Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Politik-bërësit shqipfolës si qentë
E diele, 18.08.2019, 04:01 PM
Nëse qentë mund të flisnin, do të kishim të njëjtat telashe me ta si me politik-bërësit shqipfolës
Nga Aurel
Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
(dasaretiaurel@yahoo.com.au)
Shpirtrat atdhedashës kudo që gjenden, i
dënojnë vendosmërisht përpjekjet e bastardëve për të justifikuar bashkëpunimin
me të gjitha llojet e armiqve që punojnë për ndarjen dhe përçarjen brenda
Kombit tonë. Ky akt paraprak kriminel do të lehtësonte shpërbërjen e dy
shteteve tona të brishta dhe tjetërsimin-asimilimin tërësisht të shqiptarëve.
Tradhtarët nuk do të arrijnë të heqin qafe njollën e fëlliqtë as përpara
popullit, as para historisë.
Siç e di çdo oficer, nuk ka asnjë arsye të argumentojë se
kur do të ndalet një grup ushtarësh që është duke ikur. Për t'i bërë gratë dhe
burrat shqiptarë të fillojnë betejën për mirëqenien e popullit të tyre, do të
kërkohen shumë më tepër sesa argumente. Në disa raste, ju ndoshta do të duhet
të jepni shembuj, veçanërisht për individët më frikacakë dhe pa karakter.
Përveç përdorimit të karotës dhe kamxhikut, institucioni i ngarkuar me ndalimin
e ikjes duhet të jetë i pajisur me zëra të lartë dhe forcë fizike mbresëlënëse.
Imagjinoni se ne jemi në një luftë, të grupuar menjëherë pas vijës së përparme
të frontit, në një zonë të mbushur me krater dhe llogore qitjeje, tela me
gjemba dhe tanke të shkatërruara. Diçka ka ndodhur këtu, të gjithë ushtarët
janë në gjendje paniku dhe ikin mbrapa, larg pozicioneve të tyre të mbrojtjes
kundër një nocioni iluzionist dhe të paqartë të sigurisë. Askush nuk dëshiron
të mbetet në shiun e plumbave, askush nuk do të copëtohet nga shpërthimet e
granatave. Askush nuk guxon të qëndrojë në pozicionet e tyre, domethënë
pothuajse askush, ata që mbeten nuk mund të ofrojnë asgjë tjetër përveç
rezistencës maksimale të pamjaftueshme. Ushtria është në tërheqje të plotë, në
gjendje çrregullimi dhe armiku po fiton gjithnjë e më shumë terren. I gjithë
autoriteti praktikisht është zhdukur, vetëm armiku duket se ka një plan
specifik, dhe udhëhiqet nga udhëheqës të vendosur dhe të aftë. I gjithë
organizimi është shembur, grupe më të vogla janë duke luftuar të vetmuar dhe
sipas gjykimit të tyre, por ato mund të jenë thjesht një moment i bezdisshëm
dhe nuk mund në asnjë mënyrë të pengojnë përparimin e armikut.
Përveç disa pikave të ndritshme, siç është lëvizja
shqiptare e rezistencës, skenari i përshkruar më sipër është mjaft i ngjashëm
me situatën në vendet shqiptare sot. Njerëzit janë në ikje të plotë. Atdheu
boshatiset tërësisht. Armiku ka nismën (iniciativën) absolute dhe mund të
zgjedhë kohën dhe vendin e pothuajse çdo beteje me karakter vendimtar. Armiqtë
tanë e përdorin luftën psikologjike deri në skajshmëri, ata janë shumë të aftë
t`i demoralizojnë burrat tanë, të cilët duhet të jenë në pjesën e përparme të
frontit, si dhe pjesën tjetër të popullatës. Agjentët e armiqve ndajnë njerëzit
në luftë klasore, luftë fetare, luftë krahinore, luftë fisnore, luftë klanore
dhe luftë gjinore, duke u përpjekur të largojnë vëmendjen e shoqërisë shqiptare,
nga situata alarmante në iluzione më të parëndësishme dhe të përshtatshme.
Agjentët e tij përhapin të gjitha llojet e stimujve midis njerëzve tanë për t`i
dobësuar ata më tej. Nëpërmjet agjentëve të tij të brendshëm ai përhap ide
subversive dhe false, duke mbështetur të gjitha llojet e besëkotësive dhe
mashtrimeve.
***
Armiku na thotë se vendet tona janë toka e të gjithëve,
nëse thjesht dorëzojmë paragjykimet dhe dyshimet tona, nëse thjesht heqim dorë
nga gjithë rezistenca për të mbrojtur kufirin nga emigracioni ilegal e i
paligjshëm - atëherë gjithçka do të marrë fund, të gjithë do të jetojnë në paqe
me njëri-tjetrin në një parajsë “demokraci”. Ai gjithashtu na thotë se
pushtimi është tashmë një fakt - të huajt do të vijnë apo janë këtu për të qëndruar
(zëvendësuar shqiptarët) - dhe se ne thjesht duhet të "mësohemi"
të jetojmë dhe të pranojmë shoqërinë e re dhe “begatuese” (dmth
ndryshimin demografik ku shqiptarët në vendin e vet do të jenë minoritet brenda
4-5 vitesh). Atyre që e kundërshtojnë atë u atribuohen epitete si "nazistët",
"racistët" dhe "kriminelët".
Feja e organizuar (e importuar nga të huajt dashakeq)
mobilizohet nga armiqtë tanë si një kalë Trojan, i cili gjithashtu prish
bashkëjetesën (unitetin) e njerëzve nga brenda. Hoxhallarët-priftërinjtë
veprojnë në mënyrë aktive për të huajt, duke i portretizuar të gjithë
kundërshtarët e botëkuptimit të tyre si "të këqij".
Kuvendet e dy shteteve tona janë mbushur përplot me
krimba pa-kurrizorë që zvarriten rreth e poshtë para këmbëve të armiqve.
Krimbat e trojeve jashtë murit të arbrit gjithashtu. Prejardhja jonë e lashtë
pellazge/ilire edhe nga vetë bastardët mohohet, kurse nga armiqtë përvetësohet.
Njerëzit tanë dhe natyra jonë e begatshme mbitokësore, nëntokësore, ujore,
ajrore, diellore shfrytëzohen nga të huajt dhe oligarkët e vendit. Të gjitha
format e fenomeneve të sëmura shoqërore mbështeten nga propaganda e armikut
nëpërmjet zagarëve të tyre shqipfolës - gjithçka fisnike bëhet e turpshme dhe
degradohet.
***
Ikja duhet të ndalet. Këtu është e rëndësishme për të
rifilluar betejën. Ekuipazhi i ikur duhet të bindet të kthehet prapa në
fortifikimet e tyre. Pyetja është se si. Unë kam parë oficerë dhe ushtarë,
madje edhe viktima të keqinformimit të armikut, që përpiqeshin ta ndalojnë
arratisjen (ikjen) e turmave me
argumente dhe fjalë të këndshme. Kjo ka dështuar gjithmonë.
Unë kam parë grupe të vogla burrash (grash) shqiptarë por
jo vetëm, t`i përvishen betejës kundër armikut, i kam parë ata të luftojnë me
taktika të gabuara dhe kurrë nuk kanë qenë pjesë e një strategjie më të madhe
dhe të përgjithshme. Kam parë disa duke luftuar vetëm për hir të luftës,
pavarësisht nga pasojat për veten e tyre - idealistë të vërtetë të përgatitur
të sakrifikojnë veten për njerëzit e tyre, kombin dhe atdheun.
Në nxehtësinë e luftës shpesh harrojmë që qëllimi i
përgjithshëm duhet të jetë fitorja. Çdo gjë tjetër duhet të jetë në varësi të
kësaj. Strategjia dhe taktikat tona duhet të përshtaten me kushtet e
fushëbetejës. Armiku gjithashtu nuk vonohet në shpërndarjen e informacionit të
rremë (jo të vërtetë) në lidhje me rrjedhën tonë të mundshme të veprimit.
Në çdo rast, ai do të na pengojë të zbatojmë strategji
efektive dhe taktika efektive. Të jesh i sigurt që ai ka agjentët e tij në
mesin tonë, "oficerët" që nxisin ushtarët kundër ekipit të
gabuar, "ushtarët" që përhapin thashethemet e liga dhe të
tjerët që sabotojnë makinerinë luftarake në mënyra të tjera. Metodat janë të
shumta - dhe deri më tani të suksesshme. Siç e di çdo oficer, ose duhet ta
dijë, pa dyshim nuk ka asnjë ide që të ndalojë një numër të arratisurish me një
ton lajkues, dhe pastaj të përpiqet t'i kthejë ata në pozicionet e tyre të
mbrojtjes me argumente. Argumentimi racional dhe i civilizuar çon vetëm në
shkeljen e njeriut.
***
Të gjithë shqiptarët që kanë qenë subjekt i një
propagande përçarëse të armikut për të ndryshuar qëndrimet dhe perceptimet e
tyre që nga fëmijëria, konsiderojnë (të thjeshtë dhe të pabesë ashtu siç janë)
se e vetmja gjë e arsyeshme është që të tërhiqen sa më larg nga alarmi i
luftës. Për shumicën e njerëzve tanë, kjo anë egoiste e personalitetit të tyre
fatkeqësisht është mbizotëruese dhe po kontrollon veprimet e tyre. Disa ikin
për shkak të frikës, paburrërisë (poshtërisë), të tjerët sepse janë të hutuar,
por shumica e njerëzve ndoshta ikin sepse "të gjithë të tjerët e bëjnë
këtë". Megjithatë, e vërteta është që shumica e burrave shqiptarë,
edhe nëse publikisht do të thoshin diçka tjetër, thellë në zemër e mbështesin
kauzën e përbashkët, çështjen tonë madhore kombëtare, të cilën duhet ta mbrojmë
bashkarish, kudo që gjendemi, në vendlindje apo diasporë. Ka të bëjë me jetën
ose vdekjen e Kombit dhe të Vendit. Thjeshtë, vetëm se ata janë të
demoralizuar, ata shohin se u mungon udhëheqja, se armiku posedon të gjithë
autoritetin, dhe për këtë arsye u duket e pakuptimtë përballja me keqbërësit që
kanë kapur shtetin, e kotë ta fillojnë betejën. Askush nuk i ka formuluar
ndjenjat e tyre në fjalë, argumente dhe veprime. Disa qerrata me siguri kanë
ndërruar anët dhe po punojnë pak a shumë në mënyrë aktive për armikun. Por këto
janë elementët absolutë më të këqij dhe më të paturpshëm të kombit tonë, ata
janë minj të ujërave të zeza, të vegjël e të përçmuar, të cilët ose kanë marrë
anën e armikut për arsye thjesht egoiste, ose sepse janë ngatërruar rëndë ose
thjesht të çmendur. Këta minjtë e kanalizimeve mund të duket se janë edhe më
shumë dhe "më të mirë" sesa janë në të vërtetë, pasi armiku në
propagandën e tyre vazhdimisht i thekson si "modele shëmbëlltyrë",
"udhëheqës" dhe "të famshëm". Të gjithë mund
t'i shikojnë çdo ditë në TV-të e tyre, të veshur dhe të përlyer me kozmetikë
apo operacione plastike, të drejtuar mirë si kukulla vitrine në një spektakël
të shkëlqyeshëm, por të neveritshëm dhe tragjik, pjesë teatrale. Populli jonë
është zhytur në një gjendje të gjumit, duke harruar se mundësia për luftë dhe
kolonizim ka qenë pothuajse gjithmonë dhe është nxitur nga nevoja për tokë të
re dhe burime të reja për një popull apo racë specifike, kur hapësira e tyre
origjinale e jetesës nuk po zgjerohet më dhe është e pamjaftueshme për oreksin
e tyre, sidomos të vetëshpallurve “Popull qiellor” (Nebeski narod).
***
Paburrëria,
përulësia do të kushtojë. Për të përkujtuar me gjithë nder anët më
fisnike të ushtarëve, por e vërteta brutale është që ushtarët duhet të
shkelmohen përsëri në pozicionet e tyre, njëherësh që ata gjithashtu dëgjojnë
se të jesh frikacak është më e keqja që mund të imagjinohet, se lufta për
mbijetesën e kombit dhe të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim të përkatësisë
etnike, fetare etj., është më e rëndësishmja se gjithçka tjetër. Oficerët duhet
të zhurmojnë, nxisin dhe apelojnë ushtarët që t'i ndalojnë ata të ikin. Disa
prej tyre duhet të udhëheqin rrugën si shembuj të mirë, por vetëm kur ata kanë
marrë vëmendjen e ekuipazhit. Disa dezertorë ndëshkohen rëndë, jo sepse është "e
duhur", por sepse duhet të vendosen shembuj në mënyrë që të gjithë të
kuptojnë se të jesh frikacak mund të kushtojë njëlloj sa guximi.
***
PS: Disa bashkatdhetarë më kanë pyetur e kujt është kjo foto (ilustrimi) që
unë e përdori edhe sot, pasi e kanë parë në shumë faqe të huaja interneti. E
imja...