Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Mos harxhoni kohë duke goditur murin me shpresë se do të hapni derën
E merkure, 18.12.2019, 09:44 PM
Mos harxhoni kohë duke goditur murin me shpresë se do të hapni derën
Nga Aurel
Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
Shumë shqiptarë jetojnë si farëra,
por raca shqiptare ka lindur për të
lulëzuar. Sigurohu që ti të rezulton në lulëzim të plotë. Mos u kënaq me
barërat e këqija në kopsht, të cilat vetëm ekzistojnë. Nëse dikush ju mundon
dhe ju shqetëson, ju bëni të njëjtën gjë
- dhe e keqja do ta humbasë goditjen e saj. Atdheu është në rrezik vdekjeje.
Zgjohuni!
***
Kritikat e mia u drejtohen vetëm atyre që i meritojnë. Përgjithësimi është
armiku më i madh i drejtësisë.
“Respektimi jo kritik ndaj autoriteteve është armiku më i
madh i së vërtetës”- Albert Einstein.
Ju duhet t'i trajtoni të gjithë me dinjitet dhe respekt dhe të siguroheni
që të gjithë rreth jush të ndjehen të paktën po aq të rëndësishëm ashtu siç
janë. Por unë nuk kam asnjë respekt për shqipfolësit gjysmë-analfabet që
vetëquhen “politikan”, që mashtrojnë shoqërinë vite me radhë. Lavdërohen
se janë patriotë ndërsa dëmtojnë rëndë
interesat e kombit dhe vendit. Unë nuk mund ta quaj “zotëri” një
kriminel. A janë zotërinj ata që nuk lanë asgjë pa shkatërruar, korruptuar,
plaçkitur, vjedhur, shitur? A janë zotërinj ata që eliminuan fizikisht të
gjithë kundërshtarët politik, dhe vranë gazetarët që ua nxjerrin në shesh
pisllëqet apo mendonin ndryshe se truri i tyre i çmendur? A nuk janë kriminelë
ata pushtetarë që të burgosurit politik i mbytin në mënyrën më mizore, duke ua
shty shishen në fyt, dhe pastaj masakrën barbare e arsyetojnë si vetëvrasje?
Duhet të zgjojmë popullin menjëherë, të kërkojnë ndryshime, ndryshe brenda
vitit 2020-21 do të ike jashtë e gjithë rinia, ndërkohë që tokat tona do të
zëvendësohen me “refugjatë” nga Afrika, Arabia
dhe Azia. Nga trojet shqiptare, në këto 20 vitet e fundit, kanë ikur mbi
60% e njerëzve, nëse ky trend vazhdon, brenda 2-3 viteve ne do të mbetemi pa
njerëz dhe pa territor.
***
Gomarllëqet e disa
tradhtarëve shqipfolës
Idiot: - Një anëtar i një fisi të madh dhe
të fuqishëm, ndikimi i të cilit në punët njerëzore ka qenë gjithmonë i fortë
dhe mbizotërues. Veprimtaria e idiotit nuk është e kufizuar në një zonë
specifike të mendimit dhe veprimit, por me retorikën e tij përçarëse "përshkon
dhe rregullon gjithçka". Fantazon se është i gjithëdijshëm. Ai
gjithmonë ka fjalën e fundit, vendimet e tij nuk ndikohen. Ai përcakton mënyrën
e të menduarit dhe çështjen, përshkruan rregullat e gjuhës dhe rrethon sjelljen
njerëzore me një linjë (kufi) ndalimi. Do të zotërojë të gjitha mediat, duke
shpikur edhe paketën anti-shpifje. Ai ka më pak tru sesa që ka dyllë veshi.
I vetëquajturi “Burrështetas
modern” i shtetit të ri, në realitet është një frikacak
famëkeq. Një gënjeshtar i pamasë dhe i pakufishëm. Ai i prish (thyen)
premtimet çdo orë dhe nuk posedon asnjë tipar të mirë.
Pseudo-gazetari, ndryshe spiun i
çetnikëve që u ringjallë pas “vdekjes” enigmatike në vitin 1999, duhet t`i ketë marrë jetën ndonjë
kafshe dhe vjedhur fytyrën. “Gazetarët” e sojit të tij dhe prostitutat kanë
shumë tipare të përbashkëta. Megjithatë, këto grupe të fundit profesioniste
kanë njëfarë integriteti.
Bashkarish, këta në vend të mirëqenies sollën kaosin, mjerimin e
përgjithshëm, zbrazjen e vendit. Me veprat e tyre penale para së gjithash Tradhti
ndaj Vendit, e kanë komplikuar edhe më tepër çështjen e Kosovës,
Shqipërisë...
Ata, përveç tjerash, krijojnë imazhe
të armikut për argumentuesit e mirëfilltë, i dënojnë ata si një grup i tërë,
rrahin gjendjen shpirtërore dhe ndërtojnë mashtrime nën mitet që ekzistojnë në
shoqëri. Retorika e tyre synon rrënimin e
besimit midis qytetarëve. Retorika e tyre ndërton muret mendore midis
vëllezërve të një gjaku, të një gjuhe, të një gjenealogjike, të një kulture, të
një fati, të një historie, në një kohë kur muret ndër shqiptarët duhet të
rrënohen.
***
Unë ëndërroj një parti patriotike Shqiptare, që një ditë mund të marrë
pushtetin dhe të fitojë kontrolle të plotë në Shqipëri(të). Unë gjithashtu
ëndërroj që të gjithë politikanët e korruptuar shqipfolës të trojeve: Shqipëri,
Kosovë, Maqedoni Veriore, Kosovën Lindore dhe Mal të Zi, pjesën tjetër të jetës
ta kalojnë të mbyllur në një qeli burgu, ku përkasin këlysh dhe bërllok të
tillë.
Një shoqëri shpesh njihet më mirë për mbeturinat e saj
sesa për moralin e saj.