Kerko: a
Gani Mehmetaj: Jo vakt dreke, por kohë dreke
E marte, 05.05.2020, 02:58 PM
Jo vakt dreke, por kohë dreke
Vetëm
boshnjakët myslimanë e përdorin fjalën arabe vakt dhe Fjalori i Gjuhë së sotme
Shqipe
Nga
Gani Mehmetaj
Fjala
arabe vakt shqip përkthehet kohë. Nuk ka kush qe i bind bashkëkombësit e mi
përtej Drinit se kohës së drekës në gjuhën shqipe nuk i thuhet vakt dreke,
sepse vakt arabisht dmth kohë. Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe në mënyrë të
çoroditur fjalën arabe vakt e ka futur në thesarin e shqipes, ndërsa e shpjegon
me fjalën shqipe kohë. Pra Fjalori i ka çoroditur përkthyesit e filmave dhe
gazetarët, të cilët në vend kohë dreke e thonë vakt dreke. Edhe më e çoroditur
tingëllon kur thonë e hëngra një vakt, që shqip përkthehet e hëngra një kohë.
Asnjë
shqiptar i Dardanisë, në asnjë rrethanë dhe në asnjë medie nuk e përdor vakt
dreke, vakti i drekës, por kohë dreke, koha e drekës.
Vetëm
boshnjakët myslimanë e përdorin fjalën vakt ( serbo-boshnjakisht vakat) dhe
Fjalori i Gjuhë së sotme Shqipe.
Përkthyes
të medie shqiptare: Hiqeni këtë shprehi të çoroditur se e turpëruat vetën,
sepse sajuesit e Fjalorit nuk i zë turpi.