Kerko: a
Ferdi Kamberi: Një libër për të kuptuar Kosovën dhe politikën e saj
E shtune, 23.05.2020, 02:10 PM
Një libër për të kuptuar Kosovën dhe politikën e saj
Recension për librin“Besimi Politik në
Kosovë”e autores Dr. Ermira Babamusta
Nga Ferdi
Kamberi, Sociolog
Prishtinë– Këto ditëbibliotekëssë Kongresit Amerikan dhe asaj ndërkombëtare iu
shtua një libër i ri, një libër mjaft domethënës dhe aktual.Është fjala për
librin më të ri të autores Dr. Ermira Babamusta “Besimi Politik në Kosovë:
Dinamikat Kulturore dhe Institucionale” i cili aktualisht është në gjuhën
angleze dhe së shpejti pritet që të përkthehet edhe në gjuhën shqipe. Ky libër është
një punim shkencor 10-vjeçar, që ka qenë tezë e shkollës doktorale të Ermirës
dhe ka gjithsej 300 faqe, përmban 7 kapitujdhe është botuar në vitin 2020 nga NY
Elite Press nëNew York të SHBA-ve. Libri synon një audiencë të gjerë duke përfshirë
këtu: të rinjtë, studentët, profesorët universitar, shoqërinë civile, mediat, institute,
grupet e interesit dhe shoqërinë e gjerë dhe jo vetëm.
Qysh në fillim ajo që bie në sy tek libri i
Ermirës është fakti se ajo e fillon librin me një dedikim dhe falënderim për
prindërit dhe familjen e saj, gjë që tregon respektin dhe vlerat sublime të
familjes për kujdesin dhe sakrificën për të, duke e ngritur familjen në
piedestalet më të larta, sepse baza themelore e shoqërisë dhe agjensi i parë i
socializimit.Vërehet se profili i libritështë një trajtesë shkencore dhe
akademike e Babamustës përmes së cilës identifikon, analizon dhe hulumton çështjen
e besimit politik në një demokraci tranzicionale të Kosovës që nga viti 1999 e
këtej, kronologjinë historike të saj, kthesat dhe rrugëtimet, pesimizmin dhe
optimizmin e qytetarëve në raport me institucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare,
si dheçështje të tjera të cilat korrespondojnë me realitetin kosovar.
Libri nëkapitullin e parë dhe të dytë trajton
njëçështje e cila është tepër e nevojshme në një kohë të modernizmit, ku
demokracitë ballafaqohen me shumë pikëpamje kontraverse, rritje të populizmit
dhe sfida të tjera të cilat nga prizmi Huntingtinian mund të jenë ndoshta valë
e re e demokracisë, e të gjitha këto janë si rezultat i konceptittë mungesës së
besimit. Çështja e besimit si çështje sublime, ështërëndësishme për individin
dhe shoqërinë për shkak se apriori ai konsiderohet faktorëkyç në zhvillimin e
raportit në mes të individit dhe shoqërisë dhe anasjelltas.
Nga pikëpamja sociologjike besimi shihet si
një mekanizëm i cili ofron një lehtësim dhe siguri sociale. Sociologu bashkëkohorë
Annthony Giddens në librin e tij “Pasojat e Modernizmit”, besimin e sheh
si tepër të rëndësishme në modernitet. Sipas tij, “besimi është një sistem
abstrakt i fondacioneve të shoqërive, (nga të qenit normal) ndërsa ankthi dhe
frika janë kushti që shkatërrimi i mekanizmave mbështesin besimin i cili
provokon. Pra, besimi funksionon si një lloj kontrate shoqërore dhe
ekzistenciale ndaj gjendjes së natyrës Hobesiane”.
Prandaj besimi është qenësi dhe veti e
individit dhe shoqërisë për të pasur një siguri dhe mirëqenie më të mirë e në
politikë kjo mund të zbërthehet me çelësin e komponentës së funksionimit më mirë
të një shoqërie demokratike, sepse tek e fundit siç pohon edhe vetë autorja, “Besimi
social i referohet besimit ndërpersonal midis qytetarëve, ndërsa besimi politik
është midis qytetarëve dhe elitës politike, apo besimit të qytetarëve në
institucionet politike” (fq. 30). Kjo për shkak se një besim i tillë në njërën
anë rritë përgjegjësinë politike dhe publike të institucioneve të vendit nëraport
me qytetarët, në anën tjetër qytetarët kanë të drejtë legjitime t’i ndërrojnë/zëvendësojnë
elitat politike të cilat udhëheqin institucionet nëse nuk kanë besim tek ta.
Duke parë rolin dhe rëndësinë që ka besimi jo
vetëm në aspektin ontologjik, por edhe atë politikë, Babamusta në studimin e
saj përqendrohet“në rolin dhe rëndësinë e dy faktorëve kryesorë
socio-politikë - besimit ndërnjerëzor dhe besueshmërisë institucionale si
përcaktues kryesorë të besimit për të bazuar argumentet kryesore të librit”
(fq. 26), faktorë këto të cilat ndoshta janë fundamentale për pasur një besim më
të madh në institucionet e vendit dhe të cilat mund të përkthehen në
legjitimimin e tyre, krijimin e kulturës politike, si dhe në zhvillimin e vetë
demokracisë.
Libri i Babamustës në sfondin e
qasjes holistike
Diskursi dhe retorika e cila përdoret nga
Babamusta në këtë libër, është mjaftë i qartë, logjik dhe i argumentueshëm,
sepse përveç tjerash, ajo në këtë libër ndërthurë argumente të shumta
shkencore, të cilat janë të pasuruara me citime, gjë që tregon për një kapital
tëveçantë të trajtimit të literaturës vendore dhe ndërkombëtare. Në opusin
shkencorë, ky libër ka një qasje holistike, për shkak se trajton ndërtimin e një
shteti nga faza embrionale e deri në funksionimin e tij të plotë, përfshirë këtu
sfidat dhe problemet, sidomos besimin e qytetarëve në institucionet e vendit
dhe në ato ndërkombëtare. Qasja e autores nuk është qasje e cila mund të përshkruhet
vetëm nga prizmi i shkencave politike, por gjatë trajtimit dhe shtjellimit të
problemit, ajo fokusohet edhe në aspektin psikologjik, social, ekonomik,
politik dhe atë kulturor, që lë të kuptohet se ky libër është libër studimi dhe
hulumtimi i gjerëi cili kombinon qasjen teorike me atë praktike. Kjo i jep
epitet tjetër këtij libri duke e shndërruar atë në sfond të gjerë holistik dhe
mjaftë domethënës ku secili lexues mund të gjej vetën e tij.
Së këndejmi, libri në kapitullin e tretë dhe
kryesor fokusohet në rastin e Kosovës, duke analizuar dhe shtjelluar siç pohon
autorja “një sfond historik dhe një përmbledhje e pavarësisë dhe shtetësisë
së Kosovës, përfshirë strukturën institucionale politike, kornizën ligjore,
krijimi i Gjykatës Speciale të Kosovës dhe roli i bashkësisë ndërkombëtare.
Seksioni i politikës së jashtme përqendrohet në sundimin e ligjit, marrëdhëniet
me Serbinë dhe integrimin në Bashkimin Evropian” (fq.39). Kapitulli trajton
në mënyrë komparative periudhat historike nëtë cilat ka kaluar Kosova që nga
periudha e Perandorisë Osmane deri tek ndërhyrja e NATO-së në Kosovë.
Gjithashtu, ky kapitull trajton Kosovën si “një storie suksesi” e cila
pothuajse ka nisur nga zeroja dhe ka arritur që të ndërtoj institucione të
pavarura dhe dalë nga dalë ka arritur deri tek shpallja e pavarësisë me 17
Shkurt 2008 dhe deri më tani është pranuar nga shumë113 shtete të cilat janë anëtare
në organizatat ndërkombëtare. Kapitulli vë theks tëveçantë edhe rolin dhe ndihmën
e SHBA-ve, vendeve evropiane, misionin e UNMIK-ut, NATO-n, EULEX-in, OSCE-n, si
dhe organizatat tjera ndërkombëtare.
Libri i gjithashtu kushton vëmendje edhe
periudhës pas pavarësisë së Kosovës, duke analizuar çështjen e besimit politik vendor
dhe ndërkombëtarë në shtatë fusha të besimit politik: (1) besimi në
qeveri, (2) besimi në politikanë (liderët
në Kosovë si Presidenti dhe Kryeministri ), (3) në sistemin ligjor
(gjykata lokale dhe Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë – KSC), (4) besimi në organet
e sigurisë (policia e Kosovës, FSK, KFOR), (5) besimi në organizata
ndërkombëtare (BE, OKB), (6) besimi në shtete të tjera/ambasada (Ambasada e
Amerikës, lidhjet diplomatike me jashtë) dhe (7) besimi në media/TV. Rezultatet
tregojnë një ndryshim të dukshëm midis besimit politik në institucionet vendore
nga ato ndërkombëtare. Saktësisht, vetëm 30% kanë besim në gjykatat vendore në
Kosovë, duke e krahasuar me 70% besim në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë
për vitin 2018. Ndërsa shqiptarët si në vend dhe ato me vendbanim jashtë
shtetit kishin të njëjtin nivel të mosbesimit në qeverinë e Kosovës. Kurse të
huajt treguan një nivel më të lartë të besimit në qeverinë e Kosovës në
krahasim me shqiptarët. Edhe pse raporti i studimit tregon një nivel të ulët në
qeverinë e Kosovës, studimi zbulon se Ambasada Amerikane (70%) dhe Policia e
Kosovës gëzojnë besimin më të lartë. Nga institucionet e huaja NATO mori
përqindjen më të lartë të besimit politik me 84%, vijuar nga BE-ja me 77% dhe
OKB-ja vetëm me 51%.
Pra, nga ky kontekst, mund të shohim se
Babamusta trajton problemin e Kosovës në mënyrë objektive, sepse përveç tjerash
flet edhe për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet shoqëria kosovare,
duke u nisur korrupsioni, besimi i ulët në Gjykatat e vendit, nepotizmi,
problemet e theksuara politike me Serbinë, zhvillimi ekonomik i vendit,
migrimi, si dhe çështje të tjera të Kosovës të cilat janë plagëtë trashëguar qysh
nga lufta.
Njëçështje tepër e rëndësishme në libër, që
zakonisht shumë rrallë e hasim në librat tjera simotra, është edhe çështja e
metodologjisë, sidomos hulumtimet e realizuara nga Babamusta, të cilat janë tepër
të rëndësishme për argumentimin e studimit, sepse në fushën e sociologjisë
terreni (empirizmi) konsiderohet si “mbreti”, përmes hulumtimeve ne mund të
arrijmë deri tek objektiviteti dhe përmes tij deri tek zgjerimi i diapazonit të
diturisë e cila mund të ndikojë në ndryshimet dhe zhvillimet tjera sociale.
Andaj, vërehet se autorja ka bërë një studim unik dhe ka marrë të dhëna
origjinale me pyetësorë enkas për ekspertët. Autorja vë theks “në vitin
2012-13 kanë marrë pjesë 220 pjesëmarrës, dhe 40 të tjerë në vitin 2017-18 për
të bërë krahasimet e ndryshimit të perceptimeve të publikut mbi nivelin e besimit
politik në Kosovë. Pjesëmarrësit në pyetësorët janë zyrtarë dhe ekspertë nga 10
fusha kryesore, përkatësisht: Asambleja e Kosovës, qeveria e Kosovës, Forcat e
Sigurisë, Ministria e Diasporës, Ministria e Kulturës, Sportit dhe Rinisë,
OKB-ja, BE-ja, NATO, media/TV dhe profesorë nga Universiteti i Prishtinës dhe
Instituti Albanologjik”, gjë që tregon peshën dhe vlerën e këtij studimi.
Libri Besimi Politik në Kosovë si instrument
për ndërtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare
Shtrohet pyetja: Pse kemi nevojë për këtë libër?
Është një pyetje filozofike e cila ngërthen shumë përgjigje në vete. Përderisa
libri ndikon që ne të zgjerojmë diapazonin e diturisë, ai njëherit është miku më
i mirë i njeriut, sepse formëson bazën psikologjike të edukimit të tij si qenie
dhe ndikon që të krijon ura lidhëse ndërmjet shoqërisë. Në këtë segment, shohim
ky libër duhet të shihet edhe si instrument për ndërtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare
dhe një lloj urë lidhëse në mes të Kosovës dhe shteteve tjera, sidomos atyre që
janë kundër pavarësisë së Kosovës dhe shteteve skeptike.
Një gjë e tillëështë e mirë se ardhur në këtë
kohë, kur diplomacia kosovare po ballafaqohet me shumë probleme dhe sfida. Ndërsa,
në anën tjetër shteti serb është duke lobuar tek shtetet që mos të njohin Kosovën
si shtet dhe tek ato shtete që tashmë e kanë njohur, që raportet t’i ngrijnë me
Kosovën. Prandaj, ky libër si dhe librat e tilla simotra duhet të promovohen
akoma më shumë në arenën ndërkombëtare, në mënyrë që opinioni publik të shoh të
vërtetën nga prizmi objektiv dhe jo nga ai subjektiv, sepse tek e fundit
narracionet shkojnë dhe vijnë, ndërsa veprat janë ato që mbesin dhe ato të
cilat e ngritin një kulturë, një shoqëri në piedestalet më të larta shoqërore. Ndërsa
për arenën kombëtare ky libër sjell një punim me statistika origjinale me
hulumtime kryer në Kosovë, Angli, Amerikë dhe Strasburg.
Analiza dhe vlerësimi kritik i
librit
Ky libër,thënë më gjerësisht, mund të
konsiderohet si një aset me vlerë në sfondin e shkencës, kulturës, besa edhe
promovimit të shtetësisë së Kosovës, sepse mbi të gjitha ka një qasje objektive
dhe realiste, si dhe është i pasuruar me burime të shumta ndërkombëtare dhe
shqiptare, të cilat i japin nuanca të një kameleoni këtij libri. Punimi shkencor sjell një
kontribut të vlefshëm në debatin kulturor-institucional të
politikë së jashtme. Autorja i përgjigjet pyetjes: A ndikohet besimi politik
nga vendimarrësit politik apo institucionet politike?
Ndoshta ajo qëmungon në këtë libër dhe do të
duhej tëishte marrë parasysh nga autorjaështë krahasimi i perceptimeve dhe vlerësimeve
të opinionit të qytetarëve të Kosovës me krahasimet e njëjta të qytetarëve në
shtetet tjera, në mënyrë që të analizohen faktet, faktorët dhe rrethanat
sociale mbi opinionet e tilla, pastaj komparacioni në mes zonave apo vendeve të
tjera të cilat kanë pasur konflikte të ngrira, në mënyrë që të shpalosen
argumentet shkencore mbi atë se përse Kosova është “sui generis/rast i veçantë”
dhe nuk mund të jetë precedent për zonat ose vendet tjera.
Pasi që zhvillimi i teknologjisë ka mundësuar
që njeriu (post)modern të komunikon prej një skaji në skajin tjetër dhe
distancat gjeografike, hapësinore, kontinentale dhe ndërkontinenale të ofrohen
sa më afër, edhe libri i Babamustës si urë lidhëse në mes të kulturave dhe shoqërive
të ndryshme ka bërë që ai tashmë të gjendet në Amazon si botim shtypi
dhe në Kindle, me shitje në Sh.B.A., Angli, Gjermani, Francë, Spanjë,
Itali, Japoni, dhe Kanada.Ndërsa versioni dixhital “eBook “(formati PDF)”
mund të shkarkohet nga uebfaqja e NY Elite Press në www.nyelitepress.com, që është një
lehtësi.
Përmes këtij recensioni kemi shpalosur disa
pikëpamje kruaciale të vlerësimit dhe kritikës mbi këtë libër i cili analizon
detajisht Kosovën dhe rrugëtimin e saj deri më tani, besimin politik të
qytetarëve në institucionet e vendit. Autores Dr. Emira Babamustas duke e
komplementuar për një libër frytdhënës, i dëshirojmë shëndet dhe suksese në
rrugëtimet tjera akademike!
Referenca: Babamusta, Ermira. (2020). Besimi Politik në Kosovë:
Dinamikat Kulturore dhe Institucionale. New York, NY: NY Elite Press
Alketa Beqari, Ermira Babamusta, Prizren