Kerko: a
Kastriot Myftaraj: A ka dallim mes Qani Rexhepit dhe Hoxhë Osman Musliut
E marte, 12.05.2020, 03:06 PM
Kastriot
Myftaraj:
Hoxhë Osman Musliu, imami i Drenasit në Kosovë, është i njohur për atë se në mars 1998 iu bëri shërbimet fetare pas vdekjes Adem Jasharit dhe familjarëve të tij të vrarë nga serbët. Ai e ka qortuar rëndë, publikisht Qani Rexhepin, vëllain e kryetarit të Bashkësisë Islame të Maqedonisë Sulejman Rexhepi, për shkak se
shfaqet në një video gjatë një udhëtimi me automjet mjedis Kosovës, duke u
sjellë në mënyrë shumë fyese ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Qaniu
mburret me miqtë e tij se janë duke dëgjuar muzikë serbe mjedis Kosovës dhe ai
së bashku me ta dëgjohen të thonë fjalë të rënda për shqiptarët e Kosovës.
E
papranueshme, e dënueshme, sigurisht!
Por
a ka dallim në thelb mes këtij Hoxhë Osman Musliu, nga njëra anë, i cili në
xhaminë e vet, pa kurrfarë shqetësimi, madje me krenari, e bën thirrjen për
lutje (ezanin) për besimtarët shqiptarë pesë herë ditën në arabisht, si dhe
Qani Rexhepit, në anën tjetër? Arabishtja dhe serbishtja në këtë rast janë njëjtë
të dëmshme për shqiptarët. Madje këtu duhet thënë se Qani Rexhepi e pëlqen
serbishten, veç arabishtes të cilën e ka gjuhë kult, ashtu si Osman Musliu. Të
dy palët, Osman Musliu dhe Qani Rexhepi, nuk kanë lidhje me Shqiptarinë,
përveçse që janë deklaruar si Shqiptarë në censuset e popullsisë në Kosovë dhe
Maqedoninë Veriore.
Të
dy e lidhin fenë me një gjuhë të caktuar kulti, arabishten. Lidhja e fesë me
një gjuhë të caktuar sjell nacionalizmin fetar, në këtë rast arab.
Osman
Musliu është shqipfolës i arabizuar dhe turkofil, i cili ka kërkuar publikisht
që historia kombëtare shqiptare të shkruhet sipas kërkesave të Turqisë. Që do
të thotë të zhbëhet figura historike e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, që është
figura qendrore e historisë sonë nacionale. Qëndrimi i Osman Musliut shpie në
asimilimin arabo-turk të shqiptarëve.
Të
njëjtat pikëpamje me të i ndan edhe Qani Rexhepi i cili dallon nga Hoxhë Osman
Musliu veç për atë që i pëlqen edhe muzika serbe.
Të
tillë shqipfolës të arabizuar dhe turqizuar nuk i duhen Shqiptarisë. Ata edhe
Shqipërinë e Bashkuar Etnike ta shndërrojnë në Khalifat arabo-turk. Si Qaniu,
ashtu edhe Osmani. Madje, Qaniu është më i sinqertë se Osmani.