Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Shfaroseni fundamentalizmin islamik përpara se me u shfaros kombi shqiptar
E enjte, 21.11.2019, 09:59 PM
Shfaroseni fundamentalizmin islamik përpara se me u shfaros kombi shqiptar
Nga Aurel
Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
Një
numër i konsiderueshëm hoxhallarësh antikombëtarë, keqpërdorues të fesë (spiun
të shërbimeve të huaja), ua kanë ngatërruar rrugën besimtarëve të verbër duke i
dërguar në errësirën e skëterrës, ndërsa me paratë e tyre ata vetë jetojnë
pranë buzëqeshjeve të tokës. Duhet një veprim i Perëndisë për t`i ndëshkuar,
duke i shkëputur nga gëzimet e shfrenuara dhe rrokullisur në ferr, prej të
cilit mund të dalin vetëm duke iu ngjitur pambarim një të përpjete të pafund.
***
Të
“vërtetat” që në realitet janë
shtypëse, mund të asgjësohen vetëm nëse bëhen të njohura.
Në
çastin kur viktimat shumëvjeçare të këtyre dallaveraxhinjve e mësojnë “të vërtetën”, fillon tragjedia e tyre:
nga dëshpërimi i humbjes së kohës, jetës private dhe mirëqenies familjare në
ndjekje të iluzioneve, të cilat ua shërbyen pseudo-hoxhallarët e papërgjegjshëm
hipokritë.
Feja e tepruar është opiumi për propagandën e shfrenuar të “besimtarëve”
me ndërgjegjen dhe mendjen e turbulluar.
Patjetër ta luftojmë “Lëvizjenfetare totalitare islamike - antikombëtare”, që kërkon
kontroll të plotë mbi jetën njerëzore ilire-shqiptare, si në nivelin shpirtëror
ashtu edhe në atë material. Dhe, dikton atë që njerëzit duhet të mendojnë, atë
që njerëzit duhet të thuan, hanë dhe veshin, si dhe legjitimojnë përdorimin e
dhunës kundër të menduarit ndryshe.Për ISIS luftuan disa qindra të ri
shqipfolëstë inkriminuar(akuzuar për
krime ndaj njerëzimit),kamikaz me shpëlarje
truri,të indoktrinuar
nga hoxhallarë kësisoj (nuk dua të emëroj
disa dhjetëra prej tyre, i njihni më mirë se unë), qëllimi i të cilëve nuk
është feja, por përmes keqpërdorimit të saj të na shkatërrojnë nga brenda. Dorë
e zgjatur e armiqve shekullorë.
(Indoktrinimi, do të thotë të përpiqesh
të ndryshosh qëndrimet dhe perceptimet e një personi përmes ndikimit negativ
sistematik).
Duhet të luftojmë për një Shqipëri, Kosovë (dhe trojet tjera nën pushtim)
pluraliste, laike dhe demokratike me barazinë, lirinë e fesë, lirinë e shprehjes,
mirëqenien, si rrugë të përhershme.
Patjetër t`i mbrojmë vlerat tona, sidomos gjuhën, që të mos
tjetërsohemi, asimilohemi, shpërbehemi.
Është e rrezikshme të duam të jemi si të gjithë të tjerët, sidomos kur
imitojmë jo-vlerat e tyre. Kozmopolit, një qenie njerëzore që fantazon se është
një qytetar botëror, duke harruar kombin të cilit i përket.
Është e
panatyrshme, kundër ligjeve të Perëndisë, sepse në të gjitha pyjet dhe në
kopshtet e tokës, Ai nuk ka krijuar një gjeth të tillë që është njësoj si një
tjetër.
***
Njerëzit mendjemëdhenj që besojnë se mund të shpjegojnë gjithçka, i
vendosin gjërat në një sistem të cilin e kanë hartuar vetë, për t'iu përshtatur
nevojave të tyre për dobësimin e ankthit për jetën, ankthit të vdekjes dhe
urinë e ekzistencës së përjetshme.
Një jetë pa shkëlqim. Jetojmë për të ardhmen
e përsëritshme. Kur do të bëhet më mirë?»Kur t`i ndreqim punët», «më vonë», «nesër»,
«kur të na lejon BE-ja», «kur të vdesim».
Shqiptari nesër e pret të nesërmen!
Gjithçka ka dal jashtë kontrollit sepse përsëri
bëhet ajo që është. Dhe, më së fundi arrin te vdekja të cilën askush nuk e “njihte”.
Kjo sepse nuk ekziston përvoja e vdekjes. Njerëzit i kuptojnë vetëm ato
çfarë është jetuar dhe eksperimentuar.
Megjithatë, një numër i konsiderueshëm i
hoxhallarëve-priftërinjvemendjemëdhenj, jo vetëm në shtëpitë e Zotit por kudo
që munden, e teprojnë kur predikojnë jetën pas vdekjes, sepse ua “shpjegojnë” besimtarëve në “detaje” çështjet e kësaj natyre. Përkundër
faktit të pakontestueshëm se njerëzit e gjallë e kanë të pamundur të flasin për
përvojën e vdekjes së dikujt tjetër. Mund të mbështeten vetëm në spekulime.
E drejta për të predikuar fenë nuk duhet të
keqpërdoret. Askush nuk ia gjen rrugën e zgjidhjes këtij misteri të natyrës, “jetën pas vdekjes”, që do të mbetet i
panjohur dhe i pashpjegueshëm. Prandaj mos e teproni me “shpjegimin” e sendeve që nuk i keni përjetuar personalisht dhe
pothuajse aspak nuk i dini.
***
Ndaloni hixhabin e fëmijëve.Problem serioz: Indoktrinimi i vajzave të vogla nëdisa xhamia dhe disa rrethe
familjare, që përveç tjerash detyrohen të mbulohen (maskohen) me hixhab. Këto
vogëlushe përpara se me filluar ta shijojnë jetën, fillojnë t`i trishtohen
vdekjes. Duhet të flasim
hapur në emër të fëmijëve të vegjël që i nënshtrohen detyrimit. Liria fetare
nuk duhet t'i shkel të drejtat e fëmijëve në një demokraci. Por a jemi ne vend
demokratik?
Në vendet laike në Lindjen e Mesme, hixhabi i
fëmijëve u zhduk shumë kohë më parë. Megjithatë, me ngritjen e islamizmit, kjo
jo-kulturë është ringjallur, dhe përmes hoxhallarëve tanë të “shkolluar” atje ka ardhur edhe te ne.
***
Është e qartë se në trojet tona,
por edhe në diasporën shqiptare, fenomeni i hixhabit arabik (por jo vetëm) përhapet
si zjarri i egër. Shumë femra shqiptare e kanë përqafuar këtë modë, me sa duket
të detyruara nga burrat e tyre “moralistë”.
Kam parë disa nga këto personalisht, në diasporë. Disa prej tyre të mbuluara
tërësisht (me niqab).
***
Besimtarë
të fesë myslimane! Nëse u kushtoni shumë rëndësi predikimeve të hoxhallarëve të
hutuar(fatmirësisht janë në pakicë),
nuk ia vlen të jetosh. Rrjedhimisht, duhet t`i japësh fund jetës. Varet vetëm
prej teje a ke hesap të sakatohesh dhe vetëvritesh për hir të ideve dhe
iluzioneve të kota të ndonjë imami me çrregullime mendore që punon për
shpërbërjen e Kombit Shqiptar; që i porositur nga rus, serb, grek, turk etj., i
kruhet prapanica të poshtëron edhe krye-heroin tonë me famë botërore Gjergj
Kastrioti- Skënderbe. Këta faqezi synojnë të na lënë edhe pa trashëgim edhe pa
histori, për t`i përforcuar propagandat (gënjeshtrat) e armiqve kinse paraardhësit
tanë jetonin në Azi. Ashtu që Evropa të na rikthej atje.
***
Konfliktet e mëdha të kohës
sonë do të ndodhin kryesisht midis civilizimeve.
Fundamentalizmi islamik i trojeve të shfaroset para se me u shfaros kombi
shqiptar. Mos keqpërdorni fenë myslimane, mësoni nga
historia e hidhur, ndryshe e njëjta Evropë do t`ua dhuroj armiqve tanë edhe ato
toka të copëtuara që na kanë mbetur nga Kongresi i Berlinit (1878 ) dhe Konferenca e Ambasadorëve në Londër (1912-1913).
***
Përforcojeni dhe mbajeni dashurinë ndaj atdheut (të ribashkuar) në
zemrën tuaj. Një jetë pa dashuri ndaj vendit që të lindi, është si një kopsht
pa diell ku lulet kanë vdekur.