| E marte, 05.05.2020, 12:18 PM |
Kur errësira tundon
Nga
Aurel Dasareti, USA, ekspert i
shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
Vetëvrasja
është një veprim i vetëdijshëm dhe i qëllimshëm i ndërmarrë nga individi për të
lënduar veten, dhe ku ky lëndim ka çuar në vdekje. Faktorët e rrezikut për
vetëvrasje janë psikologjike, sociale dhe biologjike.
***
Vetëvrasja tregohet qoftë si
numër në një popullatë ose grup në një periudhë të caktuar kohore ose si një
normë vetëvrasjeje.
Shkalla e vetëvrasjeve në
gjithë rruzullin tokësor ndryshon, mesatarisht
vetëvriten 18 njerëz në vit për 100.000 banorë. Nivelet e vetëvrasjeve
të burrave në vendet perëndimore janë 2-3 herë më të larta sesa të grave. Pra,
njerëzit kanë kryer vetëvrasje rregullisht, qysh nga fillimi i ekzistencës tonë...
***
Shkaqet e vetëvrasjeve:
Është e rrallë
të gjesh një faktor të vetëm që ka shkaktuar vetëvrasjen dhe ka shumë njohuri
që mungojnë në këtë fushë. Vetëvrasja shpesh paraqet një rezultat të pakënaqur
të një zhvillimi të gjatë të problemeve psikologjike dhe konflikteve, më shpesh
edhe sëmundjes psikiatrike, në të cilat individi nuk gjen zgjidhje përveç
vdekjes së vetë-zgjedhur, por mund të shihen edhe vetëvrasjet më impulsive të
nxitura-shkaktuara nga sëmundja mendore, dhe shpesh një shfaqje e papritur
krize. Faktorët e rrezikut për vetëvrasje janë psikologjike, sociale dhe
biologjike
Faktorët e rrezikut mendor:
Ndër faktorët e
rrezikut psikologjik, shfaqet depresioni, psikoza, abuzimi (keqpërdorimi) me
alkoolin dhe drogën, çrregullimet e personalitetit, çrregullimi bipolar,
përpjekjet e mëparshme të vetëvrasjeve dhe trajtimi i dëmtuar dhe shërbimet
vijuese (përcjellëse).
Faktorët e rrezikut shoqëror:
Faktorët e
rrezikut shoqëror mund të jenë krizat dhe problemet e marrëdhënieve, abuzimi
dhe trauma, problemet financiare, papunësia dhe rrjetet e dobët sociale.
Gjenetika dhe faktorët biologjikë të rrezikut:
Është një
komponent gjenetik i njohur që mund të disponojë për sjellje vetëvrasëse,
pavarësisht çrregullimeve mendore. Nga faktorët e rrezikut biologjik,
qarkullimi veçanërisht i çrregulluar i serotoninës në tru shoqërohet me rritjen
e rrezikut të veprimeve impulsive dhe të dhunshme.
Metodat e vetëvrasjes:
Metodat më të
zakonshme të vetëvrasjeve janë varja, helmimi dhe të shtënat. Ka dallime të
mëdha gjinore. Tek burrat, varja dhe të shtënat janë më të zakonshmet, tek
gratë varja dhe helmimi.
Simptoma përpara vetëvrasjes:
Shumica e
njerëzve që kryejnë vetëvrasje kanë tentuar më parë vetëvrasje. Përpjekjet
paraprake të vetëvrasjeve, megjithatë, shikuar në izolim, nuk janë një
parashikues i mirë sepse shumica e njerëzve që kanë bërë përpjekje për
vetëvrasje në jetën e tyre, nuk kryejnë vetëvrasje. Si rregull, vetëvrasja
paraprihet nga një bashkëveprim fatkeq i disa faktorëve të rrezikut
psikologjik, shoqëror dhe biologjik të përmendur më lart. Por vetëvrasja
gjithashtu mund të jetë rezultat i sëmundjes së rëndë mendore. Në rastin e
depresionit të thellë (melankolisë), një person mund të dëshirojë në mënyrë
aktive të vdesë dhe madje të besojë se kjo është në të mirë të të tjerëve.
Gjithashtu në psikozat (skizofrenia, psikozat paranojake), mund të lindin
dëshira të vetëvrasjes morbide të cilat, nëse nuk trajtohen, mund të çojnë në
vdekje të vetë-shkaktuar. Në kushte të tilla dhe të tjera, ata që më vonë
kryejnë vetëvrasje shpesh do të tërhiqen gjithnjë e më shumë nga kontakti me njerëz
tjerë para vetëvrasjes, por jo gjithmonë ky është rregulli.