Kerko: xhafer leci
Xhafer Leci: Kryetari Haziri i suksesshëm në menaxhimin e komunës
E diele, 19.07.2020, 10:00 AM
KRYETARI HAZIRI I SUKSESSHËM NË MENAXHIMIN E KOMUNËS
Falsifikimi
i fotografive të ndalohet me ligj
Nga
Xhafer LECI
Lutfi
Haziri, kryetar i komunës të Gjilanit, ka vite që po shantazhohet dhe
etiketohet, në forma të ndryshme, pa fakte dhe dëshmi. Si duket krejt kjo po
ndodh nga gjelozia e kundërshtarëve të tij politikë, brenda dhe jashtë
subjektit të LDK-së. Sepse ai është njëri ndër kryetarët më të vyer dhe
më të suksesshëm, nga komunat e Kosovës. Por edhe për arsye se mos do
bëhet kryetar i LDK-së! Veç kësaj sukseset e tij nuk mungojnë as në
jetën politike shumëvjeçare.
Ka
gjatë kohë që është duke qarkulluar një fotografi-montazh, nëpër forumet
elektronike-internetike, si Facebook e tjerë, në të cilën duket kryetari
Haziri, në mesin e disa komandantëve të luftës etj. Kjo fotografi nuk është
origjinale, por e montuar, e falsifikuar qëllimshëm. Këtë e thëm me plotë përgjegjësi
dhe vërtetësi, sepse me njërin nga miqtë e mi, shumë të sinqertë, i cili është
burrë i fjalës dhe i besës, dhe e dinë se foto është montazh, e kemi biseduar.
Nënkuptohen arsyet pse nuk dua të ia përmendi emrin. Më në fund kjo është një
gjë, e cila mund të vërtetohet shumë lehtë nga ekspertët e fotografive. E keqja
më e madhe është, se një numër i madh i popullit, këtë foto në Facebook e kanë
marrë si të vërtetë-orgjinale. Pastaj kanë shpërthyer në fyerje e akuza të
rënda, me fjalor rrugash kundër kryetarit Haziri, gjoja të shitur tek PDK, duke
mos e kursyer as çështjet e jetës së tij private!
Si
qytetar i Gjilanit që jam, nga viti 1968, pavarësisht emigrimit nga viti 1969,
në Gjermani, ku edhe vazhdoj të jetoj, pas mbarimit të luftës, për çdo vit vizitoj
Kosovën dhe trojet tjera të Shqipnisë Etnike, sidomos çdo pjesë të qytetit të
Gjilanit.
Vërtet,
i gëzohem çdo pjese të ndërtimeve të reja të qytetit, të cilat e kanë zbukuruar
qytetin, me rrugë të asfaltuara, me dy traka, unaza, trotuare, qerdhe edukimi
për fëmijë, kopshte të fëmijëve për lojëra, fusha sporti për rini, rrethoja e
varrezave të qytetit. Po përmendi njërin nga projektet e mëdha dhe shumë të
rëndësishme, punimet që janë bërë në
mbulimin e lumit “Mirusha”, duke e shëndrruar në shetitore, e
cila i ka dhënë një pamje nga më të bukurat e qytetitit dhe shfrytëzimit të saj
për shumëçka, për të mirat e qytetarëve. Së fundi, po fillon edhe projekti
madhor, siç është ai i kanalizimit dhe të sistemimit të ujërave të zeza.
Më
ka rënë të lexoj shumë herë shkrime, ku Kryetari Haziri akuzohet se është më
shumë i PDK-së, AAK-së e tjera, se sa i LDK-së, të cilës i përket
politikisht dhe e do shpirtërisht. Por, kritikuesit subjektivë,
"harrojnë" se ai është kryetar i të gjithë qytetarëve të Gjilanit.
Dhe si i tillë, ai duhet dhe besoj se i trajton të gjithë njësoj. Nuk mund të
akuzohet pa fakte të gjalla askush, pse një kryetar komune e pinë një kafe me
një udhëhqës, apo antarë të ndonjë partie tjetër, për ta cilësuar si
bashkëpuntorë të tyre. Kjo nuk është bazë, nuk përbën argument, për ta quajtur
të shitur, derisa nuk ofrojnë dëshmi dhe fakte të pamohueshme?
Pamje
e mbulimit të lumit “Mirusha”
Pamje duke ardhur nga Kamenica në drejtim të qendrës së Gjilanit