Kerko: a
Sinan Gashi: Nikollë Ivanaj, poet
E shtune, 23.05.2020, 02:16 PM
NIKOLLË IVANAJ, POET
Nga Sinan
Gashi
Në vistrën e krijuesve letrarë që fati
personal ose sistemi kohor që i kishte lënë në mëshirën e fatit dhe se i kishte
mbuluar pluhuri i trashë i kohës, është edhe Nikollë Ivanaj, atdhetar i mundit
të madh dhe krijues i talentit të lindur.
“Lulet e pasosme” vepra e
vetme që ruajti krijimtarinë e tij letrare
Nikollë Ivanaj ishte një poet lirik. Ai,
përcjell nga fati jetësor i tij dhe nga përcaktimet e tij atdhetare, kishte
lëvizur anë e kënd hapësirës basllkanike e më gjerë, gjithnjë me synimin e
njëjtë, të thotë e të bëj diç për vendin e vet dhe popullin hjekakeq. Në motet
kur hetohej synimi i zhbërjes së etnisë dilnin individë me një vetëdijësim më
të kartë, dhe futeshin në veprimet e rezistencës verale a aktive, me propagim a
me aktivitet të natyrës tjetër, që të mos mendohej se nuk di askush dhe nuk ka
kush të përfaqësojë. Mandej, pasi kryhet ajo që ishte synim i tij, ai tërhiqej
në jetën e rëndomtë, në mos edhe harrohej deri në mosqenje.
Nikollë Ivanaj, mbështetur edhe nga krijimet
poetike, në fund të të cilave shënonte datën e krijimit të tyre si dhe vendin
ku i kishte krijuar, jep të kuptojmë se “shteti” i krijuesit ka një shtrirje
shumë të gjerë, aq sa gjysma e Ballkanit. Ai, pra, kishte lëvizur në hapësirën
pikëtimor Shkodër, Hot, Triste, Malësi e Shkodrës, Podgoricë, Raguzë,
Bukuresht, Romë, Luma, Prizren, Shkup, Stamboll, Korçë, Sofje, Korfuz, Fushë e
Kosovës, mbi det të Adriatikut, Vlorë, Lezhë, Durrës, Orosh i Mirëditës, Dibër,
Malësija e Dibrës, Elbasan, Linas, Krujë, Viri (Zeta), Neszider (Hungari),
Kautzen, (Austri), Cezmja e Koplikut, Grizhe, e Koplikut, Paris, Bjeshkë e
Kelmendit, Neë York, Boston, Nemi (Romë), Dozendorf (Austri), dhe njëkohësisht
shkrime të datave të evidencuara: 28 Nanduer 1937, 29.XII. 1894, 25 Tetuer
1895, 1901, Mars 1905, 1.I.1906, 20.IX.1907, Qershor 1908, 15 Qershuer 1911, 17
Fruer 1921 e kështu me radhë viteve.
Krijimet poetike të cilat ai shkroi në këto
vende që cituam dhe në ato data që përmendem, u përmblodhën në një vëllim të
vetëm dhe u botuan pastaj më 1944 në Tiranë, me emrin “Lulet e pasosme”, emër
simbolik, dhe me një ndarje shënuar si nëntitull: I Vjersha kombëtare dhe II. Lyra. Botimin e bëri
shtypshkronja e shtetit. Kështu, cikli i parë përmban 60 krijime, kurse cikli i
dytë 19 poezi, duke e përjashtuar edhe parathënien e vëllimit, që është shkruar
në formën e poezisë. Të dhënat dëshmojnë se përgatitja e librit ishte bërë në
Shkodër, më 28 Nanduer 1943.
Dy motive, dy linja
përjetuese
Nikollë Ivanaj nuk e mësheh qëllimin jetësor,
përkatësisht nxitësit e frymëzimit poetik: Atdheu dhe Dashuria. Këto dy motive
të krijimeve të tij poetike, ai edhe i ndanë në cikle por edhe i deklaron që në
ballinë të librit, që nuk lë mundësin e hamendësisë së lexues-studjuesit. Në të
vërtetë, duke qenë se ai lëvizi, veproi, organizimi kryengritje, përjet po
burgosje e internime edhe në shtete të huaja, shpirti i tij i ndjeshëm prej
artisti, thuri edhe vargje si dëshmi përjetimi, qoftë për ta ngrohur shpirtin e
shtypur robërijet qoftë për ta deklaruar publikisht lëvizjen dinamike të jetës
së tij përplot krajata. Vetë titujt e peozive shpjegojnë shumçka nga subjekti i
shkrimit, pos që leximi më pastaj ta mundëson njohjen me fuqinë krijuese sa
edhe përjetimin emocional në çastin e krijimit, i cili ndikon po aq të lexuesi.
Autori duke qenë se parësore kishte atdheun,
shtegëtimet përcjell me përjetime të rënda dhe të paparashikueshme, i përjeton
thellë edhe si mall mërgimtari, edhe si adhurues simbolësh kombëtare, edhe si
krenari me qytet historike të vendit të vet apo edhe si plotësim tashti
artistik i pjesës së “vrazhdët” të veprimit politik.
Mbi të gjitha poetin e shpie përpara një
besim i fortë në një të ardhme të mirë sa edhe në përjetësinë e ekzistencës së
Atdheut – Shqipërisë, siç thotë në vjershën njëstorfëshe “Besoj” që mune të
mirret si e para si krijim poetik edhe si mesazh:
Mos të besojshë së Shqipnija
Do të rrnojnë përgjithmonë,
Do të dojshe, që Perëndija
Të gjithë Botën t’e rrënojnë!
Ky krijim i 29 gushtit 1894, ua lë vendim
krijimeve më të gjata, më artistike dhe me një tematikë më kuptimore e
domethënëse. Edhe pse nuk ka kohë ose nuk është i përcaktuar të bëhet poet e
vetëm i tillë, Nikollë Ivanaj sikur le të kuptohet me shkrimet e tij se ka
talent, si rrgulla shkrimi, e mbi të gjitha krijimtarinë e ka rezultat të
frymëzimit. Ai pra referon përherë rimën dhe vargun strofik dhe gjatësia
shprehëse është e ndryshme, nis nga sasia një strofëshe e deri te ajo 25
strofëshe, gjithnjë katër vargëshe.
Kur aktivisti i çështjes kombëtare mirret
edhe me krijimtarinë letrare, është e pamundshme që t’i ikën ndikimeve
reciproke. Ato sikur e plotësojnë njëratjetrën dhe e bëjnë atë më fundkcionale
e të besueshme: e para është jashtësia, deklarative e njeriut, kurse e dyta
është shpirtërorja e brendshme e poetit.
Kështu Ivanaj vepron në një anë dhe lë
“testament” në anën tjetër, ose atje ku nuk mund të mbërrijë zëri i tij i
deklarimit, arrinë patjetër letra e shkruar e përjetimit.
Titujt e poezive, shpjegime
deklarative të vjershave
Nëse te krijuesit e tjerë titulli i krijimit
është rrjedhojë e përmbajtjes, të ivanaj manifestohet e kundërta, titulli i
kushtëzon krijimin e përmbajtjes. Si ta lexosh titullin “Udhëtim – mërgim”, ose
“Malësisë së Madhe”, ose “I burgosun!”, ose “Shpnesa e Shqpinisë”, ose “Shpatës
Skënderbeut”, ose “Kosova”, ose “Flamurit”, ose “Bashkim i Shkodrës me
Atëdhje”, e tjerë, vetiu të vetë mendja te fati historik i njeriut dhe i etnisë
që gjasonin aq shumë në kohëra fti i njërit i rëndë, fati i tërësores në
rrezik.
Krijimet janë vitesh të ndryshme, përjetimesh
të ndryshimeve sistemore e politike po aq të larmishme, andaj edhe mesazhet
poetike kanë aktualitetin deklarimor vtëm në raport me kohën, e stili dhe forma
shkrimore është e njëjtë, vetëm se ndryshojnë anët formale, si të gjatësisë së
vargjeve, rimës, ose se disa krijime janë se atë e disa stdofike katër a
gjashtë vargëshe. Sido që të jetë ana formale, ato gjithnjë prekun dhembjen
shpirtërore të Ivanajt vetëm për fatin e atdheut, duke shkrirë artistikisht
synimet grabitcare të fqinjëve ose shprehjen deklarative të qarqeve diplomatike
evropiane. Po sjellin stdofa nga poezi të ndryshme për dëshmim:
Dijmë
se fajet ende të na janë,
Se prishë jena me trup dhe me shpirtë,
Se të parët tonë, der që të mira banë,
Faqe të bardha shumë na qitne në dritë.
(1905)
(…)
Veçse për njerëz që janë t’egjër shqimë,
sikurse
na, në shumicë, fatzezë,
që
edhe sa dijmë shtihena se s’dijmë,
si shpirtëposhtër me shum të këqija vese.
Mosni,
pra, ma shqipëtarë
Kështu
se ashtë shumë mbarë!
(…)
Por, shpnesoj, se as ti Greqi
Qëllimet s’ke me i a mbërri:
Se epiri asht i yni,
Do të jenë së bashku me shqiptari!
(…)
Flamurë i kuq, me shqype të zezë,
Hidhur madhështuer n’erë tëdlirë!
Flamurë i shenjtë, që zëmbrën m’ke ndezë
Hidhu përjetë në shqypëni të lirë!
(…)
Në një fushë rrethue me tela,
Si në lulishte të shtasve egra,
I burgosun – me gjini të poshtër –
Jam në mënyrë që merrë mndera.
Lirikat e Ivanajt ose kujtesa e përjetimeve intime
Kritikat
e Nillë Ivanajt vecsa e plotësojnë poertetin njerëzor të këtij poeti që
atdhetarie e kishte degëdisur ku lenë e ku perëndon. Ai me këto shfrymje
emocionale dëshmon se para së gjithash është njeri, që, si gjithë të tjerët e
do jetën, dashurinë, njeriun, por…
Disa
nga poezitë e tij janë përkushtuese, për ato që ne ua mësojmë tshti vonë vetëm
emrat, si Livije, Zojës P., Në poeztië e tilla ai sikur shpurpurishë
madhështinë dhe domosdoshmërinë e dashurisë, përjetimet e çasteve të tilla, sa
edhe në raste e përjeton hidhësinë e rëndë të tradhëtisë ose vetëm të dyshimit
që krijon ajo. Ai kujton që takimin e parë, përkatësisht puthjen e parë, titull
që e mban edhe poezia, e vitit 1915 në Shkodër, dhe përcjell “kronologjikisht”
fazat e përjetimi senzual.
A e
dinë kur u puthme së pari
N’atë
pyllë shejtë të dshtënisë,
Në mjes luleve, të pëmve, bari,
Kur ishim në kulm të lumënisë?
Emocionet përjetojnë digresione e rënje nga
raportet erotike, që autori s që do t’i mësheh. Edhe dhembjen e tradhëtisë,
edhe vajin e mëninë, dhe dyshimin e gërshëtimet e dashurive: atdhetare +
erotike.
O e
shkreta zëmbra e ëme,
Sa
e fortë paske qillue!
Shumë
vuejtje, si nuk plase,
Sa shumë mujte me qindrue?!
Pavarësisht se ky cikël është i varfër edhe
artistikisht, ka peshën e vtë përmbyllësore artistike të një portreti poetik.
Biografike
Nikollë Ivanaj
është i lindur në vitin 1879 në Triepsh të Grudës. Që heret u ngjit në
interesimet e aktivitetet atdhetare, andej nuk i zuri këmba vend, duke kërkuar
“tanë dynjanë”. Ishte organizator i kryengritjeve të mëdha antiosmane 1910 –
1912. Po ashtu ishte edhe delgat për çështjen shqiptare në Konferencën e Paqjes
në Paris (1919-1920). Jetën e mbylli në Tiranë, më 1951. Ai ishte angzhuar edhe
në propagimi me shkrim të çështjes kombëtare, duke menduar efektin tjetër, duke
bouar në Dubrovnik gazetën “Shpnesa e Shqypënis”. Po ashtu drejtoi
organet: “Lidhja Kombëtare” (1915), “Koha e re”, “Republika” (1923-25).