Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Shqiptar, unë po flas me ty
E hene, 02.12.2019, 09:00 PM
Shqiptar, unë po flas me ty
Nga
Aurel Dasareti, USA, ekspert i
shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
Një person që
afrohet në anët e errëta të jetës, i cili vazhdimisht i sjellë ndërmend, i
ringjall dhe përjeton sërish ngjarjet fatkeqe të së kaluarës dhe zhgënjimet,
kërkon ngjarje dhe zhgënjime të ngjashme për të ardhmen. Nëse ti nuk shohësh
asgjë tjetër përveç fatit të keq në të ardhmen, ti kërkon një fat kaq të keq
dhe patjetër do ta marrësh atë.
***
Të gjithë kanë një periudhë kur thonë: "Gjërat
nuk po shkojnë mirë", ose "Tani gjërat po shkojnë shumë keq,
Zoti na ndihmoftë".
Nuk ka një
dërrasë të zezë në parajsë ku Zoti ka shkruar qëllimin e jetës ose misionin
tënd në jetë. Qëllimi i jetës tënde është pra ai për të cilin ti vendosësh.
Misioni atje është misioni që ti i japësh vetes. Jeta jote do të jetë ajo të
cilën ti e bën, dhe askush nuk do t'ju gjykojë, tani ose më vonë. Ju mund të
plotësoni bordin e jetës me atë që dëshironi. Nëse e keni mbushur me bagazhe
nga e kaluara, duhet ta fshini të gjithë atë që qëndron atje. Fshini gjithçka
nga e kaluara prej së cilës nuk po fitoni, dhe bëhuni mirënjohës që ju solli
atje ku jeni sot dhe në një fillim të ri. Ju qëndroni atje me fletë bosh dhe
mund të filloni përsëri nga e para - këtu dhe tani. Gjeje gëzimin tënd dhe
jetoje atë.
Gjithësia e do
shpejtësinë. Mos prisni. Mos mendoni përsëri. Mos dyshoni. Kur ekziston
mundësia, kur impulsi është aty, kur shtyrja e intuitës (arsyes për të kuptuar)
nga brenda është aty, veproni. Kjo është ajo që është detyra juaj. Dhe kjo
është gjithçka që ju duhet të bëni.
Mos harro se ti
je një magnet që tërheq gjithçka te ti. Sa më shumë që të praktikosh dhe
fillosh të shohësh se si ligji i
tërheqjes të siguron ty gjëra, aq magnet më i madh do të bëhesh duke u forcuar
vazhdimisht në bindjet tua për ndryshimin pozitiv, besimin në forcën dhe
njohurinë tënde. Pasi të kesh sqaruar atë që dëshiron, ti je bërë një magnet që
tërheq këto gjëra drejt teje. Dhe gjërat që ti dëshiron, nga ana tjetër, janë
magnetizuar nga ty.
Mendo për një
makinë që lëviz gjatë natës. Dritat e përparme ndriçojnë vetëm 50-60 metra
përpara dhe ti mund të udhëtosh gjatë gjithë rrugës nga Tirana në Prishtinë
duke vozitur në errësirë, sepse gjithçka që duhet të shohësh janë ato
pesëdhjetë metrat tjera. Dhe, kjo është mënyra se si shpesh shpaloset jeta për
ne. Vetëm duke besuar se ato pesëdhjetë metrat e radhës do të vijnë pas kësaj,
jeta jote do të vazhdojë të shpaloset. Dhe kjo përfundimisht do t’ju sjellë në
qëllimin e asaj që dëshironi në të vërtetë, sepse ju e dëshironi atë.
Kështu pra mund
të udhëtosh rreth e përqark trojeve arbërore pa u ndalur aspak, nëse e
dëshirosh këtë. Asnjë polic kontrollues “rrugor” nuk do të të ndaloj sepse ti
nuk bën asgjë joligjore kur shëtitën lirshëm në tokën tënde, për më tepër, ata
nuk do të figurojnë brenda asaj zone të lirë që të takon ty dhe racës tënde.
Hidhe hapin e
parë me besim të plotë. Ti nuk ke nevojë të shohësh tërë shkallët lart. Vetëm
hapin e parë.
Ju mund të
përdorni Ligjin e Tërheqjes për të krijuar tërë jetën tuaj paraprakisht, drejt
e tek gjëja tjetër që duhet të bëni sot.
Kur i thoni
vetes: "Unë do të bëj një vizitë të bukur te vëllezërit dhe motrat, ose
do të bëj një udhëtim të këndshëm për në atdhe", ju po dërgoni fjalë
për fjalë elemente dhe forca përpara
trupit tuaj që do të rregullojnë gjëra në mënyrë që vizita ose udhëtimi juaj të
jetë me të vërtetë i këndshëm. Kur ti përpara vizitës, udhëtimit ose shkuarjes
në treg, je në humor të keq ose ke frikë nga vizita, udhëtimi ose ndjesh se
diçka e pakëndshme do të ndodhë, atëherë dërgon përfaqësues të padukshëm para
teje që do të krijojnë një lloj pakënaqësie, pesimizmi se do të kalosh keq.
Mendimet tona ose me fjalë të tjera gjendja jonë mendore, janë gjithmonë në
aktivitet dhe "rregullojnë" gjërat - të mira ose të këqija -
paraprakisht.
Ju gjithashtu
mund të përdorni pritjen si një mundësi të fuqishme për të krijuar jetën tuaj
në të ardhmen. Herën tjetër kur të gjendeni në një situatë ku duhet të prisni,
kapni momentin dhe imagjinoni se i keni të gjitha gjërat që dëshironi aty ku
jetoni. Ka diçka që mund të bësh kudo dhe kurdo. Sigurohuni që ta bëni çdo
situatë të vetme jetësore në një pozitive si të tillë!
(Kjo që thash së fundi vlen sidomos për njerëzit që mendojnë ta braktisin
atdheun për gjoja se një jetë më të mirë në kurbet).
Bëjeni atë një
zakon të përditshëm, për të marrë çdo vendim të vetëm në jetën tuaj
paraprakisht, duke përdorur mendjen tuaj. Dërgoni forcat hapësinore përpara
jush në çdo gjë që bëni dhe kudo që shkoni, duke menduar paraprakisht se si
dëshironi që ajo të funksionojë. Atëherë ju me një qëllim të caktuar krijoni
jetën tuaj.
Projektojeni
ditën tuaj paraprakisht duke menduar për atë ashtu siç dëshironi të jetë, dhe
me dashje do të krijoni jetën tuaj. Për të filluar me diçka të vogël, si një
filxhan kafeje ose diçka tjetër, është një metodë e thjeshtë për të parë që
ligji i tërheqjes funksionon. Merrni një vendim të fuqishëm për të tërhequr
diçka të vogël. Kur të provoni fuqinë që keni për të tërhequr gjëra, do të ecni
përpara dhe do të krijoni gjëra shumë më të mëdha.
Se një qenie
njerëzore mund të ndryshojë veten (si person dhe si komb) dhe të zotërojë fatin
e vet, është përfundimi i çdo mendjeje që është plotësisht e vetëdijshme për
fuqinë e të menduarit siç duhet. Nëse kjo ndodh, atëherë nuk do të mungoj as
fuqia e të vepruarit siç duhet. Do të çlirohesh nga oligarkët, banditët,
kriminelët, të pabesët, tradhtarët, rezilët, këlyshët, servilët...
Për të arritur
objektivat, si person dhe si komb e shoqëri duhet të jeni të bashkuar, t`i
koordinoni planet, veprimet dhe qëllimet. Kjo arrihet me një komunikim të
mirëfilltë mes jush, qoftë në mediume qoftë në konferenca apo të ngjashme.
Është e
rëndësishme të keni një adresues të qartë kur flisni. “Unë po flas me ty, ti
je ai për të cilin mendoj”, në vend që të flisni në forma të përgjithshme
si disa ose shumica prej nesh. Deklarata si "Është kaq e vështirë të
vish në rend për ta marrë fjalën këtu!", ose "Është dikush që
gjithmonë mbizotëron këtu!”- janë
shembuj të thënieve me adresë të paqartë. Ato gjithashtu shkaktojnë siklet te
njerëzit e pafajshëm. Ndoshta ti vetë je i
ndjeshëm ndaj deklaratave (thënieve) të përgjithshme qortuese dhe je ul
aty në sallë dhe ndjesh siklet, mendon se ndoshta kritika të drejtohet ty, pa
qenë në gjendje të kërkosh sqarime ose thjesht ta injorosh thënien.
***
Shumë e trishtueshme për të dëgjuar se vëllezër dhe motra të mia në
Shqipëri humbën jetën në tërmetin e ditës së Martë.
Unë dhe familja ime ndiejmë dhimbjen më të thellë me ju që keni humbur të
dashurit tuaj. Ngushllime të pëzemërta.