Kerko: a
Xhemal Ahmeti: Kurti, goranët dhe Gjergj Kastrioti
E premte, 08.05.2020, 10:15 AM
KURTI, GORANËT DHE GJERGJ KASTRIOTI
Nga
Xhemal Ahmeti
Kryeministri
në detyrë i Republikës së Kosovës nuk paska bërë status për «Ditëlindjen e
Gjergj Kastriotit». Në vend të tij ka përkujtuar «Ditën e Goranëve». Është për
lëvdatë kjo sjellje. Mendoj senzibilizimi me qenien e komuniteteve kulturore që
s’janë shumica konstitutive politike e demokracisë, por që janë pjesë tejet e
çmuese e saj dhe që duhet ruajtur e mbrojtur me çdo kusht: sidomos të drejtat e
tyre. Në kushtet e tyre do të shohin kosovarët përherë portretin e lirisë së
tyre.
Ajo
që më habiti është fakti i injorimit të Skënderbeut. Do kryeministri kosovar të
acarojë me qëllim klientelën e tij - shumicën e së cilës e përbëjnë patriotë të
flaktë që ditenatë [madje edhe kur flejnë] vuajnë për të shpëtuar atdheun, apo
edhe ai i konsideron ata njëjtë si kundërshtarët e tij politikë: turma që duhet
përfillur për vota e të cilat pastaj duhet hequr nga mendja për shkaqe higjiene
mentale?
Janë
ca psikografë - sillen si të tillë - që zhvillojne ekskurzione vetëtimore
mentalitetit shqiptar, këta ndoshta e sqarojnë më bukur këtë dilemë timen? Apo
gjithë problemi është më i thellë? Sidoqëtëjetë: për t’ia përkujtuar
kryeministrit të RK-së se për kë bëhet fjalë, po ia bashkangjes këtij postimi
portretin e atij që përkujtohet me 6 maj.