Kerko: a
Valbona Rexhepi - Hadri: Lulja ime
E shtune, 23.05.2020, 11:47 AM
LULJA
IME
Trëndafilja
ime aromë parajsore
Shndërrit
si hënë përtej oqeanit
Si
gjithmonë në sytë e mamit
Bukuri
ëmbëlake fytyrë ngjëllore.
Shkëlqimi
yt mbi kurorë mbretërore
Të
veshi me petkun e gjethit të artë
Me
mall gëzimi mbete lumturia ime
Kënaqësinë
tënde e shijojmë nga larg.
Në
tokën e bukuar ku mbolle rrënjët Arbërore u bekove për të vazhduar prore.
Udhëtimi
yt nuk ishte i lehtë mbi supe
Ishe
ende lule në rrugën qumështore
Ngjite
qiellin pikën ku doje të shkoje.
Pra,
bija ime këngë e kënduar prore
Qëndro
e bukur kokëlartë rrahi krahët
Je
shembull për të marrë rrugën tënde
Kthehu
në kopshtin tënd trëndalifja ime.
Pra,
bija ime këngë e kënduar prore
Kthehu
pranverë e gëzuar lule mbi ty.
Valbona Rexhepi - Hadri