Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Brezi im do të shpëtoj Shqipërinë nga shpërbërja, patjetër!
E enjte, 23.01.2020, 09:57 PM
Brezi im do të shpëtoj Shqipërinë nga shpërbërja, patjetër!
Nga
Aurel Dasareti, USA, ekspert i
shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
Nëse
një vend i admiron armiqtë e tij (siç po bën Shqipëria ndaj Serbisë dhe
Greqisë) shumë keq i ka punët. Zgjohuni dhe kuptoni se liria duhet të mbrohet
kundër njerëzve të këqij. Nëse jo, ajo është e humbur.
Strategjia
e armiqve tanë nuk është aq e vështirë për tu kuptuar nëse pranoni se ata janë
armiq. Por kjo është ajo që elita jonë
gjysmë-analfabete, kriminale, mercenare, tradhtare, e korruptuar dhe
tërësisht e dështuar, nuk e dëshiron.
***
Shqipëri-të tona si kurrë më parë janë kapur nga kriminelët të cilët assesi
nuk ikin nga karrigia nëse popullata nuk ngrihet bashkarish dhe t`i hedhë në
koshin e plehrave, sepse gjithsesi ata veç janë të kalbur. Zuzarët e dinë se
nuk rrezikohen, prandaj do të vazhdojnë deri sa të vdesin vallen e filluar para
30 vitesh, nëse të shtypurit mbeten indiferent. Shqipëria e kapur
tërësisht nga Rama, gjendet nën pushtetin e krimit. Atij nuk i mjafton vetëm
kjo, bënë pazare me krye-çetnikun, sivëllain e tij Vuçiç, t`ia dhuroj jo vetëm
Durrësin por edhe Kosovën. I droguari nga kanabisi logjikon kështu:
Unë jam një nga qeniet më gënjeshtare dhe më
të papërgjegjshme që ka jetuar ndonjëherë. Papërgjegjësia është pjesë e
padukshmërisë sime, pavarësisht se si e kthen atë, është një mohim. Por kujt
mund t'i jem përgjegjës dhe pse duhet të jem, kur ti nuk pranon të më shikosh?
***
E ardhmja e Shqipërisë, Dardanisë, Maqedonisë Veriore dhe trojeve tjera
shqiptare nën okupim, nuk mund të zgjidhet më pas dyerve të mbyllura, dhe
përmes komploteve sekrete të kozmopolitëve, tradhtarëve dhe mercenarëve.
Kriminelët nuk dëshirojnë transparencë (tejdukshmëri) për gjendjen e
vendit. Sepse jemi ne, publiku, Shqipëria (gjithë trojet) që kemi atë
përgjegjësi. Ata që ushtrojnë atë përgjegjësi çdo ditë, janë përfaqësuesit
tanë. Ata nuk mund të pretendojnë se informacioni është çështje private, sepse
ata janë shërbëtorët tanë. Lëvizja e rezistencës mbarë-shqiptare anembanë
botës, do t'i privojë nga pushteti, prona joligjore dhe liria këta morra të
gërditshëm, dhe do ta çojë Atdheun në vendin që i përket.
***
Shpërngulje masive ilegale e shqiptarëve (shpopullimi ekstrem) dhe
pakësimi i vazhdueshëm i njerëzve tanë, njëherësh hyrja masive e emigrantëve të
paligjshëm nga Afrika, Lindja e Mesme dhe Azia në trojet tona arbërore, do të
ketë pasoja vdekjeprurëse. Brenda 3-4 vitesh pushtuesit bëhen shumicë, ndërsa
vendi do të mbetet pothuajse pa shqiptarë. Shkaktarët kryesor për shpopullimin
e shtetit amë dhe Kosovës, janë dy qeveritë mercenare që kanë lidhje të ngushta
me krimin e organizuar dhe Soros-in. Shqiptarët e Maqedonisë që ai shtet i
konsideron si minoritet, edhe më keq. Atje, qeveria e Zajko-s së ardhur nga
Karpatet, në bashkëpunim me dhëndrin e tyre të birësuar Muki (me flokët e
gjata-mendtë e shkurtra), dhe me miratimin e heshtur të Aliut, Menduhit
etj, jo vetëm se janë shkaktarët që popullata jonë vdes nga uria, por edhe
fëmijëve tanë u ndalohet shkolla shqipe. Nuk u lejohet të mësojnë në gjuhën
amtare ilire/shqiptare. Shkolla shqipe lejohet vetëm në ato katunde dhe qytete
ku ka mbi 30% shqiptarë. Çfarë krimi i pistë i një shteti fals, me qeveri
naziste/fashiste që Evropa e shpallë humaniste, dhe e dëshiron në BE?!
***
Jemi përballë kohërave dramatike, ndërsa media
gënjen gjithnjë e më shumë.
Nuk ka shumë dritë në tunel. Nuk ka asnjë alternativë politike, dhe
propaganda nga media e drejtuar nga shteti i kapur, kufizimi i lirisë së fjalës
dhe një luzmë e bagëtive të votimit që ata kanë paguar dhe manipuluar, u
siguron tradhtarëve fuqi të mëtejshme në të ardhmen e paparashikueshme. Kjo do
të thotë, derisa ta përfundojnë shkatërrimin e vendit dhe forcat totalitare ta
marrin pushtetin. Proceset e tilla në dukje të ngadalta, kanë tendencë të
shpejtohen papritmas në një moment të caktuar. Me dhunë si rezultat.
Kështu, është e hapur për të gjithë që të shohin se ky regjim, i cili shtyp
popullatën e vet, detyrohet të çorientoj dhe shtyp të vërtetën për popullsinë e
vet dhe pjesën tjetër të botës me të dhëna të pasakta.
Shqiptarët nuk kanë
nevojë për media servile e të dobëta të cilat nuk guxojnë t`i shtrojnë (bëjnë)
pyetjet e vështira, prandaj nuk i publikojnë letrat e mirëfillta, që të mos
hidhërojnë të pushtetshmit.
***
Misioni
ynë shoqëror: Misioni
social i shqiptarit të vërtetë është i ndryshëm nga ai i mercenarëve. Ne duhet
ta ruajmë Shqipërinë si Komb, ne jemi që shqiptarët të kenë një të drejtë të
padiskutueshme. Kjo ka të bëjë me të drejtat pronësore, të mirëqenies dhe të
drejtën e historisë së tyre. Mos u mashtroni të besoni asgjë tjetër. Nëse ti
heq dorë nga e drejta për historinë tënde (të kombit dhe atdheut tënd), je
i humbur.
Ne jemi për një shoqëri të lirë, por me kufij dhe autoritete. Ne do të
vazhdojmë të ardhmen të jemi të gatshëm të përcaktojmë dallimet midis misioneve
sociale "të tyre" dhe tonave. Linjat e qarta janë më të
përshtatshme, dhe ato do të pasqyrohen në pjesën e përparme.
***
Dashakeq
të huaj dhe këlysh të vendit që hedhin dyshime mbi përshtatshmërinë
(ligjshmërinë) e Shqipërisë si një komb sovran, do të pësojnë humbje, patjetër
- sepse populli jonë, i cili ndoshta nuk mund të shmangë prekjet nga mjetet e
ndikimeve të errëta masive, përsëri mbart me vete trashëgiminë tonë kombëtare -
dhe nuk mundet të shfaroset.
Shqipëria e sotme, është
diçka që njerëzit tanë e ndiejnë se e zotërojnë së bashku, nuk është e imja ose
e jotja. Është e jona. Edhe
sa kohë do të vëni në provë të gjithë durimin tonë, ju politik-bërës të kalbur?
Në rastin tonë të para- shpërbërjes si Komb dhe Shqipëri, e cila për shkak të
injorancës dhe indiferencës tonë do të trashëgohet nga të huajt e jo
pasardhësit tanë, durimi është një lloj dëshpërimi më i lehtë i maskuar si virtyt.
Sigurisht që mua (dhe jo
vetëm) nuk më pëlqejnë udhëheqësit e korruptuar antikombëtar. Unë dua një
Shqipëri të lirë nga korrupsioni, krimi i organizuar, nepotizmi dhe ndërhyrjet
e huaja armiqësore. Atje ka një rrugë të gjatë, por shpresa jeton.
Sqarim: Përherë kur përmendi emrin Shqipëri, mendoj për
të gjithë trojet shqiptare, brenda dhe jashtë kufirit artificial të imponuar
nga dashakeqët.
***
O
shqiptarë! Mos braktisni vendin por zgjohuni që bashkarish ta shpëtojmë
Shqipërinë! Përndryshe, lotët nuk do të pushojnë së rrjedhuri në fytyrën tuaj,
për shkak se do të humbni diçka që nuk mund ta zëvendësoni!
PS: Me
lutjen e gjyshit tim të moshuar, ish oficer i lartë dhe luftëtarë në shumë
fronte, e postoj një ndër këngët e tij të preferuara për kurbetin, mallin për
atdheun, prindërit, që pas emigrimit të detyruar në Amerikë në vitin 1943 nuk i
pa më kurrë:
https://www.youtube.com/watch?v=oVZLKrGs_0A&index=2&list=RDIgussW2IJDQ