Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Shqiptarë të Kosovës, tradhtarët e dëshirojnë vdekjen e juaj, ndalojini!
E shtune, 28.03.2020, 11:37 AM
Shqiptarë të Kosovës, tradhtarët e dëshirojnë vdekjen e juaj, ndalojini!
Nga Aurel
Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
“Çka është turpi për rezilin?” – thotë gjyshi im. Rezilët e
kuptojnë vetëm shkopin prapanicës, ata tallen me fjalët tona. Popullata e
Kosovës, ata që i simpatizojnë dhe i votojnë këta kalbësira, janë bashkëfajtorë
për humnerën të cilën vazhdojnë ta gërmihin për veten dhe familjen e vet, sepse
fatin e vet ua kanë lënë në dorë mafiozëve dhe tradhtarëve më të fëlliqtë që
kombet tjera botërore asnjëherë nuk e kanë përjetuar në historitë e tyre.
***
Shqipëria, Kosova; Maqedonia dhe trojet tjera shqiptare nën okupim,
po përballen me një rrezik që ne vetëm e dimë nga filmat fantastikë shkencorë,
i gjithë vendi është në karantinë dhe ne po mësojmë të jetojmë me të. Ne nuk
jemi vetëm në këtë, virusi i tmerrshëm mikroskopik ka gjymtuar botën. Thuhet se
fati i uron të përgatiturit, por askush nuk ishte i përgatitur për një sulm të
tillë. Sidomos jo shqiptarët e Kosovës, që sulmohen dyfish, edhe nga virusi i
kriminelëve pleq shqipfolës, që kanë kapur shtetin pas “çlirimit” në vitin
1999.
***
Armiku i jashtëm me
ndihmën e armikut të brendshëm akoma synon t`ju mashtroj, manipuloj, t`ju
konfirmoj duke kërkuar bashkëpunimin e juaj në planet e tyre.
Nuk mund të ekzistojë një
jetë fisnike dhe e lartësuar pa njohur djajtë dhe demonët si dhe pa luftuar
paprerë kundër tyre.
***
Ne kemi arritur në një pikë dramatike
ku duhet të pyesim veten: Çfarë i shtyu këta tradhtarë (emrat e tyre i dini
i vet) të arrijnë një fazë në mendjen e tyre për t`i shpallur luftë kombit
shqiptar, ku i gjithë mendimi racional zhduket, dhe si u bënë këta përbindësh
aq shumë të fëlliqtë?
***
Mjaft është mjaftë. Është koha që
këta kriminelë të përhershëm, patjetër të arrestohen menjëherë dhe të dënohen
rëndë për veprat e rënda kriminale: Korrupsion, Vrasjen e
Kundërshtarëve Politik, veprimtari në Krimin e Organizuar, Tradhti
Kombëtare, Tradhti ndaj Vendit - sipas Ligjit të Luftës. Kjo për
arsye sepse murtaja zezë, korona, mund t`i vrase të gjithë shqiptarët e
trojeve, përfshirë ata të Kosovës, nëse virusi nuk luftohet bashkarish.
Ndërkohë që, dylberët e çetnikëve, për të shpëtuar prapanicën e vet të fëlliqtë
dhe vazhdimin e kriminalitetit 20 vjeçar, në bashkëpunim me sivëllezërit e vet
serb, e rrëzuan qeverinë legale (brezin e ri patriotik) pas 50 ditë punë të
suksesshme. Pikërisht në këto çaste tmerri, realizuan planin rus-serb të çelin
probleme tjera për të zhdukur përfundimisht Kosovën duke ia dhuruar Serbisë.
***
Të gjithë ata partiak të tyre që nuk
reagojnë, por i mbështesin apo heshtin ndaj veprave të tyre kriminele, në këto
çaste më dramatike ku gjithë bota lufton së bashku me mish e shpirt nga murtaja
e zezë, gjithashtu kualifikohen si tradhtarë dhe kriminelë, sepse përveç
tjerash, rrezikojnë më tepër popullatën pikërisht në këto kohëra të tmerrshme
vdekjeprurëse nga virusi që është duke e tronditur të gjithë botën.
Nga njëra anë, dërgohet një sinjal që
“drejtuesit” (dëmtuesit) e shtetit të Kosovës (dhe jo vetëm),
gjithashtu do të merren në përgjegjësi për veprimet e
tyre joligjore-kriminele. Ajo që mund të shpresojmë, sidoqoftë, është se
të jesh diktator nuk do të thotë mosndëshkim. Të gjithë ata që janë
përgjegjës për krimin kundër kombit dhe vendit, duhet të identifikohen dhe të
ndëshkohen sa më ashpër sipas Ligjit të Vendit.