E marte, 19.03.2024, 08:41 AM (GMT)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Aleanca e nostalgjikëve të Serbisë e të Turqisë (1)

E premte, 29.06.2018, 08:11 PM


Aleanca e nostalgjikëve të Serbisë e të Turqisë (1)

A i kemi serbët vëllezër?

Nga Gani Mehmetaj

-Serbët i kemi vëllezër, - donin të na i nxirrnin sytë toskët e brigadave shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur u futen egërsisht në Dardani. Nipërit e tyre me përkatësi të njëjtë krahinore: historianë, politikanë, gazetarë, komentues sporti e sharlatanë fetarë, që po bëhen lavatriqe të krimeve serbe, prapë duan të na bindin se serbët i kemi vëllezër. Fantazma e dashurisë perverse  po rizgjohet frikshëm. Këto pjella frankeshtajni duan të na nxjerrin neve fajtorë pse serbët kryen gjenocid në Dardani e Maqedoni, ndërsa nuk duan t'ia dinë pse Serbia nuk e shkrepi asnjë plumb kundër Turqisë në luftërat ballkanike, apo pse Turqia me Serbinë e Greqinë e sulmuan Bullgarinë. Ata fajësojnë shqiptarët e Dardanisë, që sipas tezave të tyre kriminale e provokuan Serbinë!

Nuk e dinë a nuk duana t'ia dinë se krimet serbe kundër popullatës shqiptare vazhduan edhe kur Perandoria turke ia fali territoret shqiptare Serbisë. Derisa Turqia me 1911-12  nuk e shkrepi asnjë plumb kundër ushtrisë serbe, në të njëjtën kohë vrau mijëra shqiptarë, dogji katunde e qytetet që t'ua lehtësonte okupimin serbëve. Qytetet e katundet shqiptare i la pa burra, sepse ata që nuk i vrau, i mori rob lufte deri në Selanik e tutje në djerrinat e Edrenesë për t'i futur me dhunë në luftën shfarosëse të çanakalasë (Galipolit).

Leo Freundlih, hebreu austriak, që botoi librin “Golgota Shqiptare”, ku protestonte kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913,shkruan: “Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin më pas, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se ato ishin shtatzëna, u çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në majë të bajonetës apo të hunjve”,  përcjell Mekuli Press.info.

Sipas Leo Freundlih, në vitet 1912-1913, e njëjta ushtri vrau mbi gjysmë milion shqiptarë. Libri i tij “Akuza që ulërijnë” është dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli europian para atij hebraik. Mbi 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në veriun etnik të Shqipërisë gjatë vjeshtës e vitit 1912.

Bastardet që po e ringjallin vëllazërim-bashkimin

Edhe pas këtyre krimeve të mynxyrshme Shqipëria komuniste aleatin kryesor e bëri Serbinë. Serbët i bënë vëllezër, kurse shqiptarët e Dardanisë i kthyen në armiq. Enver Hoxha i vriste ose i kthente mbrapshtë në gojën e ujkut shqiptarët e Dardanisë që iknin nga shfarosja serbe. Ramiz Alia, sllav-mysliman i Bosnjë-Hercegovinës e Shefqet Peçi, komandant kriminel, ndihmuan partizanët serbo-malazezë në vrasjen e 50.000 shqiptarëve në Dardani, Maqedoninë Perëndimore e Mal të Zi.

Pas gjashtëdhjetë vjetësh prapë nxjerrë krye nostalgjia e nipave bastardë të Enverit e Ramizit për serbët e Serbinë. Madje kjo dashuri skllavi shpërthen edhe të komentuesi i sporti, K. Grillo. Sikur të ishte i vetëm, gazetari Grillo, në Dardani do t'i thoshin kokrra e budallës (koçe budallai), mirëpo nuk e bëri ai këtë marrëzi kokë në vete, pra nuk është vetëm koçe budallai. Grillo është eunuk haremi, pjesë e një loje të pistë. Prapa tij qëndron Radiotelevizioni Shqiptar, drejtori i përgjithshëm Thoma Gëllqi, ndërsa drejtorin Gëllqi e vuri në post Edi Rama. Gjërat janë më të ngatërruara. Është shteti shqiptar ai që e ka nxit. Ndryshe komentuesin Grillo do ta nxirrnin me shqelma në të prapme nga prona e shtetit.  Televizioni shtetëror po e kultivon dashurinë ndaj Serbisë e urrejtjen ndaj shqiptarëve të Kosovës në mënyrë sistematike. Ndiqini ndeshjet e këtyre ditëve nëpër kafene të Shqipërisë dhe do të bindeni.

E. Rama, P. Milo, M. Nano, K. Grilo, Th. Gëllqi etj. secili në lëmin e vet e shpërfaqen simpatinë ndaj Serbisë me veprime e deklarata publike. A është e rastit që të gjithë këta dashnorë-eunukë të Serbisë janë me prejardhje nga jugu, mu si ish kreu i shtetit shqiptarë 45 vjet?

Nga jugu ishin edhe kolosët shqiptarë e patriotët e mëdhenj Lasgush Poradeci e Mitrush Kuteli, që mendonin ndryshe. Nga jugu ishte edhe Llazar Fundo, i cili u përpoq që Shqipërinë Etnike ta bënte aleate të Britanisë së Madhe, por e penguan dhe e pushkatuan. Asnjëri prej tyre nuk mendonte se serbët mund t'i kemi vëllezër.

Nesër:

Lobi serbë në Tiranë



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora