Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Zgjohuni sot, nesër gjithçka është e errët!
E hene, 08.06.2020, 06:19 PM
Zgjohuni sot, nesër gjithçka është e errët!
Nga
Aurel Dasareti, USA, ekspert i
shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
Është marrëzi të kërkosh nga një flutur të
sillet si shqiponjë, megjithatë, një apel i drejtpërdrejtë për të gjithë ata që luftojnë
errësirën në vetvete: Më lër të jem
drita jote, kur ti vet gjendesh në errësirë!
***
PS: Para disa ditësh ua
dërgova letrën e mëposhtme disa njerëzve, është në formë të shkurtuar:
Citat: “(...)Pra, qëllimi ishte që ajo puna
gjoja se e “marrëveshjeve” të filloj nga 2021, kur shtetit më të ri evropian
nuk do t`i bëheshin shumë shtypje e pickime nga viruset për kompromiset e
pafund në dëm të shqiptarëve(...)
Me fjalë tjera, kur një boksier me muskuj të
dobët duhet të ballafaqohet me një të fortë, mundësia më e mirë e tij për t`i
ikur humbjes është të fitoj sa më shumë në kohë që do t`i ndihmonin për të
forcuar muskujt, si dhe mundësia reale se gjyqtari kryesor i ndeshjes do të
jetë një tjetër, që pak a shumë do të anoj nga ai...
Nuk habitem për ato dy qentë kriminel prej më
të pistëve, por me ata vasal të tyre që për lekë të fituara nga ryshfeti, faktikisht
ua kanë shkatërruar ardhmërinë pikërisht edhe fëmijëve, nipërve dhe stërnipërve
të tyre. Pse? Sepse tani Kosova do të copëtohet shumë shpejtë, dhe ata do të
hynë vullnetarisht nën Serbi. Kosova nuk mundet të mbetet shtet vetëm me disa
katunde që do t`i mbeten nën pronësi. Dhe, vasalët e atyre 2 qenve që kafshojnë
më tepër (të zotin e vet e jo armikun e vërtetë), nuk logjikojnë aspak se
shqiptarët, kur nuk kanë më se çka të humbin, do të bëjnë veprime të radhës që
vetëm ata i dinë, si pasojë, shpirtshiturit nuk do të kenë shanse t`i përdorin
ato lekë të pista (...)”- citat fund.
Këtu nuk bëhet fjalë për LVV e shpresës në një
anë, dhe ato partitë tradhtare LDK, AAK, NISMA, PDK në anën tjetër, por për Lirinë
dhe Robërinë,Dardaninë dhe
Serbinë. Zgjidhni e merrni.
***
Zgjohuni menjëherë dhe kapni bosët qendror të mafies për të shpëtuar
Kosovën dhe Shqiptarinë.
Qeveria e paligjshme e një Huti, ndryshe, e
një matufi servil të shushatur nga mendja që pretendon se është një shqiponjë, e
thënë më mirë:“Qeveria Honxhobonxho”, e
qëndisur nga shqipfolës të pavlerë, pa ideale të larta kombëtare dhe pa asnjë
cilësi të mirë morale, sapo kapi përsëri shtetin - ndaj Serbisë e hoqi
reciprocitetin.
Edhe kjo tradhti e radhës e cubave analfabet tregon
se Kosova nuk është shtet sovran, shkon drejt shpërbërjes, dhe me “Listën
Srpska” brenda saj (të kërmës Isa Mustafa, dhe mburravecit Hashim Thaçit, të dy
edepsëz me prejardhje joshqiptare), është kthyer në Kosovo i Metohija. Kështu
që praktikisht, Kosovanuk është shtet sovran, i pavarur dhe vetëqeverisës në
raport me shtetet tjera, sidomos me Serbinë që e trajton si krahinë të veten,dhe
me institucionet ndërkombëtare.
***
Sovraniteti, pavarësia dhe vetëqeverisja:- Kjo tani quhet shpesh e
drejtë e vetëvendosjes së njerëzve.
Në lidhje me përmbajtjen dhe shtrirjen e
sovranitetit të pushtetit shtetëror, ka pasur shumë pretendime teorike dhe
filozofike si për sa i përket sovranitetit të shtetit brenda dhe sovranitetit
të tij të jashtëm. Veçanërisht në teorinë e së drejtës ndërkombëtare, koncepti
i sovranitetit ka luajtur një rol të madh. Mund të jetë e dobishme të ndash
konceptin e pushtetit shtetëror brenda (ai është autoriteti më i lartë ligjor
ndaj qytetarëve), dhe aftësia e tij juridike e jashtme, në raport me shtetet e
tjera, si dhe lirinë e tij të veprimit përballë tyre.
Atëherë, sipas ligjit ndërkombëtar, një shtet
mund të thuhet se ka sovranitet, nëse organet e tij janë të afta të veprojnë
drejtpërdrejt kundër shteteve të tjera, duke kontraktuar shtetin me traktat dhe
duke marrë përgjegjësinë për shkeljet e ligjit. Nëse kjo aftësi për të vepruar
(kapacitet) transferohet në një shtet tjetër, i pari nuk është më shtet sovran.
Liria e saj e veprimit, nga ana tjetër, mund ta kufizojë shtetin pikërisht në
vetvete duke marrë përsipër detyrime juridike, për shembull në zgjidhjen e
vendimeve të arbitrazhit, dhe sovraniteti nuk është, siç ndonjëherë
perceptohet, baras me shthurjen,që ka marrë udhën e keqe, drejtë
vetëvrasjes.
Vetëm nëse obligacionet që shteti ka vendosur
janë plotësisht të pazakonta, është e natyrshme të thuhet se shteti ka humbur
sovranitetin e tij. Koncepti i sovranitetit bëhet kështu relativ. Zhvillimi i
fundit i bashkëpunimit ndërkombëtar i ka bërë praktikisht të rëndësishme këto
pyetje teorike.
***
Shumica e bashkëkombësve të
mi që shkruajnë në gazeta e portale kombëtare janë profesionistë dhe atdhetarë
të ndershëm, pjesa tjetër nuk janë përveçse bajga. Servil të këqij, që e kanë shitur prapanicën
te sivëllezërit serb. Bërllok. Por a është me të vërtetë
puna e tij/saj për të përdredhur-shtrembëruar të vërtetën, dhe para të huajve
dhënia e pamjes (imazhit) së gabuar
të një populli të vuajtur nën një diktaturë brutale?
Një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve janë
vetëm kundër atyre që do të donin për t'i bërë ata të paktën pak më të zgjuar,
dhe me entuziazëm i brohoritin kujtdo që i zhytën në budallallëk e marrëzi edhe
më të mëdha, kujtdo që i mashtron të bëjnë regres dhe i bën të pakënaqur. Është
për të ardhur keq që të tillët kanë mbetur në nivelin që kanë qenë njëqind vjet
më parë për sa i përket civilizimit dhe kulturës. Ata nuk janë në konflikt me
botën, as me pushtuesit e trojeve, por me veten e tyre.
Bisedo në
mënyrë të arsyeshme me një shqiptar që nuk
është në rregull nga mendtë dhe ai të quan budalla.
Unë ju sugjeroj t`i vëzhgoni këto gjëra pa
qenë të njëanshëm, pasi nuk bëni asgjë në përputhje me një prirje të pjesshme.
A je i gatshëm dhe i zellshëm për të dhënë
kontributin tënd në përmbushjen e nevojës ekzistenciale të vendit dhe të
njerëzve të tjerë dhe ta bësh këtë pa treguar anësi?
Një shtet ka dështuar kur nuk është në
gjendje (nuk është i aftë) të ofrojë
të mirat më themelore politike për njerëzit e saj.
Një dritë e vogël dëbon
shumë errësirë. E keqja me të keqe do të dëbohet. Armiku i brendshëm patjetër
të ndiqet për ta përzërë nga pozicionet e veta.
Patriotizmi
(atdhedashuria) identifikohet me sakrificat që një popull është në gjendje me i
bërë për të fituar Lirinë.