,
Matrëngët, Muzakët, Zenebishët, Bua-Shpatat etj. Zhvillimi i pavarur politik i
trojeve shqiptare hynte tani në një fazë vendimtare, duke i orientuar ato
gjithnjë e më shumë drejt krijimit të një shteti të përqendruar shqiptar."
Është
me vlerë fakti i historianit Konstantin Jire?ek "Istorija srba” – Historia
e serbëve, I-II, Beograd 1978), i cili thekson se kur sunduan Nemanjidët, ata
ndoqën me procedurë të shpejtë “transforimin e këtyre objekteve të shenjta nga
riti katolik dhe ai ortodoks shqiptar e bizantin, në atë sllao-ortodoks” (sipas
Mark Krasniqit). Po ky historian me renome evropiane, thekson se vetëm një
pjesë e popullatës vendëse (para ardhjes së sllavëve), kaluan në ortodoksizëm
(vëllimi I, fq 157).
Dëshmitë
e Kishës ilire-arbërore-shqiptare (katolike), jepen gjerësisht te studimi
monografik "Ipeshkvia Shkup-Prizren nëpër shekuj" e Gaspër Gjinit, ku
përmenden në vazhdimësi, emrat e ipeshkvijve, selive kishtare në Kosovë deri në
Nish e këndej dhe nëpër hapësirat e Maqedonisë së sotme.
Që
atëherë u thellua edhe më shumë hendeku Lindje-Perëndim u thellua historikisht
mbi tokat arbërore, të cilat ishin në goditje. Që atëherë Serbia nuk ka pushuar
së vepruari kundër arbërorëve-shqiptarëve, Kishës Katolike arbërore shqiptare
dhe kundër vlerave europerëndimore. Kur e pushtoi Kosovën, në shk XX, Serbia
vazhdoi po me të njëjtat mjete dhune të vrasë priftërinj shqiptarë, të burgosë
e dëbojë priftërinj katolikë shqiptarë e besimtarë shqiptarë. Në fakt, Serbia,
gjatë shk XX, shqiptarinë ka ndjekur si shqiptar e jo si katolik e vetëm si
musliman. Faktet dihen...
A
kanë reaguar, për këta 1680 vjet e sa, Kisha Katolike dhe “intelektualët
katolikë”, kundër Car Dushanit?!
Dokumentet
historike thonë - po, kanë reaguar sistematikisht! Vetëm se jo edhe Perandoria
otomane…
4. BASHKËPUNIMI ORTODOKS
SLLAV ME PERANDORINË OTOMANE KUNDËR ARBËRORËVE E SHQIPTARËVE
Perandoria
otomane, kur pushtoi Evropën Juglindore, madje, ia besoi pasuesve të Car
Dushanit mbikëqyrjen mbi krejt të krishterët e Ballkanit, prandaj edhe
mbikëqyrjen me të njëjtat kode kundër nesh! Veçse më vonë ato kode i trashëguan
e i morën për vete sulltanët otomanë, duke i shndërruar në kode të sheriatit,
kundër"kaurrëve katolikë", duke i shfarosur ata për 500 vjet rresht e
duke bërë gjenocidet më të pashembullta kundër tyre!
Tek
vepra "Ipeshkvia Shkup-Prizren ndër shekuj" e Gaspër Gjinit(1986
kroatisht, 1992 shqip), pjesët "Krishterimi ndër dardanë",
"Kisha dardane gjatë periudhës së ardhjes së sllavëve", "Kishat
katolike dhe bashkësitë e tyre në Serbi nga shekulli XIII deri në shkeullin
XV", "Gjendja e katolikëve nën sundimtarët serbë",
"Katolikët e atëhershëm të këtyre vendeve", "Dioqeza e Prizrenit
dhe titullarët e saj",..."Islamizimi i katolikëve" etj -flasin
për të vërtetën e temës përkatëse, ku shtrirje të kishave katolike hasen kudo
nëpër Serbi e lëre më me shumicë nëpër Kosovë.
Në
Kosovë, Kishat si ajo e Deçanit, etj (që dëshmohet nga faktet e kohës), nuk
janë ortodokse, por të ortodoksizuara (dmth të pushtuara e të marra me dhunë
nga krishterimi arbëror-shqiptar... i profilizuar vetëm në katolikë gjatë
sundimit otoman e jo në ortodoksë!!!
Apo
jo !
Porse
dihet që ky bashkëpunim ortodoksi serbe e sllave e Perandori otomane, dëshmohet
edhe përmes emrave të nënave sllave, bizantine etj që i aknë nënat e sulltanëve
oromanë:
Nëna
e sulltan Murartit ka qenë greke...
A
është sulltan Murati hero grek?! A më shumë është figurë që i takon historisë otomane-turke,
historisë greke, apo historisë shqiptare)? Mbasi ndër trojet shqiptare ekziston
një xhami me emrin e Sulltan Muratit, tyrbja e tij etj)...
(Në
vazhdim: Emri i sulltanit, emri para konvertimit ne islam dhe emri ne islam i
nenave te islamizuara te sulltanëve)
Nëna
e Sulltan Muratit = Horofira bizantine = Nilufer Hatun
Nëna
e sulltan Bajazitit = Marija, bullgare = Gjulçiçek Hatun
Nëna
e Sulltan Mehmetit I = Olga, bullgare = Olga Hatun
Nëna
e Sulltan Muratit II = Veronika, bizantine
Nëna
e Sulltan Mehmeta II = Despina, serbe = Hima Hatun
Nëna
e Sulltan Bajazitit II = Kornelia, greke
Nëna
e Sulltan Selimit I = Ajshja, greke
Nëna
e Sulltan Sulejmanit Madheshtori –Helga, hebreje polake = Hafza Sultan
Nëna
e Sulltan Selimit II = Rokselana, ruse ukrainase = Hirem Sultan
Nëna
e Sulltan Muratit II = Rahela, hebreje = Nurbanu Sultan
Nëna
e Sulltan Mehmetit III = Bafo, venedikase = Safije Sultan
Nëna
e Sulltan Ahmetit I = Helena, greke = Mandan Sultan
Nëna
e Sulltan Osmanit II = Evdokia, serbe = Mahfiruz Sultan
Nëna
e Sulltan Muratit IV = Anastazia, greke = Mahpejker Kosem Sultan
Nëna
e Sulltan Ibrahimit I = Anastazija, greke = Mahpejker Kosem Sultan
Nëna
e Sulltan Mehmedit IV = Nagja, ruse =Turhan Sultan
Nëna
e Sulltan Sulejmanit II = Katarina, serbe = Dilašib Hatun
Nëna
e Sulltan Ahmetit II = Hava/Eva, hebreje polake = Hatixhe Sultan
Nëna
e Sulltan Mustaffajt I = Evemia, greke = Emetulah Sultan
Nëna
e Sulltan Ahmetit III = Evemia, greke = Emtulah Sultan
Nëna
e Sulltan Mahmudit I = Aleksandra, ukrainase = Saliha Sultan
Nëna
e Sulltan Osmanit II = Mara, serbe = Sehsivar Sultan
Nëna
e SulltanMustafajt III = Zhanet, franceze = Mihrishah Sultan
Nëna
e Sulltan Abdulhamidit = Ida, franceze = Shermi Sultan
Nëna
e Sulltan Selimit III = Agneza, gjenoveze (Itali) = Mihrišah Sultan
Nëna
e Sulltan Mustafajt IV = Sonja, bullgare = Sinperver Sultan
Nëna
e Sulltan Mahmudit II = Riveri, franceze = Nakshidil Sultan
Nëna
e Sulltan Abdulmexhidit I = Shoshana/Suzi, hebreje ruse = Bezmi Alem Valide
Sultan
Nëna
e Sulltan Abdulazizit I = Besime Pertevnjal, rumune, = Valide Sultan
Nëna
e Sulltan Muratit V = Vilma, franceze–Shefkevza Sultan
Nëna
e Sulltan Abdulhamidit II = Virgina, armene = Tirimizhgan Sultan
Nëna
e Sulltan Mehmetit V = Sofia, shqiptare = Gjulxhemal Sultan
Nëna
e Sulltan Mehmetit VI = Henrieta, çerkeze = ?ulistan Sultan
Sipas
klytre emrave të nësave të sulltanëve, ata dalin më së shumti bij nënash sllave
e me prejardhje sllave!
Po
ashtu, të mos harrohet, se Perandoria otomane pushtetin e vet mbi trojet etnike
arbërore e kishte shtrirë nëpërmes kishës ortodokse sllave, sidomos nëpërmes
Patrikanës së Pejës. Perandoria otomane ka mundur t’i prishë e armiqësojë
marrëdhëniet me arbërorët e, por assesi me Patrikanën!
5. NË PËRFUNDIM: A E
KONSIDERON QEVERIA JONË TRASHËGIMINË E TEMPUJVE FETARË SI TRASHËGIMI TË SERBISË
E TË TURQISË APO TË KOSOVËS
Edhe
ndonjë foto që shfaqet tek tempujt fetarë në Pejë a Deçan, me shqiptarë në
rroba kombëtare, e ka shpjegimin e vet tek akademik Mark Krasniqi (shqiptarët
katolikë e myslimanë i kanë ruajtur kishat e tempujt fetarë sipas Kanunit të
Lekë Dukagjinit...në një mes ku ka pasë gjatë shekujve myslimanë shumicë, ata i
kanë ruajtur ato sipas këtij kodi.
Ndryshe,
edhe KUJTESA POPULLORE e rrënjëve të përbashkëta familjare, nuk do të ishte
ruajtur (vetëm tek besimtarët myslimanë e katolikë në Kosovë.
Kisha
e Manastirit të Deçanit ruan trajta të ndërtimtarisë arbërore-dalmate, ku
përmendet arkitekti arbëror (i ritit perëndimor) Atë Vita Kuçi-Cuci, i cili
ishte rektor i kish së Shën Mërisë në Kotorr. Kishën e Deçanit, ai e ndërtoi me
18 skulptorë e gurskalitës arbërorë katolikë.
Përmendet
skulptori i madh arbëror (katolik) Mikel Tivarasi (i njohur në gjithë Evropën),
si dhe skulptorët e njohur Gjin Aleksi e Mark Nikollë Gohja (të atyre viteve).
Këto trajta skulpturore hasen edhe në katedralen (katolike) të Novobërdës.
Për
këta skulptorë të shquar arbërorë, flasin studiuesit gjermanë e shumë studiues
të tjerë.
Gjatë
historisë së kishave arbërore edhe nën Turqinë, përmenden vojvodët (shqiptarë).
Kështu Kisha e Deviqit shfaqet më 1455 në një defter turk.Vojvodët e Llaushës,
si udhëheqës në ato anë, Rexhep Doçi konstaton se kanë udhëhequr në periudhën
ilire në një kështjellë (ruhet topogërmadha Gradina e Vojvodëve dhe gjendet në
LLaushë, qendër banimi afër Kishës së Deviqit), të cilët e kanë ruajtur në
Mesjetë këtë kishë, ashtu si Nikçët e Rugovës që e ruajtën Patrikanën e Pejës.
Kisha e Deviqit u ruajt nga shqiptarët edhe gjatë sundimit osman. Shqiptarët në
Llaushë udhëheqën edhe gjatë sundimit osman, ku Xhamia zëvendëson kishën (ruhen
patronimet Spahija e Bimbashi).Themelet e Kishës së Deviqit janë ato të
arkitekturës shqiptare.
Porse
gjatë dekadës së fundit na u ringjallën apetite neo-otomane të Erdoganit kundër
Kosovës, për ta përvetësuar Kosovën me trashëgiminë e saj, për ta otomanizuar
plotësisht ekonominë e saj dhe për t'i futur kthetrat, madje, edhe në historinë
tonë. Nuk do të thotë se nuk ka qenë e suksesshme në disa segmente, duke e
dobësuar ndjeshëm palcën e vetëdijes sonë kombëtare, me synime për të krijuar
një komb të ri mysliman në Kosovë!!! Kosova është para një sfide të re përballë
këtij agresioni.
Dhe
nuk qëndron gjithçka te një reagim formal ndaj Car Dushanit apo Erdoganit, sa
te ndërtimi i një shpirti të përbashkët koheziv shqiptar.
Po
aq me egërsi po rrezikohet sot sovranitet i Kosovës, përmes manastirit të
Deçanit e patrikanës, të shndërruara në tempuj politikë. E keqja është se edhe
debatet politike në media, edhe në qarqet politike, me këto probleme merren
individë injorantë që pak ose aspak i njohin këto çështje kaq të ndërlikuara.
Thuajse
shqiptarët e Kosovës po jetuakan në qiraxhinj në tokën e tyre, meqë ajo po
h=shpallet trashëgimi otomane e trashëgimi serbe!
Të
kota reagimet disadekadëshe të intelektualëve.
Dhe
vijnë akuzat se intelektualët nuk reagojnë, kurse e vërteta është krejtësisht
tjetër: ata (as historianët, as kulturologët, as teologët shqipatrë, as
etnologët e as akademikët) nuk i pyet askush, ashtu si nuk i pyeti askush te
ajo pakoja ahtisariane e trashëgimisë së shpallur serbe brenda Kosovës!
E
vërteta është se jo pak historianë kompetentë kanë reaguar duke theksuar me
faj=kte se Manastiri i Deçanit është trashëgimi e Kosovës, jo e serbëve, ashtu
sikundër të gjithë tempujt fetarë islamë në Kosovë, janë trashëgimi e Kosovës e
jo e Turqisë. Ky qëndrim nacional nuk u përfill as nga klasa politike e Kosovës
(pas vdekjes së Ibrahim Rugovës) e as nga qarqet ndërkombëtare!
E
tash, meqë një parti politike që e drejton Kosovën, që pretendon se përbëhet
prej akademikëve, le ta thotë vetë: çfarë bënë ata për sa iu përket këtyre
çështjeve kaq të ndërliqshme!? A e konsideron kjo parti në pushtet këtë
trashëgimi që i takon Serbisë e Turqisë apo trashëgimi që i takon Kosovës?!
Faktet e deritashme po dëshmojnë se qenkan trashëgimi jo e Kosovës!!!
Le
të zgjohen pak prej gjumit se, për fat, Kosova ka mjaft njerëz të ditur. Dhe
njerëz që dinë të reagojnë.