E enjte, 01.05.2025, 07:18 PM (GMT+1)

Kerko: aurel dasareti

Aurel Dasareti: Kur errësira tundon

E marte, 05.05.2020, 12:18 PM


Kur errësira tundon

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Vetëvrasja është një veprim i vetëdijshëm dhe i qëllimshëm i ndërmarrë nga individi për të lënduar veten, dhe ku ky lëndim ka çuar në vdekje. Faktorët e rrezikut për vetëvrasje janë psikologjike, sociale dhe biologjike.

***

Vetëvrasja tregohet qoftë si numër në një popullatë ose grup në një periudhë të caktuar kohore ose si një normë vetëvrasjeje.

Shkalla e vetëvrasjeve në gjithë rruzullin tokësor ndryshon, mesatarisht  vetëvriten 18 njerëz në vit për 100.000 banorë. Nivelet e vetëvrasjeve të burrave në vendet perëndimore janë 2-3 herë më të larta sesa të grave. Pra, njerëzit kanë kryer vetëvrasje rregullisht, qysh nga fillimi i ekzistencës  tonë...

***

Shkaqet e vetëvrasjeve:

Është e rrallë të gjesh një faktor të vetëm që ka shkaktuar vetëvrasjen dhe ka shumë njohuri që mungojnë në këtë fushë. Vetëvrasja shpesh paraqet një rezultat të pakënaqur të një zhvillimi të gjatë të problemeve psikologjike dhe konflikteve, më shpesh edhe sëmundjes psikiatrike, në të cilat individi nuk gjen zgjidhje përveç vdekjes së vetë-zgjedhur, por mund të shihen edhe vetëvrasjet më impulsive të nxitura-shkaktuara nga sëmundja mendore, dhe shpesh një shfaqje e papritur krize. Faktorët e rrezikut për vetëvrasje janë psikologjike, sociale dhe biologjike

Faktorët e rrezikut mendor:

Ndër faktorët e rrezikut psikologjik, shfaqet depresioni, psikoza, abuzimi (keqpërdorimi) me alkoolin dhe drogën, çrregullimet e personalitetit, çrregullimi bipolar, përpjekjet e mëparshme të vetëvrasjeve dhe trajtimi i dëmtuar dhe shërbimet vijuese (përcjellëse).

Faktorët e rrezikut shoqëror:

Faktorët e rrezikut shoqëror mund të jenë krizat dhe problemet e marrëdhënieve, abuzimi dhe trauma, problemet financiare, papunësia dhe rrjetet e dobët sociale.

Gjenetika dhe faktorët biologjikë të rrezikut:

Është një komponent gjenetik i njohur që mund të disponojë për sjellje vetëvrasëse, pavarësisht çrregullimeve mendore. Nga faktorët e rrezikut biologjik, qarkullimi veçanërisht i çrregulluar i serotoninës në tru shoqërohet me rritjen e rrezikut të veprimeve impulsive dhe të dhunshme.

Metodat e vetëvrasjes:

Metodat më të zakonshme të vetëvrasjeve janë varja, helmimi dhe të shtënat. Ka dallime të mëdha gjinore. Tek burrat, varja dhe të shtënat janë më të zakonshmet, tek gratë varja dhe helmimi.

Simptoma përpara vetëvrasjes:

Shumica e njerëzve që kryejnë vetëvrasje kanë tentuar më parë vetëvrasje. Përpjekjet paraprake të vetëvrasjeve, megjithatë, shikuar në izolim, nuk janë një parashikues i mirë sepse shumica e njerëzve që kanë bërë përpjekje për vetëvrasje në jetën e tyre, nuk kryejnë vetëvrasje. Si rregull, vetëvrasja paraprihet nga një bashkëveprim fatkeq i disa faktorëve të rrezikut psikologjik, shoqëror dhe biologjik të përmendur më lart. Por vetëvrasja gjithashtu mund të jetë rezultat i sëmundjes së rëndë mendore. Në rastin e depresionit të thellë (melankolisë), një person mund të dëshirojë në mënyrë aktive të vdesë dhe madje të besojë se kjo është në të mirë të të tjerëve. Gjithashtu në psikozat (skizofrenia, psikozat paranojake), mund të lindin dëshira të vetëvrasjes morbide të cilat, nëse nuk trajtohen, mund të çojnë në vdekje të vetë-shkaktuar. Në kushte të tilla dhe të tjera, ata që më vonë kryejnë vetëvrasje shpesh do të tërhiqen gjithnjë e më shumë nga kontakti me njerëz tjerë para vetëvrasjes, por jo gjithmonë ky është rregulli.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Aurel Dasareti: Edhe sa kohë do ta provoni durimin tonë, ju bastardë? Aurel Dasareti: Nëse shihni një keqbërës dhe nuk e korrigjoni atë, zemërimi i Zotit do t'ju godasë si një rrufe Aurel Dasareti: Ne duhet të qëndrojmë së bashku Aurel Dasareti: Shqiptarë të Kosovës, tradhtarët e dëshirojnë vdekjen e juaj, ndalojini! Aurel Dasareti: Fjala atdhe flitet nga zemra edhe kur buzët tona Aurel Dasareti: Brezi im do të shpëtoj Shqipërinë nga shpërbërja, patjetër! Aurel Dasareti: O shqiptar, s`do mend se diçka nuk është në rregull me ty! Aurel Dasareti: Ne i premtuam njëri-tjetrit vëllazëri Aurel Dasareti: Mos harxhoni kohë duke goditur murin me shpresë se do të hapni derën Aurel Dasareti: Shqiptar, unë po flas me ty Aurel Dasareti: Shfaroseni fundamentalizmin islamik përpara se me u shfaros kombi shqiptar Aurel Dasareti: “Mini Shengeni” ballkanik është dalje në det e Serbisë përmes Shqipërisë Aurel Dasareti: Nëse i lejon të gjithë të shkelin mbi ty, bëhesh një qilim Aurel Dasareti: Shqiptarët kanë të drejtë legjitime për t`u zhdukur përfundimisht Aurel Dasareti: Nëse nuk jeton për diçka, vdes për asgjë Aurel Dasareti: Zhurmshëm me të pabesët Aurel Dasareti: Unë të dua ty, vendi im, i njomur në gjak Aurel Dasareti: Nuk mund të flasësh për detin me një bretkosë të ulur në një pus Aurel Dasareti: Largoni klounët nga politika shqiptare Aurel Dasareti: Politik-bërësit shqipfolës si qentë

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx