Kerko: xhafer leci
Xhafer Leci: A ranë në kurthin e Thaçit, Kurti dhe Mustafa?
E marte, 24.03.2020, 01:24 PM
A ranë në kurthin e Thaçit, Kurti dhe Mustafa?
Nga
Xhafer LECI
Hashim
Thaçi, përmes kërkesës për shpalljen e gjendjës së jashtëzakonshme në Kosovë,
kishte zgjedhur si rastin më të volitshëm, për ta provuar prishjen eventuale të
Qeverisë Kurti dhe rikthimin e tij përsëri në pushtet. Hashimi e dinte se
gjendja me Coronavirusin në Kosovë, nuk ishte aq e rëndë, për shpalljen e
gjendjes së jashtëzakonshme. Por siç e dimë deri me sot, Hashimin e kanë
rekrutuar emisarët e huaj, për hesape të Beogradit. Dhe Hashimi, do provonte që
përmes gjendjes së jashtëzakonshme, ta këtë nën kontrollin e tij të plotë
situatën në Kosovë, pavarësisht se si do zhvillohej, nëse eventualisht do vinte
deri tek protestat! A.Kurti dhe I.Mustafa, duhet ta kenë të qartë, se Qeveria
nuk guxon të bije, populli do ju denojë, i keni borxh.
Binomi
Vjosa dhe Albini, edhe pse rival në fushatën zgjedhore, ata shpallën aleancën
qeverisëse, pavarësisht nga kush do të kryesohej qeveria në ardhje. Fitorja e
kësaj aleance ishte entuziaste, për shumësinë e popullit të Kosovës dhe të
shqiptarëve të kudondodhur, ngaqë ishin lodhur nga krimi i organizuar,
korrupsioni masiv, haraçi i dhunshëm dhe prepotenca e vrazhdët pushtetare. Për
largimin nga pushteti shumëvjeçarë të Hashim Thaçit me aleatë, meritorë
kryesorë janë LDK-ja dhe Vetëvendosje, përkatësisht, Vjosa Osmani dhe Albin
Kurti.
Qasja
për krijimin e koalicionit qeverisës, hezitimi dhe mosbesimi reciprok, i
LDK-VV, ishte skajshëm provokativ dhe zhgënjyes. Megjithatë angazhimi i Vjosa
Osmani, si promotore, për të tejkaluar pengesat, më shumë subjektive se sa
objektive, arriti qëllimin. Vjosa e dinte se koalicioni me VV-në, nuk ishte
zgjidhje ideale, por i domosdoshëm gjithësesi. Sepse, për rrethanat e spektrit
politik në Kosovë, nuk kishte rrugë të dytë. Me krimin në shtet e pushtet, nuk
mund të vazhdohej. Rrjedhimisht, ishte Vjosa që LDK-ja ishte bashkëfituese e
zgjedhjeve, krahas Vetëvendosjes. Prandaj ajo meriton vlerësimin e duhur dhe
kundërshtimi nga ajo i Mocionit, është në pajtueshmëri me kontributin e saj.
Andaj, edhe nisma për rrënimin e Kështjellës, të ngritur me shumë mund e
djersë, është e dhimbshme për Vjosën, elektoratin e subjekteve LDK-VV dhe të
shumicës absolute të shqiptarëve.
Merrnu
vesh si burrat e vërtetë, duke respektuar në detaje ligjet dhe vazhdoni
bashkëqeverisjen. Nëse lejoni rikthimin në pushtet të atyre, të cilët deri dje
e drejtuan vendin dhe plaçkitën pamëshirshëm pasurinë tonë të përbashkët,
atëherë, ligjërisht, përgjegjësia bie mbi supet e juaja VV-LDK! Ka mjaftë fakte
se Agim Veliu, nuk e ka merituar postin e Mininstrit të Brendshëm, por këtë e
ka kërkuar dhe, siç kemi mësuar, janë detyruar të ia japin! LDK ka mjaft kuadro
të përgaditura me biografi shumë të pastër, prandaj do duhej dikush tjetër ta
gëzonte postin e Ministrit të Mbrendshëm.
Isa
Mustafa ka bërë një mal gabime, nuk po i përmendi të gjitha, vetëm një, mjafton
votimi-zgjedhja për president të vendit tonë,Hashim Thaçin, këtë dhe të gjitha të tjerat opinioni i dinë.
Na
kujtohet në vitin 2014 incidenti, kur ish-Ministri i Transportit dhe
PosTelekomunikacionit, Fatmir Limaj u përplasën me Zëvendës Ministrin nga
radhët e LDK-së, Naser Osmani, ish-Kryemnistri H.Thaçi, edhe pse fajtorë ishin
te dy, Hashimi e shkarkoj Naserin, por jo edhe Limajn! LDK e kundërshtoi
shkarkimin e Naserit, Prof.Fatmir Sejdiu, e quajti të ligjshëm largimin e tij.
Albin
Kurti, pavarësisht se është i zgjuar, duket qartë se në politikë dhe diplomaci
ende është i pa pjekur, në aspektin e ngutësisë dhe kokëfortësisë. Kosova ka
Kushtetutë Parlamentare, shkarkimi aq i shpejtë i Ministrit të Brendshëm, Agim
Veliu, i përngjante ish shteteve të një mendësie politike komuniste. Sepse
paraprakisht nuk ishte konsultuar me partnerin, LDK-në dhe siç është shprehur
vet Albini në media, vetëm një gjysmë ore, para se ta shkarkonte A.Veliun, e
kishte njoftuar kryetarin e LDK-së I.Mustafën! Njësoj si Albini ishte i shpejtë
në reagimin e tij, edhe Isa Mustafa për prishjen e bashkëqeverisjes! Kjo na
bënë të mendojmë shumë, se, si Albini edhe Isa, nuk e paskan pasur me zemër
largimin e Hashimit me shokë nga pushteti!
Po
sjell një tregim nga baba im i ndjerë, Osman Leci. Njëri e kishte pyetur një
burrë:” Kush je ti?” Ai përgjigjet: "Jam belaxhinj!” Ky me shpejtësi ia
kthen: "Menzi që pres!” Edhe Albini e Isa menzi paskan pritur apo jam
gabim?
Për
ata që duan të mësojnë për rregullat e demokracisë, dëshmojmë me shkarkimin e
dy ministrave të Bundestag-ut gjerman, pa asnjë problem:
1.-Shkarkimi
i Ministrit të Mbrojtjes Rudolf Scharping, për aferën e tij, në vitin
2001, për fotografinë e tij të bërë në një revistë, kur ai po bënte pushime në
Mallorca. "Fotot u shfaqën kur ai dërgoi ushtarë të Bundeswehrit gjerman
në Maqedoni.
2.-
Ministri i zhvillimt Dirk Niebel kërkoi falje në Bundestag, për importin
e papaguar të taksave të një qilimi-tepihu, të falur në Afganistan. Vet kërkon
shkarkimin në vitin 2012.
Wendlingen, 22.03.2020