Kulturë
Luan Kalana: Epitaf letrar
E hene, 11.06.2018, 07:32 PM
EPITAF
LETRAR
(Prolog-hyrje Libri ATELIE E SHPIRTIT,-jeteshkrime"fq 3-5.)
-I dashur lexues, Sapo që ta shohësh, prekësh dhe lexosh librin, kujto miq,shokë, motra e vëllezer shqiptarë të besës, artdashës e dashamirës të letërsisë, që nxisin krijuesit dhe mbështesin shkronjësit.
-Kujtesë e Librit-Subjektet letrare janë marrë nga jeta reale,jetëshkrime, papërshkrime të shumta letrare, larg fantazisë, bazuar në kujtime embresa të autorit dhe gojëdhënat e dëshmitë okulare të bashkë-
njohësve në rrethanat e mjediset e tyre bashkudhëtare të jetës, qëi bëjnë mjaft të besueshme dhe me interes për lexuesit, duke i
paraqitur në formë fragmentesh me nëntituj episodikë.
Novelat u përkasin gjinive të ndryshme letrare, tragjike,
dramatike, historike dhe romantike dhe kanë një lidhje organike
midis tyre për shkak të realitetit jetësor dhe mjediseve të autorit
që i ka parë, dëgjuar dhe përjetuar. Kjo është pasqyruar edhe tek
nëntitujt e katër librave të botuar vitet e fundit, si sprovë,
përjetime, kujtime e mbresa, mozaik letrar, krijime letrare,
jetëshkrime.
Shkronjësi ka evoluar nga pseudonimi “Lumeka”, (me
rrokjet e para të emrit e mbiemrit), përdorur në rininë e hershme Luan Kalana
në gazeta e revista periodike të asaj kohe, në pseudonimin
Shkronjësi Modest, në moshën e pjekurisë, si një krijues i
thjeshtë, jo poet e shkrimtar, thjesht mësues i gjuhës shqipe dhe i
letërsisë për tri dekada në Shqipëri.
Gjuha e novelave është model i gjuhës letrare kombëtare
shqipe, e pasuruar me urtësinë popullore. Vetëm novela
”Çapkëni” bën përjashtim, se janë ruajtur trajtat e të folmes së
Devollit, (mbledhur nga vetë autori gjatë studimeve gjuhësore të
tij) për t’i dhënë ngjyrim emocional rrëfimeve letrare, ëmbëlsinë
dhe përkëdhelinë e fjalëve dhe frazeologjisë, pasuri gjuhësore e
letrare e të folmes së kësaj treve, duke mënjanuar huazimet e
panevojshme.
Meritë për frymëzimin, nxitjen, shkrimin dhe botimin e
këtyre novelave kanë lexuesit e shumtë me postimet e tyre në
internet, me dashamirësinë, pasionin për letërsinë, me kritikat
dashamirëse në komente e mesazhe. Për mua, në shumë raste,
lexuesit janë më të talentuar se poetët e shkrimtarët, më të zotë
se ne shkronjësit letrarë. Falenderim, mirënjohje dhe respekt pa
mbarim lexuesve të shumtë, se pa ta, krijimet tona do të ishin
pamflete të mbyllura, të mykura në “kullën e fildishtë”.
Pulsive në shkrimet e botimet e mia kanë, padyshim, në këto
dekada emigrimi websitet letrare, stafet me moderatorët e tyre
që kanë dhënë një ndihmesë të çmuar me redaktimet e tyre. Për
këtë desha të bëj një falenderim publik për klubin letrar “Bota e
Re”, ”Zemra Shqiptare”, “Prishtina Press”, ”Brilant Net”, “Devolli
Net”, “Vishocica jonë”, etj.
Në mbyllje, falenderim special për shkrimtarin Kosta Nake,
redaktor i botimeve të mia letrare, dhe në veçanti të këtyre
novelave, duke u dhënë furçën përfundimtare, mbuluar me
mirënjohje për inxhinierin Miri Metolli, dizenjues i kapakëve të
bukur të librave të mi.
Le të jetë ky botim në pervjetorin të lindjes ,dhuratë për
prindërit tanë të bekuar, për gruan dhe fëmijët tanë të shtrenjtë,
për motrat, mbesat dhe nipërit që i dua shumë, për të gjithë,
miqtë, shokët, kolegët, ish-nxënësit dhe studentët e mi, për
motrat dhe vëllezërit bashkëkombas që nuk i harroj kurrë, kudo që ndodhen në Botë.
ATELIE E SHPIRTIT
(marre nga Libri me te njejtin titull-fq-11 )
Kisha ëndërruar në jetë
të kem një studio, atelie,
të zhgaravisja imazhe me penel,
të gërmoja me daltë si skluptor,
të bëja bustin e shpirtit njerëzor.
Kotësi, mbeta me blloçka në xhep,
mbi fletorkat e nxënësve të mi,
tërë jetën korrigjime hartimesh,
as makinë shkrimi, vetëm dorëshkrime,
krijime humbur redaksive.
Duhej të kalonim oqeane dhe shekuj,
tryeza me penë e bojë mbetën relike,
epoka elektronike po pushton njerinë,
robotet modernë, celularët magjikë,
ekranet varrosën libraritë.
Nuk u bëra dot as artist e poet,
as anëtar i Lidhjes apo Akademisë,
mbeta ushtar pa grada e ofiqe,
atelieja ime mbeti krijesë në shpirt,
pa nam dhe lekë, shkronjës i thjeshtë.
Autori-Luan Kalana
Florida, SHBA, Mars 2018