Kerko: a
Hilmi Saraçi: Cubeli
E marte, 12.05.2020, 02:00 PM
C u b e l i
-Tregim-
(Këtë tregim po e
ribotojmë edhe njëherë me qellim për të kuptuar më mire përmbajtjen,respektivisht
për të kuptuar simbolikën e ngjarjeve që
ndodhen rreth nesh dhe më gjërë..Përsonazhet në këtë tregim janë shtazët , respektivisht qeni, shtaza më
besnike e njeriut i cili në këtë tregim simbolizon njeriun,Disa njerëz janë si
qeni- lehin si qeni, nuhatin si qeni, kafshojnë si qeni.janë të prirur të ulurojnë si qeni dhe të merren me
brengën,fatin dhe jetën e të tjerëve,duke
sulmuar, fye , nëncmuar dhe kërrcnuar të tjerët sidomos rivalët e tyre
që nuk mendojnë si ata…
Një ditë në një tubim (ndejë)
burrash ishin hap shumë tema duke mos u pajtuar kursesi me njeri tjetrin dhe në
fund kishin filluar të flasin rrreth qenit, tiparet dhe karakteristikat e qenit
duke u shtyrë dhe duke lavderuar secili qenin e vet- gati sa nuk ishin përla,
kacafytur për qentë Kështu duke e
lavderuar secili qenin vet vendosin të dalin në gara dhë përsëafërmi të shohin
vetit dhe karakteristikat e tyr në
fushën e mejdanit. Kjo edhe kishte ndodhur të nesermen... Por në këto gara të
qenve del fitues Cubeli i cili edhpse ishte i vogël, i hajshëm- pa bisht,me
leshra reth nofullave dhe prapa bishtit, në saj të taktikës që kishte mësuar
doli fitues në këto gara,.. Prandaj lexues të nderuar mos pritoni dhe lexoni me
kujdes këtë tregim dhe do ta shihni mase miri përmbajtjen dhe qellimin e këtij
tregimi)…
Nga
Hilmi Saraçi
Shumë
shpiegime, komentime dhe polemika u zhvilluan në odën e Xhemë Zekës për
politikën ditore, partitë politike, liderët e tyre, për të kaluaren e vështirë
dhe jetën nën robëri, për lirinë e fituar më gjak, për vatrat e krizave në
botë, për sferat e interesit, për
varfërinë që ka kapluar njerëzimin, për lëvizjet e ndryshme demokratike dhe
kombëtare në botë, për thyrjet ideore dhe për shtrembërimet e platformave
politike e tjera. Çdo njëri prej tyre përpiqej që mëndimi i tij të dominojë, të
zënë vend mbi mendimet e të tjerëve dhe kurqysh nuk arritën të formulojnë një mendim të përbashkët për të
gjitha këto shpjegime dhe polemika.
Dalëngadalë u kapen edhe për tema të
tjera, respektivisht për shtazët, pikërisht për qenin- shtazen më besnike të
njeriut. Shpieguan disa karakteristika dhe cilësi të qenit, duke e krahasuar me
njeriun. Disa njerëz janë si qeni- tha Luci. Lehin si qeni, nuhatin si qeni,
kafshojnë si qeni. Dhe filluan secili prej tyre ta lavdërojnë qenin e vet. Më i
zëshmi ishte Duli. Ai lavdëronte qenin e vet se ka trup të madh, turi të
zgjatur, nofulla të forta, dhëmbë të mpreftë, këmbë të gjata, gjoks të
rrumbullakët, pak të dalur dhe të zgjatur përpara. Vetëm për bishtin e qenit të
Dulit hargjuan më tepër se 20 minuta. Bënin krahasime me ‘bishtin” e njerëzve
që vetëm u mungon, nuk i duket. Qeni im e ngritë lartë bishtin, e lëviz në të
gjitha drejtimet, pastaj merr vrapin dhe turret si shigjeta- tha Zeka. Ndërsa
Mici u ndal në disa tipare tjera të
qenit të tij “Baloshit” : ?shtë nuhatës i madh, nuk i pshton kurgjë pa e
zbuluar. Zërin e ka ushtues kur leh dhe kur kacafytet me kundërshtarin… I zoti
i odes Xhemë Zeka i ndërpreu : Mjaft më me këto lavdërime dhe dallavere. Kurgjë
nuk është qeni yt, or Hetë, në krahasim me qenin tim “Murrkun”. Ai është
shtatëlartë, me ngjyrë të murrme, si të ujkut. ?shtë i madh sa viçi i
lopes tande. ?shtë i dëgjueshëm dhe më
besnik se njeriu. Shpeshherë e qortoj dhe e godas me shkop. “Murrku” im nuk di
të hidhërohet. Përkundrazi pas pak kohesh lëviz bishtin, afrohet pranë këmbëve
të mia, me ledhaton me këmbët e gjata. Kjo nuk ndodh me njerëzit. Ata mbajnë
inat dhe janë të prirur të hakmirren dhe të vrasin… “Kobri” im është i
pameshirshëm kur kacafytet me kundershtarin. Ka
zakon të kafshojë në fyt duke e ngulfatur kundershtarin- tha Cena. Një
ditë “Korbi” kishte kafshuar qenin e
Hiqit, “laroshin” në fyt, e kishte përthekuar më pare me këmbët e gjata qafën e
“laroshit” dhe po të mos intërvenonte shpejt Lili qeni i tij “Laroshi do të
kishte mbetur pa shpirt në token e përbaltur… Kështu karakteristikat dhe vetit
e qejve dhe të njerëzve moren përmasa të
gjëra.
Në
një qoshe të odes kishte zënë vend Hamza. Ai vetëm dëgjonte dhe nuk ndërhynte
në këtë bisedë dhe polemikë të pazakont. Por në fund nuk u përmbajt, shpërtheu
dhe nisi të tregojë vetit karakteristike të qenit të tij “Cubelit”: Edhe, pse
është shtatshkurtër, i hajshëm, më i vogël, më bisht të shkurtër, cub, njëfarë
leshatuku në fytyrë dhe pas bishtit, “Cubeli” im ka një karakteristikë të
vaçantë që dallon nga të tjerët. ?shtë mjeshtër i rrallë i vrapimit dhe i
kafshimit. Taktikues dhe profesionalist për ta ngulfatur kundërshtarin gjatë
përleshjes dhe kacafytjes… Të gjithë nisen të bëjnë shaka dhe të qeshin me të
madhe. E përbuzën, e nënçmuan dhe e fyen “Cubelin”. “Cubeli” nuk është i aftë
të përlahet me një pulë, me një macë e lere më të përlahet dhe të kacafytet me
qej, siq është “Murrku” i Xhemës, “Kobri” i Dulit, “Baloshi” i Micit e të
tjerë. Kështu fjalët e Hamzës i nëpërkëmben dhe nuk ua vuan veshin. Vazhduan të
qeshin, të dëfrehen në llogari të “Cubelit” të Hamzës. Kështu bisedat dhe
polemikat për qejt vazhduan gati tërë natën. Kah fundi i natës, Heta propozoi
që të zhvillohet një garë me qej. Të gjithë të pranishmit u pajtuan dhe
vendosen që të nesermen në ora dhjetë, të Ura e Gurit, afër Livadhit të Dinit
të fillojnë këto gara… Të nesermen ishin tubuar i tërë fshati të Ura e Gurit,
afër Livadhit të Dinit. Interesimi ishte i madh. Kishin dëgjuar për këtë
organizim garues të qejve, prandaj të gjithë
kishin dëshirë që të shohin këtë pjesëmarje të qejve në gara, që nuk
ishte dëgjuar dhe nuk ishte mbajtur më parë në këtë trevë. Njerëzit kishin punë
të tjera, më të mënqura në këtë ditë, mirëpo ishin bërë kureshtarë për ta parë dhe
për ta përcjellë këtë duel të rrallë të qejve. Kështu filloi ardhja e
zotërinjëve me qejtë e tyre. Xhema printe me “Murrkun” e tij. Pas tij Mici me
“Baloshin”, Duli me “Kobrin” e të tjerë. Kishin ardhur edhe pjesëmarrës të
tjerë me qejtë e tyre nga fshatrat për rreth. Kishin zënë vend në qoshën e
Livadhit të Dinit, afër Urës së Gurit dhe prisnin për të filluar dueli në mes
të qejve. Më i fundit po vinte Hamza me “Cubelin” e tij. ? kishte lidhur me një
spagë dhe e mbante për dore. Të gjithë u kthyen nga ai me një shikim të
vaçantë! Si ka lejuar vetën Hamza që të dalë në mejdan- duel “Cubeli” i tij?!
Ky qen me trup të shkurtër, të rrënqethur, me leshra rreth nofullave dhe prapa
bishtit nuk është i zoti të qëndrojë dhe
të kacafytet me qej tjerë! Hamza ka ardhur vetëm sa për të bërë hajgare! Për
një sekond do të dorëzohet i kafshuar, i përgjakur dhe i sakatosur! Thonin
pjesëmarrësit.
Në
krye të livadhit, në radhë, kishte zënë vend “Murrku” i Xhemës. E kishte qitë
gjuhën dhe shalakatej, sikur dëshironte të tregojë supërfuqinë e tij. E kishte
ngritur bishtin lartë duke e valëvitur në të katër anët. Veshët i kishte
picërruar – dëgjonte lehjet e qejve dhe zhurmën e njerëzve prezent që kishin
zgurgulluar sytë dhe priteshin që të fillojë dueli i qejve. Më parë ishte
caktuar njëfarë organi mbikqyrës dhe përcjellës, si komision prej tre anëtarëve për të vlerësuar dhe për të
përcjell duelin. Po të ndodhte ndonjë e papritur, ata kishin fjalën
vendimmarrëse. Kështu edhe ishin pajtuar të gjithë të pranishmit. Dueli filloi
në mes të qenit të Dulit dhe të qenit të Mulit. U kacafyten, u zhdrumuliten
derisa u lodhën dhe u përgjaken nga
kafshimet reciproke. Fitues doli qeni i Dulit “Shkori”. E kishte kafshuar në
fyt dhe në këmbë qenin e Mulit. Memzi shpëtoi i përgjakur duke çaluar në këmbën
e sdjathtë. Kur erdhi radha për të dalur në mejdan, në dy luftim me qenin e
Xhemës, “Murrkun”, kurkush nga pjesëmarrësit nuk kishte guxim të paraqesin
qenin e tij për t’u kacafytur. Frikësoheshin se “Murrku” ka për ta shkyer
përnjëherë qenin e tij, po të kishte dalur në mejdan. Kurkush nuk lajmërohej
kundërshtar i “Murrkut”. Dikur papritmas Hamza e ngriti kokën lartë dhe
paraqiti “Cubelin” për të dalur në mejdan me “Murrkun”. Të gjithë mbeten të
shtanguar nga habia dhe nuk besonin. Nisen ta qortojnë dhe t’i bërtasin Hamzës:
Nuk duhet të lejojë “Cubelin” në këtë luftë të pabarabart. Mirëpo Hamza nuk u
tremb dhe as nuk u luhat. Ishte i vendosur dhe këmbëngulës. E njëhte mirë qenin
e tij.Vetit karakteristike, profesionale dhe taktike për luftëra të tilla të
“Cubelit”. Prandaj e bëri gati “Cubelin” për të dalur në mejdan me “Murrkun” e
Xhemës. Xhema filloi të qeshet me ironi dhe shpoti. I dukej nënçmim lufta e
“Cubelit” me qenin e tij “Murrkun”. Duke u bazuar “Cubeli” në aftësitë e tija
për luftëra të tilla, nuk u frikësua aspak, por përkundrazi i pari e sulmoi
“Murrkun” duke e provokuar qysh në fillim. “Murrku “ mënjëherë e zhdrumuliti, e
kafshoi e rrëxoi për toke dhe e shtriu përfundi. Të pranishmit propozuan që të
ndërpritet lufta dhe ta shpëtojnë “Cubelin” sepse ai nuk ka fuqi që të qëndrojë
karshi fuqisë së “Murrkut”. Ai “Cubeli” vetëm priste momentin për ta përdorur
taktikën e tij profesionale, që vetëm “Cubeli” i kishte mësuar, dikur arriti
cakun e dëshiruar. E kapi “Murrkun” në vend të keq- për koqe. Ia nguli dhëmbët
dhe nuk e lëshonte. Kot përpiqej “Murrku”
që ta mënjanojë këtë kafshim të pazakonshëm. Filloi të dridhet,
kafshonte pa kontrollë me sa fuqi qe kishte, por “Cubeli” e kishte kapur e
shtërngonte për koqe me sa fuqi që kishte dhe nuk e lëshonte më. Të pranishmit
nisen të përshperisin dhe të vërejnë lëvizjet e pakontrolluara të “Murrkut”. Përmeqatjet, klithmat shterruese
dhe tmeruese para se të dorëzohet. Lëvizi dhe u përmeqat deri në momentin e
fundit. Xhema përnjëherë u shtang u sarakuq në fytyrë dhe i zgurgulloi sytë dhe
nuk donte të kuptojë: pse “Murrku” i tij
po lëshonte klithmën tmerruese. I vinte inat që të intërvenojë, ta ndajë qenin
e tij dhe ta shpetojë.Të gjithë të pranishmit konstatuan “Murrku” tani ishte
dorëzuar dhe kishte rënë ne agoni. Cubeli nuk e lëshonte, gjithnjë e
shtërngonte me dhëmbet e mpreft, derisa ia nxorri të dy koqet dhe e përplasi
për toke pa shpirt...
(nxjerr nga përmbledhja ime me tregime :(” CUBELI”)