Kerko: a
Dedë Preqi: Edi Rama rrënon zemërkulturën kombëtare
E diele, 17.05.2020, 10:07 PM
EDI RAMA RRËNON ZEMËRKULTURËN KOMBËTARE
Nga
Dedë Preqi
Edi
Rama urdhëroi rrënimin e ndërtesës së Teatrit Kombëtarë në kryeqytetin
shqipëtar, që do të thotë se, me këtë kuptojmë edhe rrënimin e kulturës
kombëtare të këtij vendi. Qytetarët shqiptarë akoma me demokracinë në gojë, që
luftojnë akoma dhe kërkojnë nga organet e pushtetit të vet për tu barazuar me
popujt tjerë, sikur edhe më parë në kohën moniste të Enver Hoxhës.
Pushteti
i Edi Ramës, me defekte të shumta dhe me një orintim të llojit të vet të
rrejshëme, që e ushtron në formën e shkatërrimeve dhe përceptimëve të
vetëshijes, sikur në këtë rast shembjen e një Teatri kulturor dhe historik të
vendit, si pjesë e trashëgëmisë së kulturës kombëtare, duke e rrënuar
domethënjën e vlerave kombëtare dhe duke e zhveshur nga dinjiteti, kultura dhe
origjinaliteti.
Logjika
apo idea e Edi Ramës dhe bashkëargatëve të tij, për të marrë një vendim të
tillë, që të shembët shtëpia e kulturës së popullit të vet, bëhët fjalë për një
paraqitje shumë pak normale dhe të vetëdijshme me veprimet e kësaj natyre
primitive dhe djallëzore, të cilat zgjohen vetëm në botën e njeriut jo normal,
e cila e ka dukjen e varur nga ndonjë substancë nxitëse, që i nxitë fijet
nervore, që më pas kamuflohen si koncepte ndërvepruese, apo shkatërruese.
Prandaj,
në kuptimin e vërtetë të fjalës, një kryeministër që e dhunon vullnetin e
popullit të vet për të bërë vetëm pushtet, duke menduar se në këtë mënyrë dhe
pa rrezulltate të duhura jepët domethënja e demokracisë funksionale e ligjore e
një shteti, njëherazi duke prekur dhe cënuar të drejtat themelore të artit dhe
kulturës së këtij populli, janë sinjalizime të qarta, se një pushtet normal nuk
vepron në këtë mënyrë barbare, pa patur ndonjë ç’rregullim dhe defekt në
epiqendër…
Protestave
iu bashkuan plot artistë të vendit, prej të cilëve kishte, që ishin rritur dhe
ngjitur me shpirtin dhe skenën e këtij teatri, kishte plot nxenës, studentë, të
rinjë e të vjetër dhe nga gjitha kategoritë njerëzore, të cilët në kundërshtim
ndaj këtij shëmtimi të Edi Ramës, me lot në sy dualën në mbrojtje të këtij
nstitucioni kombëtar, duke u përballur me rrethojat dhe kordonet policore, që
kishte organizuar Edi Rama, Veliaj dhe Sandër Leshi, duke i keqpërdorë edhe
policinë e shtetit, të cilët bienin në konfrontim me protestuesit e pa fajshëm,
duke mos kursyer edhe zonjën e parë të presidentit të Shqipërisë.
Mëkatët
e Edi Ramës, janë të pandalshme dhe të pa falshme, nganjëherë edhe me nga ndonjë befasi
shqetësuese, kur veprimet e tij skandaloze kalojnë edhe përtej kufirit shqiptaro-shqiptarë, duke
i dhënë përkrahje edhe pasardhësit millosheviqian Aleksandër Vuçiq, dhe
platformës së Hashim Thaçit, për korigjimin e kufijve, që ka parakusht,
copëzimin e trojeve dhe tokave të Kosovës.
Në
shenjë proteste kundër shembjes së Ndërtesës Historike të Kulturës Kombëtare,
soldarizohet edhe populli i Kosovës, poashtu reagon edhe kryeministri i
Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, reagojnë edhe shumë zëra ndërkombëtare
dhe rajonale, të cilët mbështetën reagimin dhe vullnetin e popullit të këtij
vendi, kundër një urdhëri djallëzor, që e jep pushteti i diktaturës së Edi
Ramës, në mëngjesin e hershëm të dielës historike, që nuk do harrohet kurrë.