Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Largoni klounët nga politika shqiptare
E enjte, 29.08.2019, 01:00 PM
Largoni klounët nga politika shqiptare
Nga Aurel
Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
(dasaretiaurel@yahoo.com.au)
Një
politik-bërës tipik shqipfolës gjysmë-analfabet, hajdut dhe tradhtar është një
zagar me një lëkurë kaq të trashë, saqë vetëm për shkak të indiferencës dhe
mentalitetit tënd prej provincialisti mund të qëndroj ngritur në këmbë edhe pse
nuk ka shtyllë kurrizore.
Përçmimi/përbuzje për politik-bërësit
Votuesit
presin që politikanët të kenë njohuri të shkëlqyeshme rreth çështjeve për të
cilat duhet të vendosin. Nëse ky nuk është rasti - ose njohuria është shtypur
(nuk është përdorur) - atëherë ajo kultivon (pjellë) përbuzjen ndaj
politikanëve. Gjithashtu kultivohet kur politikanët lejojnë që mendimet e tyre
të drejtohen/udhëhiqen nga forcat komerciale.
***
Për çfarë do të votosh?
Para
se të vendosësh se për kë do të votosh në zgjedhjet parlamentare etj, mund të
kontrollosh se me cilën parti je më dakord në disa raste të zgjedhura.
Programet e partive janë të gjata dhe pak votues i lexojnë ato. Prandaj,
ekspertët e zgjedhjeve duhet të zgjedhin për ju një përzgjedhje të çështjeve që
i ndajnë partitë dhe i peshojnë ato kundër njëra-tjetrës. Kështu, ju merrni të
dhëna se me kë keni më së shumti të përbashkët me disa nga çështjet në fjalë.
Ata mund ta kishin adresuar këtë disa vite më parë. Por sigurisht që mund të
thuash më mirë vonë se kurrë, por meqenëse së shpejti do të ketë zgjedhje,
dështakët e deritanishëm kanë filluar qartë të punojnë për peshkimin me votues.
***
Përgjegjësia morale e votuesve
Nëse
nuk jemi të interesuar apo të gatshëm të fitojmë njohuri për pasojat e
zgjedhjeve tona, atëherë duhet të heqim dorë nga votimi.
Qytetarët me njohuritë më të mira nuk kanë të drejtë të
posaçme për të qeverisur. Por qytetarët pa dijeninë e politikës dhe pasojat e
zgjedhjeve të tyre politike nuk duhet të qeverisin.
Megjithëse
të gjithë qytetarët e rritur të demokracive moderne kanë të drejtën ligjore për
të votuar, kjo nuk do të thotë se ka arsye të mira përse të gjithë kanë një të
drejtë morale për të votuar, dhe në këtë mënyrë të qeverisin jetët e njerëzve
të tjerë. Individët kanë të drejtën e lirisë ose të vetëvendosjes, që nënkupton
se ata kanë të drejtë të vendosin për veten dhe jetën e tyre, me kusht që të
mos shkelin të drejtat themelore qytetare apo politike të të tjerëve.
***
Si zgjedhja midis
SIDA-s (aids) dhe kancerit
Ne
shqiptarët duhet të jemi në gjendje të votojmë për politikanët që nuk ishin të
korruptuar dhe për partitë me të cilat mund të identifikoheshim. Nëse fare kemi
të tillë. Kam shumë respekt për punën politike dhe proceset politike, me kusht
që të jenë normale. Por ne duhet të jemi të kujdesshëm që logjika e politikës -
dhe loja politike - të mos hedh hije mbi idealet dhe etikën tonë.
***
Shqipëri-të
tona si kurrë më parë janë kapur nga kriminelët psikopat analfabetë të cilët
assesi nuk ikin nga karrigia nëse popullata nuk ngrihet bashkarish, t`i kape
për zverku dhe nga Kuvendi t`i nxjerrë në rrugë, dhe t`i hedhë në koshat e
plehrave, sepse gjithsesi ata veç janë të kalbur. Kriminelët e dinë se nuk
rrezikohen, prandaj do të vazhdojnë vallen e filluar para 30 vitesh deri sa të
vdesin, nëse të shtypurit mbeten indiferent.
Shqiptarët sundohen nga krijesa të pamoralshme dhe të
çmendura, ata që akoma besojnë se mund t'i shërojnë janë më
të çmendurit.
Shqiptari është me mentalitet
provincialisti të tejskajshëm, kjo na pengon të jemi shtet-formues. Ajo që
kurrë s`do të dëshiroja, as edhe në çaste ngushtimi, është gjendja ndërmjet të
mirës dhe të keqes, ndërmjet amullisë dhe mediokritetit. Jo, preferoj një kurbë
më të theksuar (një vijë apo rrugë e lakuar, në krahasim me një vijë të drejtë),
më mirë një vuajtje më të rëndë dhe nga ana tjetër çaste të lumtura, të pasura
e plotë shkëlqim!
Vendi duhet të
qeveriset prej mendjeve të ndritura të trojeve dhe diasporës, që përveç
atdhedashurisë së jashtëzakonshme për Atdheun e Përbashkët dhe Kombin, nuk kanë
asnjë konflikt interesi personal në sjelljet dhe letrat e tyre. Të veshur me
një karakter të fortë si shkëmbi dhe moral të pastër të palëkundshëm, as nuk
blihen dhe as nuk shiten.
***
Kur kujtojmë fillimet e demokracisë,
njerëzit dolën në rrugë me ideale, bartën flamuj, transparenca, klithmat e
lirisë, brohoritnin për udhëheqësit (për të cilët nuk e dinin se janë
skandaloz) duke mbajtur fotografitë e tyre. Nuk ka gjë të tillë sot. Votuesit
janë të heshtur dhe të venitur. Me zë të lartë ka mbetur vetëm pakica që me
mjetet manipuluese (mediat e shitura antikombëtare) e dominojnë (nënshtrojnë)
këtë shumicë të heshtur. Kjo është një e vërtetë e egër. Si të shërohemi?
Gjegjësisht, dihet se konflikti i
interesit trajtohet si një akt i paligjshëm dhe imoral. Dhe kjo është kështu.
Por ku fillon konflikti i interesit?
Ajo fillon në vetë zgjedhjet.
Zgjedhjet janë forma më e dukshme e konfliktit të interesit. Njerëzit që janë
anëtarë të partive të caktuara, apo familjarë të politikë-bërësve të caktuar,
shkojnë në votime dhe votojnë për të vetët, për vete, për interes. Gjithashtu,
nëpunësit publikë, me dashje apo pa dashje, nën ndikimin e presionit dhe
punëdhënësit të tyre - që politika i ka caktuar për shërbimin e menaxhimit - shkojnë në votime dhe votojnë sipas
udhëzimeve partiake apo detyrave zyrtare.
***
Kur burrat e vërtetë veniten (rraskapiten), shoqëria
prishet. Kjo është treguar gjatë gjithë historisë, sepse askush nuk mund ta
mbrojë atë, është shumë më lehtë të pushtosh një komb të meshkujve të feminizuar.
A reflektoni?
E ardhmja e Shqipërisë, Kosovës,
Maqedonisë Veriore etj., nuk mund të zgjidhet më pas dyerve të mbyllura dhe
përmes komploteve sekrete të tradhtarëve-servilëve të pushtuesve sllavo
ortodoks dhe grek. Lëvizja e rezistencës mbarë-shqiptare anembanë botës, do t'i
privojë nga pushteti këta morra të gërditshëm dhe do ta çojë Atdheun në vendin
që i përket.
Kur
këndojmë për vendin tonë të copëtuar, dhe
heronjtë që gjatë historisë e mbrojtën me dinjitet duke sakrifikuar
veten, mos harroni se ne këndojmë edhe për njëri-tjetrin. Sepse ne jemi vendi.
Heronjtë janë shëmbëlltyrë e pavdekshme e gjeneratave të reja...