Mendime
Saraçi: S’ka ndryshim as shkëmbim dhe as korrigjim
E hene, 13.08.2018, 06:04 PM
S’ka
ndryshim as shkëmbim dhe as korrigjim të teritorit të Kosovës
Nga Hilmi Saraçi
Për veriun e Kosovës tani që sa kohë flitet dhe komentohet në forma të ndryshme si individuale ashtu edhe institucionale. Tani ky problem ende ka mbetur i pazgjidhur. Përgjegjesinë më të madhe në këtë fushë e mbajnë institucionet tona shtetrore, por edhe ndërkombëtarët (UNMK-u dhe EULEX-i), të cilët sikur kanë qenë të shurdhet dhe tolerant ndaj krimit të organizuar ,kontrabandës , dukurive të tjera negative dhe terësisë teritoriale të Kosovës. Kjo pjesë e vendit tani në kohet e fundit ka hyrë në një pikë më të nxehtë dhe të ndërlikuar me rastin e dialogut përfundimtar në mes të Kosovës dhe Serbisë .Kjo sikur ka marrë “tëposhtën”, sidomos pas ndërhyrjes të Policisë Speciale të Kosovës para disa vitesh në pikat kufitare 1 dhe 31. Kjo ndërhyrje edhe pse me vonesë tregoi qartë se mund të jemi të aftë me një kujdes të shtuar, për të vepruar sipas kushtetutës dhe ligjeve të Republikës se Kosovës dhe për ta ruajtur kështu terësinë territoriale të vendit që është cenuar dhe ende në vazhdimësi po cenohet.. Kjo ndërhyrje pati jehonë të madhe në mbarë popullatën shqiptare . Mirëpo marrëveshtja dhjetëpikëshe me KFOR-in pas ndërhyrjes, sa ishte me vend aq edhe e papërshtatshme për Policinë Speciale të Kosovës .Barikadat e serbve të rebeluar tregojnë se në këtë fushë ka vështirësira për qetësimin e situates së krijuar , mirëpo është dashur një ndërhyje profesionale dhe e guximshme , sepse serbët të udhëhequra nga strukturat kriminale të instaluara nga Beogradi nuk dinë të ndalen pa një ndërhyrje që do të tregonte se ata nuk mund të bëjnë çka t’u bie ndërmend : të pengojnë kështu jetën dhe sigurin e qytetarit tonë në këto pjesë të vendit...Ata vranë policin e njësisë speciale dhe sikur kjo vrasje makabre nuk po shkon drejt zbulimit të kriminelit. Këto tolerime nga Bashkësia Ndërkombëtare ( EULEX-i) dhe nga Qevria e Kosovës për të mos ndërmarrë masa të duhura në kohë të duhur kundër krimit të organizuar , kontrabandës dhe strukturave kriminale (paralele) ka nxitur në kohët e fundit të flitët për ndarjen e Kosovës, shkëmimin dhe korrigjimin e teritoreve, respektivisht për një statut special. Në këtë fushë Rusia si zakonisht është pengesa kryesore, sepse ajo po i përkrah dhe po i”nërsen” këto iniciativa në veri të vendit për të destabilizuar këtë pjesë të vendit tonë dhe më gjerë, prandaj Bashkësia Ndërkombëtare dduhet me kohë të angazhohet për një veprim të qartë dhe më të guximshëm për zgjidhjen e këtij problemi…
Idetë dhe propozimet e Hashim Thaqit të dëmshme për Kosovën
Ideja për një status të veçantë për veriun mund të mos jetë ide direkte ndërkombëtarëve , por një përpjekje e liderëve të Kosovës dhe Serbisë që të shpetojnë nga problemi i pazgjithshëm..Mirëpo megjithatë, ka disa sjellje dhe veprime kundërproduktive në raport me statusin e Kosovës dhe stabilizimin e gjendjes edhe nga e EULEX-i i cili në fakt është produkt i BE-së thonë ekspertë të çështjeve politike dhe evropiane Ata thonë se egziston një marrëveshtje “sekrete “ ndërkombëtare e cila synon t’ia inpunojë Prishtinës zgjidhjen për veriun. ..
Nuk duhet të ketë autonomi tjetër për veriun, pos asaj që është paraparë për komunat në kuadër të Pakos të Ahtisarit. Egziston vetëm një zgjidhje për situatën e fundit të krijuar në Kosovë : vendosja e veriut në kuadër të sistemit administrative të Kosovës . Në këtë rast do të zgjidheshin problemet egzistuese dhe do të fillojë jeta e lirë dhe e sigurtë për të gjithë qytetarët…”
Ne nuk duhet të dialogojmë për vendin tonë juridik e kushtetuese, për territorin , për statusin e vendit. Kjo duhet të jetë e qartë për Beogradin. Me Beogradin zyrëtar nuk duhet të diskutohet për punët e brendshme të Kosovës, Qeveria e Kosovës nuk duhet të lëshojë pe në këtë fushë. për ndarje, shkëmbin dhe korrigjim të territorit. Patjetër, që me rastin e procesit të negociatave me Serbinë,Kosova duhet të respektojë dhe duhet të bazohet në kushtetutën e vet si dokumenti më i rëndësishëm juridik i Republikës së Kosovës. Pra, çdo "korigjim i kufirit" i cili në fakt është ndryshim i kufirit, do të ishte në kundërshtim me kushtetutën dhe si i tillë do të duhej të shqyrtohet në organin më të lartë ligjëvënës të saj i cili është Kuvendi i Kosovës.” Në këtë fushë sikur Hashim Thaqi është duke i “mbështjellë” punet si kryenegociator në bisedimet me Serbinë-në dëm të Kosovës. Mirëpo pas kritikave të shumta në adrezë të Hashim Thaqi ai tani është duke u përpjekurr që të arsyetohet ndaj mospajtimeve të opozitës sidomos- LDK-së dhe Avdullah Hotit të cilin e fton që të zëvëndësoj atë si kryenegociator në dialogun me Sebimë Kjo do të ishte një” kamuflim” (fjaë boshe) , sepse nese Thaqi e ka përnjëmend duhet të parashtroj kërkesën Parlamentit i cili me dy të tretat votive do te merrte besimin që Avdullah Hoti të zgjidhet për kryenegociator në bisedime me Serbinë. Kjo është e vështirë që të ndodhë…
Angela Merkel një burrshtetase e madhe
Angela Merkel gjatë vizitës kohë më parë në Beograd, ashtu siq bëri krydiplomati i Qeverisë së saj në Prishtinë , do të përserisë qendrimin se integriteti territorial i Kosovës mbetet çështje e padiskutueshme për Gjermaninë . Edhe kto ditë Angela Merkel si një burrshtetase e madhe do të përserit mendim se tërsia teritoriale e Kosovës është e pacenuesme- s’ka ndrrim ska shkëmbim as korrigjim të të teritorit të Kosovës… Diplomatët përëndimor dhe analistët në Beograd shprehin bindjen se kancelarja gjermane do t’iu kërkojë autoriteteve serbe të heqin dorë nga Veriu i Kosovës. Kjo do të tregojë se Serbia nuk mund të vazhdojë veprimet pushtuese, hegjemoniste dhe shoveniste ndaj Kosovës. Në këtë fushë pritet nga Bashkësia Ndërkombetare që ta marrin një hap të tillë dhe të tregojnë se tani Kosova është shtet i pavarur dhe Sovran i pranuar edhe ndërkombëtarisht.
Serbët në veri veç e kanë autonominë e veçantë , status special , më tepër se shtetet tjera për pakicat kombëtare , sepse me decentralizimin e tepruar të Ahtisarit serbet kanë fituar të drejta më tepër se pakicat tjera. Kjo privilegjë është një padrejtësi e llojit të veçantë .Serbët kudo që janë , me vetë faktin se kanë vendet e priveligjuara në parlamentin e Kosovës përtë vendosur për shumë cështje madhore për Kosovën, prandaj ne këtë (statusin special) nuk duhet ta propagandojmë , sepse me fajin tonë ajo mund të ndodhë . Institucionet tona dhe mediat duhet ta trajtojnë këtë çështje seriozisht, sepse Serbia po që se e kupton se shqiptarët janë dakorduar për një status më të avansuar siq pretendohet në asociacionin për komunat me shumicë serbe të cilin Hashim Thaqi e ka nënshkruar në Bruksel, Por për këtë duhet jap mendimin Gjykata Kushtetuese e Kosovës, mirëpo serbet janë duke “ngulë këmbë” për zbatimin e vendimit të nënshkruar nga Hashim Thaqi, Në këtë fushë Hashim Thaqi dhe përkrahësit e tij janë duke e rrezikuar tërsinë teritoriale të Kosovës… Këto ditë LB në krye me Avni Klinakun dhe Valom Muratin kanë dalë në krah të Hashim Thaqit duke u pajtuar që Kosova Limdore (Lugina e Preshevës) të shkëmbehet me tri komuna me shumicë serbe në veri të vendit (Zubin Potoku , Leposaviqi dhe Zvecani). Kjo do të ishtë një gabim i llojit të vecantë për Kosovën.
Pjesa në veri të lumit Ibër është një pjesë topogfrafiko-orografike kompakte e karakterizuar me mjaft pasuri nëntokësore dhe me një infrastrukturë të përdorshme për përpunimin e xeheve. Veriu do të mbetet një burim i çmuar për ekonominë e vendit e cila edhe ashtu do të vazhdoj të lëngoj nga mungesa e investimeve të huaja. Veriu disponon me burime të bollshme ujore siq është Gazivoda -pakësimi i burimeve ujore në Kosovë përbën kërcënim të drejtpërdrejt për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.Gjithashtu është fakt se veriu i vendit, në aspektin ushtarak, ka rëndësi të vecantë,Sulmet eventuale ushtarake serbe do të ishin të kufizuara në bazë të reliefit kodrinoro-malor, ku rezistenca e Kosovës do të konsiderohej hipotetikisht e favorshme.Prandaj ideja e Hashim Thaqit dhe subjektit politik LB në krye me Valon Muratin dhe Avni Klinakun sa është e paqëndrueshme është edhe e dëmshme për Kosovën…