Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Nuk mund të flasësh për detin me një bretkosë të ulur në një pus
E enjte, 05.09.2019, 09:08 PM
Nuk mund të flasësh për detin me një bretkosë të ulur në një pus
Nga
Aurel Dasareti, USA, ekspert i
shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
Nuk është aq e lehtë për shqiptarët që të "zgjohen"
kur nuk dinë asgjë përveç manipulimeve dhe gënjeshtrave që u
shërbejnë mediave amatore antikombëtare.
***
Më e
rëndësishmja nga të gjitha në një demokraci është liria e fjalës. E drejta për
të qenë vetvetja, të besosh dhe të mendosh si dhe të flasësh lirshëm është e
lidhur ngushtë me lirinë e shprehjes - e drejta për të shprehur atë që ke në
zemrën tënde, me mjetet në dispozicion.
Nëse dikush e dobëson kritikën, atëherë dobësohet liria e
shtypit, dhe nëse dobësohet liria e shtypit, atëherë dobësohet liria e shprehjes
(fjalës).
***
“Shqiptarët, në gjuhën e tyre Shqiptar, Arnautë në turqisht, Arvanitas
sipas formës së emrave grek, e banojnë Shqipërinë në veri deri në pellgun
ujëmbledhës të rrjedhave të Danubit, ku janë përzier me serbët, dhe në jug deri
në Janinë. Shqiptarët konsiderohen si pasardhës të ilirëve antikë. Ata bien në
dy grupe të mëdha, gegët në veri dhe toskët në jug të Shqipërisë, midis të
cilëve lumi Shkumbin formon kufirin. Ata janë pjesërisht muhamedanë, pjesërisht
të krishterë, katolikë-romakë në veri dhe ortodoksë-grekë në jug, një ndarje që
dobëson përpjekjet kombëtare të kombit. Ata janë si rrallë kush njerëz të
bukur, luftëtarë të guximshëm, por grindjet fisnore dhe plaçkitjet kanë ndikuar
negativisht në karakterin e njerëzve.”- shkroi një
studiues i shkëlqyer danez disa shekuj më parë. Përkthimi im nga anglishtja.
***
Shkrimet
e mia rregullisht i botojnë themeluesit (pronarët) e portaleve/gazetave që në
kuptimin e plotë të fjalës janë mirëdashëse për kombin dhe vendin; pra
atdhetarë dhe intelektualë të mirëfilltë. I botojnë edhe disa tjerë por bëjnë
seleksionim të letrave. Të tillëve u pengon kur kritikoj idhujt e tyre të fesë,
politikës ose të pushtetshmit prej të cilëve edhe paguhen. U pengon gjithashtu
edhe feja ime katolike megjithëse nuk jam aq fetar. Pra, fisnorët e skajshëm u
japin prioritet letrave të shqiptarëve myslimanë edhe sikur, llafi vjen, të
shkarravitnin pallavra prej më të sertave.
Shqiptarët ndërtojnë shumë mure dhe shumë pak ura.
***
Demokracia e
gjallë kërkon media të lira dhe të pavarura. Të gjitha shoqëritë kanë nevojë
për një shumëllojshmëri thelbësore të kanaleve në mënyrë që të udhëheqin një
debat të hapur shoqëror, duke përfshirë një vëmendje kritike mbi pushtetin dhe
ushtrimin e autoritetit. Kanalet e pavarura të radios, portale, gazetat dhe
televizioni janë qendrore për pjesëmarrjen gjithëpërfshirëse politike. Shoqëria
civile duhet të ketë kanale për përhapjen e pikëpamjeve të saj.
Liria e fjalës, liria e shtypit dhe liria e informimit janë vlera themelore
në një shoqëri demokratike.
Prandaj, është e
rëndësishme që të lehtësohet prodhimi i lajmeve dhe aktualitetit të mirë dhe të
gjithanshëm si bazë për konsultim publik.
Tre nga katër
njerëz (përfshirë shqiptarët) jetojnë në shtete ku situata për lirinë e shtypit
renditet nga problematike - në shumë të keqe.
***
Nuk ka shumë
vite që vetëm shteti kishte një monopol të afërt të "informimit"
të njerëzve për atë që ishte e “denjë” për lajme dhe për të
treguar se si do të interpretoheshin ngjarjet, çfarë ishte me vlerë të
raportimit dhe çfarë ishte "e drejtë" për të menduar.
Po tani kur kemi më tepër media se numri i popullatës?
Problemi i
shqiptarëve është se mediat dhe komentuesit ndikojnë dhe formojnë qëndrimet dhe
mendimet e njerëzve në mënyrën më të keqe të mundshme. Ata shtrembërojnë,
hutojnë, ngatërrojnë dhe lënë lexuesit larg nga ajo që është logjike dhe e
arsyeshme - për t'u kujdesur për interesat e një elite sunduese me një agjendë
krejt tjetër: kriminale korruptuese antikombëtare. Shumë veta besojnë në atë që
lexojnë në gazeta.
Të shohësh shtypin dhe gazetarët shqiptarë që e bëjnë vetveten në idiotë të
dobishëm për forcat me motive shumë të dyshimta dhe të pista antikombëtare,
janë gjëra të trishtueshme.
Nuk duhet të
lejojmë më që mediat dhe komentuesit e tjerë budallenj e naivë të vazhdojnë
kryqëzatën e tyre për të shkatërruar tërësisht atdheun tonë që gjendet
saktësisht para greminës.
Liria e fjalës
merret me të drejtën për të shprehur veten dhe për të dhënë ose marrë
informacion (liria e informimit), pavarësisht nga mediumi i përdorur dhe pa
ndërhyrjen e autoriteteve.
Liria e fjalës
është liria që të gjithë njerëzit duhet të shprehin atë që ata besojnë dhe duan
të thonë.
Shumë raste
vrasjeje të kundërshtarëve politikë dhe gazetarëve gërmues tregojnë se sa e rrezikshme
ndaj gazetarisë-kritike mund të jetë kundërshtimi i të pushtetshmëve për
zgjidhjen e një ngjarjeje kriminale.
***
Kritik për çështje të rëndësishme
Liria e fjalës
na jep, ndër të tjera, një të drejtë kushtetuese për kritika. Por kjo nuk do të
thotë se çdo gjë mund ose duhet të kritikohet. Balancimi se kur duhet dhe kënd
duhet ta kritikojmë apo jo, është jo aq i lehtë.
Megjithatë, nuk
është mirë kur dikush përpiqet të ndalojë çështjet kritike nga krijimi. Është e
kuptueshme që ata që kritikohen në shtyp nuk mendojnë se është kaq e këndshme
që të kritikohet. Por nëse dikush ndalon një çështje që është me interes
publik, do të thotë që neve si shoqëri na pengohet (fshehjet) mundësia të dimë
gjithçka që duhet të dimë.
Prandaj është e
rëndësishme për shoqërinë se janë gazetarët, dhe jo burimet, që vendosin se
cilat raste duhet të mbulohen. Dhe nëse një rast është me interes publik, është
e rëndësishme që gazetari të mos ndalohet nga ata që duan të shmangin kritikat.
Por është
gjithashtu e rëndësishme për shoqërinë se gazetari gjatë kritikave mbulon
çështjet që janë me të vërtetë të rëndësishme dhe nuk humb kohën dhe paratë për
gjëra që nuk janë me interes publik.
Por, ku duhet të
shkojë kufiri, siç e keni kuptuar tani, nuk është fare e qartë.
***
Liria e fjalës
duhet të ishte një vlerë themelore edhe në shoqërinë tonë. Volteri do të
shqetësohej nëse do të dëgjonte se si tani po keqpërdoret ajo për të cilën ai
luftonte. Një grup “vlerash” që shkojnë në ekstrem, ku vetë
njerëzit ia ndalojnë vetvetes të mendojnë - nuk është shëndetshëm, por diagnozë psikike.
Shembull: Predikuesit
fetarë (me përjashtime nderi) sidomos në xhamia, shkojnë përtej
skajshmërisë - dhe besimtarët e indoktrinuar i kultivojnë ato “vlera”
ekstreme pa menduar fare me kokën e vet.
Indoktrinimi: do të thotë të përpiqesh të ndryshosh qëndrimet dhe
perceptimet e një personi përmes ndikimit sistematik (përdoret më shpesh në një
kuptim negativ).
***
O shqiptarë! Pyesni veten nganjëherë me seriozitet, nëse njerëzit me të
cilët ju shoqëroheni janë duke ju ngritur lartë ose duke ju tërhequr poshtë –
në greminë.